Unë, birra dhe muzika

by

nga T.G

Nëse mendoni që afër banakut jam vetëm,
Mosni , sall do ta mashtroni vetën
Dhe do të humbisni kohë duke menduar në mua
Vetmia të bën t’i njohësh njerzit nga larg;
Frika është e pashmangshme nëse afroheni,
ju sall mendoni që unë rri vetëm pranë banakut
dhe mendoni që e vetmja gjë që di të bëj është
të pi duhan, ta mbaj birrën përpara dhe të di cdo varg të secilës kënge;
një kohë dikush më tha – ti je rob i muzikës
i thashë – është më mirë se sa të jesh rob i njeriut;
nuk jam vetëm afër banakut, ashtu ju ngjan juve
ju jeni vetëm , ju jeni të vetmuar tek shihni se unë kam botën
tek shihni se unë kam dashuri,
tek shihni se unë kam mall,
tek shihni se unë vras dhimbjen me duhan,
tek shihni se unë di të flas mirë për seks,
tek shihni se unë vuaj për lirikën e këngës,
tek shihni se unë njoh vujatjen e këngëtarit;
në sytë tuaj ngjaj e vetme, jam vetëm
kurrë nuk do të arrini ta kuptoni se dikush është afër meje,
ju jeni të verbër , nuk shikoni përtej asaj që ju është dhënë
Unë, birra dhe muzika

mundësia te shihni….

të verbër janë edhe ata që nuk shohin përtej vetës.

2 Responses to “Unë, birra dhe muzika”

  1. dieYllka Says:

    Me bere te rilexoj poezi te Kerouac…
    Nuk e di, po shume gjenerate Beat ky shkrim!
    Sikur te ishte sheputur nga nje film i regjizorit Jim Jarmusch (ai i Coffee and Cigarettes).
    Me fund, pra! Para se te flasim per seksin…

  2. Erion Selmani Says:

    Me pelqeu. Shume i kendshem!
    P.S
    Admin@ n.q.s ju intereson kam kete shkrimin per publikim ketu.

    http://erisel10.blogspot.com/2010/05/dashuri-me-fjale.html

    Faleminderit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: