How I Met Your Mother

by

How I Met Your Mother është një telefilm komedi që flet për Ted dhe se si ai ka njohur dashurinë e jetës së tij.  Në 2030 Ted ulet në divan së bashku me dy femijët e tij dhe fillon tu tregojë si e ka njohur nënën e tyre,  identiteti i së ciles nuk zbulohet  deri ne fund. E gjitha fillon kur shoku më i ngushtë i Ted, Marshall i rrëfen se do ti propozojë të dashurës së tij, Lily, për martesë.  Pikërisht në këtë moment, Ted kupton se edhe për të tashmë ka ardhur koha të gjej shpirtin e tij binjak.  

Në këtë rrugë Ted, do ta ndihmojë edhe shoku i tij Barney, një nga personazhet më simpatik të filmit. Barney ndryshe nga personazhet e tjerë, bën një jetë mjaft ekstravagante, një don zhuan i vërtetë. Ai ndryshe nga Ted, nuk kërkon një lidhje fikse, por vetëm aventura. Një farë donzhuani biabolik. Edhe pse skenat me të mund të jenë te paharrueshme, po citoj vetëm një :  Barney që maskohet si 80 vjeçar, kap një vajzë në një bar e i thotë qe vjen nga e ardhmja e pas pak minutash në atë bar do futet Barney i sotëm, e që për të shpëtuar botën është e domosdoshme që vajza të bëjë dashuri me të. Se si përfundon ju a lë ta kuptoni vetë. Barney mund të zgjidhet, pa pikë dyshimi, përsonazhi më zbavitës i të gjitha komedive të viteve të fundit.
Në episodet e para Ted njihet me Robin, një gazetare që i bashkohet grupit, me të cilën bie në dashuri me shikim e parë.  Një lidhje që nuk është e destinuar të zhgjasë shumë, kjo kuptohet  që në momentin  kur Ted i thotë femijëve të tij “ Tani do ju tregoj historinë se si e njoha Teze Robin”. Ndoshta ishte e shkruar që Ted dhe Robin të mos përfundonin bashkë.  Por medhithatë nuk do mungojnë edhe surprizat, në seritë në vazhdim do kuptojmë se edhe Barney që hiqet si një person që nuk ka sentimente, në të vërtetë do të zbulohet mjaft i ndjeshëm, dhe do të ketë mjaft surpriza.

How I Met Your Mother  nuk shpik ndonjë gjë të re, nuk të lë në tension me misteret e saj, madje ndonjëhere ka shumë gjëra të ngjashme me Friends, por origjinaliteti dhe karakteret e personazheve e bëjnë atë mjaft të veçantë dhe një nga telefilmat komedi më të suksesshëm të viteve të fundit. Kështu që ju ftoj  ta ndiqni këtë serial sepse ja vlen me të vërtetë. Nëse ju pëlqenin Friends do çmendeni per How I Met Your Mother, nëse nuk ju pëlqenin Friends, gjithashtu.

Shkarko Telefilmin

Disa video
http://www.youtube.com/watch?v=nQTCUU4N7DU
http://www.youtube.com/watch?v=5zADosF3XoQ

Tags: , ,

3 Responses to “How I Met Your Mother”

  1. bubikacurrel Says:

    Bravo Denori , i madh , Barney eshte i vecante , sa e bukur ajo pjesa kur tregon CV e vet

  2. Darien L Says:

    Kjo

  3. LINK Says:

    アクセスアップ手助けウェブサイトです。貴方だけの銘々の独占ページを作製するSEO措置を施しています。

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: