Problemi i sheqerit

by

nga Darien Levani & Alfred Bushi ( po m’shumë Darien Levani )
Une e Alfredi jemi ulur jashtë, duke pire secili një kafe. Vendi është i mbuluar e i rrethuar, e kur fillon të bjeri shi as që nuk e vëmë re fare. Pas pak minutash kemi një takim ku duhet te vendosim nëse na japin një skenë për një koncert etj etj.

Era rrëzon kutinë e tij të sheqerit. Shikohemi në sy për pak sekonda, secili duke u munduar të kuptoje nëse tjetri ka ndër mend me e kap. Jo, me sa duket jo. Qeshim. Zarfi i sheqerit është përtokë tashmë. Fillojmë të konsiderojmë problemin sipas filozofëve të ndryshëm. Çfarë do thoshin ata që na kanë udhëhequr në jetë ( me rezultate shumë shumë të dobëta ) ?

Sipas Heggel sheqeri është rezultat i mijëra viteve histori njerëzimi, ku njeriu o mundu me omëlsu kafen, gjithmonë sipas dilemës “ Ta kapim a mos ta kapim sheqerin?”

Sipas Kant, e kapim apo nuk e kapim sheqerin, nuk ndryshon asgjë përderisa çfarëdolloj veprimi nuk do na ndihmoj

Sipas Niçes jemi ne që e kemi bërë sheqerin sheqer, e jo vetëm qe s’duhet ta kapim por duhet të kthehemi te natyra primitive e tij, pra te panxhari. Pra është vullneti për pushtet që s’na bën me e kap sheqerin.

Nietzche 2 – nënpyetje – Dioni a e ka pas përdorur sheqerin?

Sipas Marksit pyetja e vërtete është nëse kapja e sheqerit do e përmirësoje jetën e proletariatit, dhe a do e përkeqësoje atë të borgjezisë. [ Një sheqer vërtitet nëpër Evropë. Sheqeri është opium i popullit ]

Sipas Shopenhauer, e kap apo se kap sheqerin, ti sidoqoftë do vdesësh.

Sipas liberalizmit lockian, edhe pse sheqeri na është imponuar nga shoqëria në të cilën jetojmë, duhet me je dhëne një mundësi. Pra, sipas Locke rënia e sheqerit nuk qe incident, por një akt rebelimi kundër tiranisë së industrisë së sheqerit.

Sipas Hobbs jo vetëm që ke p’ta kap sheqerin, po edhe ke p’ta pastru venin ku ra.

Sipas Sartre, edhe pse ti ekziston, ashtu si edhe sheqeri, mos jush nuk mund të ketë pikë kontakti, e sidoqoftë koha do prishet.

Sipas Heraclitit ti mund ta kapesh, mjafton që mos të të shohi njeri.

Unë jam e Vërteta, vetëm nëpërmjet meje ti mund të njohësh sheqerin.

Tags: , , , , , ,

3 Responses to “Problemi i sheqerit”

  1. bubikacurrel Says:

    Sipas Dekartit , a ra vertet sheqeri ne toke apo , me sakte , a ekziston sheqeri , apo eshte thjeshte nji mendim i juaji

  2. loer kume Says:

    sipas herr Freud, nese eshte sheqer ajo gjeja bardhe e prere trashe, atehere nuk eshte per tu thithur me hunde.
    sipar Robert Downey Jr. vetem sheqeri mund te heqe idhesiren e lene neper gingiva nga ajo gjeja tjeter e bardhe…
    sipas Hemingwayt, ju shihni sheqerin, por pas tij fshihen ajzberge rrefimesh te cmendura te shfrytezimit skllavopronar neper fushat e kallamsherit…
    sipas B.B. King, pikerisht prej sheqerit lindi blues…
    sipas Martin Luther King, sheqeri ne te vertete eshte i zi …
    ndersa stephen w. hawking vazhdon te llogarise nje sistem matematik te kulluar ku sheqeri pasi te kete infiltruar ne vrimen e zeze te dale nje sistem planetesh te akullt mabuar nga njerez me diabet….

  3. Alfred B. Says:

    Dekarti: Dysho per ekzistencen e sheqerit dhe per renien tij me pas largohu mundesisht pa paguar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: