Komunizmi vjen tash si pyetje

by

nga Shkëlqim Çela

Detaj karboniferi, kërshëri

Adoleshentësh që fjalën “party

E përdorin në kuptimin e dëfrimit.

Unë ndihem si skelet dinosauri nën sy turistësh,

Skelet që e montuan gabim,

Ngatërruan kockat,

Nofullat,

Barngrënien,

Gjymtyrën ia ngjisin s’-kiç

Si xherahë të pazot me jakitë e shekullit të tyre

Arrogant

Si gjithë shekujt më të rinj.

Dhe një krah i ngjitur gabim

Dhemb më shumë se thyerja vetë,

Tmerrohem nga çasti

Kur do ta ringjisin së mbari

Me dhembje të reja

Rithyerje

Trrak! si krah i tharë

Sekuoje

Me fasha shartimi dhe kalluse të gjaktë.

Dua të bulurij, si dikur, por s’mund

Sepse pejzat e zërit më janë tharë.

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: