Kёpucёt

by

nga Dritan Mesuli

 

 

Brenga tё balcamosuna nё kёmbanore kishash, rrugё tё pёrgjumuna tue u pёrpёlit nё harta tё venituna tё pritjes, janё atje, harru nё kanavacёn e piktorit, dorё e ngrime nё pёrziemje ngjyrash.
Frymёmarrin. Psherёtijnё. Pulsojnё pa peshё nё galaktika yjesh tё shuem, lodrojnё nё gazmendin e hirtё tё hanёs.
Kёpucёt nuk kanё gojё. As tinguj. As ndjenja! Ato janё atje, tё harrueme prej vedit, si vargje tё binduna, si vargje tё pazgjueme, si fjalё tё mylluna prej kohёsh nё nji zarf tё adresuem askund!!! Askujt!!!
Kёpucёt nuk dёshirojnё. Janё durimplota ato. Pentagrame andrrash, lumej aventurash dhe ngjyrash gjallojnё duf e vrull.

Kёpucёt. Ato tё bindurat! Ato qё nuk tё lanё kurrё vetёm fundja, si nji shikim i dashtun. Si njё pёrkёdhelje e amёl natmirimi, e ma e amёl se zgjimi vullnetshumё. Ato kanё diçka nga nata, kanё diçka nga agimi, tё bindurat ato, kёpucёt. Tё devotshmet, ato, kёpucёt.
Janё atje… dhe presin!!!

Kёpucёt janё hapat e parё.
Kёpucёt janё hapat e fundit.
Kёpucёt janё tendenca, ato kanё tendenca. Janё flladi i fillimprillit qё zgjon buzёqeshjen. Janё pёrqafjet lojcake tё gjethit rebel me kalldramin, hare gjethnajash e kordash tё ngadhnjume.
Kёpucёt janё bulime sythash e punila tё njomё nё kryqin e harrumё pa Krisht tё besimit. Ato dinё edhe tё dashurojnё. Betohen nё heshtje se njohin sekretin se si bahet paqe me vdekjen. Kanё shpirt, tё shenjtё madje, si buka e norme e djathi i gjaktё i ringjalljes. Po t’i prekёsh kёpucёt, do ta nigjosh pjalmimin e psalmit – gjuhё e ngrohtё nё plagё tё pashёrueme.
Kёpucёt, ato, tё harruemet, ato tё paveshunat, ato virgjneshat tё gatshme pёr natёn e parё tё flijimit. Brenga tё balcamosuna por qё frymёmarrin ngjyra, nё sytё e piktorit, kureshtje pa fre fёmije, janё atje, palosun, si urtёsia bri oxhaku tue pleqnue gjasёn, e tue u pa sy m’sy me vedin.

Tek dera!!!

Tags: , , ,

6 Responses to “Kёpucёt”

  1. Alket Bushi Says:

    Gjuha dhe figuracioni letrar i mrekullueshem, i nje lartesie qe meriton vemendjen e gjithkujt qe ia di vleren letersise! Edhe brendia deri ne piken kur pershkruan natyren, por… a nuk eshte pak vone sot per te qene ende i krishtere? “Nje artist qe te jete njekohesisht i krishtere thjesht nuk mund te ekzistoje. Mos beni çilimillekun te me kundershtoni me Rafaelon! Rafaelo bente Po, Rafaelo thoshte Po, pra Rafaelo nuk ishte i krishtere.” (Nietzsche)

  2. kamomila Says:

    Me pelqeu… edhe forma gjithashtu.:)
    @ per Alketin:
    – Nje artist mund te jete i krishter, mysliman, budist dhe cfaredolloj feje apo besimi tjeter. Nuk ka asnje lidhje talenti, i cili eshte i lindur, ne gen, me besimin e njeriut.
    – Nga shkrimi i mesiperm nuk marr vesh qe Dritan Mesuli eshte i krishtere. Me sa di une ai eshte “i pafe”. Simbolet fetare ai i perdor ne tjeter funksion.
    Mendimi im personal ky.

  3. Alket Bushi Says:

    Nje artist, nese eshte vertet artist, mund te jete vetem i pafe, e shumta mund te jete pagan (qe eshte fe natyraliste) vetem se mund te kujtoje se beson. Nuk mendon se njeriu mund te keqkuptoje veten? Nese autori e perdor nje sibol te “gjithenjohur” ne nje kuptim tjeret nga ai qe njihet pergjithesisht, duhet te jape shenja qe e perdor ne nje kuptim tjeter, perndryshe askush nuk ka si e kupton kete “kuptimin tjeter”. Supozojme se une fjalen “buke” e perdor per te kuptuar “veze”, si mund ta marrin vesh te tjeret nese une nuk shtoj ndonje shenje per kete? Sa per artsistet hermetike une i llogarios vetem si artiste te vetvetes. Arti duhet te komunikoje, artisti i vertete eshte nje gjeni i komunikimt.

  4. autori Says:

    Pershendetje.

    Alket :):):):)
    psh kryqi,apo Krishti i kryqzuem si mund te perdoren ndryshe????Dhe nese dikush i perdor ne nje kyptim te ndryshem verteton “pafeizmin e tij”?Apo nese i perdor ne te vetmin kuptim qe jane per tu perdorur tregon se “nuk e kupton vetveten e per rrjedhoje eshte besimtar ne inkoshience???Apo ndoshta si lexues,ne kuptojme pikerisht veten?Mua me ndodh shpesh te them,kete e mendoja dhe une,por nuk kam fatin te zoteroj fjalet qe ta shpreh;dhe jo ne libra me permbajtje fetare kuptohet.
    Dhe ne shkrimin mesiperm “Kepucet”jane vetem gjasa!!!Qellime!!!!Andrra te mbrujtuna femije qe pervoja e jetes u jep vlere,i pjek ma shume,i forcon,u jep fytyren e kohes.
    Perdorimi i figurave fetare asht dhe ka vetem funksion metaforik.
    Dhe,po jam i pafe!!!!Ose ma sakte Pagan.
    Cdo perendim dielli “vdes”,te lind te nesermen me “kepuce” te reja.

    “”””Arti duhet te komunikoje, artisti i vertete eshte nje gjeni i komunikimt.”””””

    Kamomila :):):):):):) sa kohe u be…..

  5. Kamomila Says:

    … shume kohe Kapiten… 🙂

    Alket,
    Une nuk bie dakord me ty, por eshte nje teme diskutimi qe kerkon shume kohe energji dhe inpenjim, te cilat une nuk i kam per momentin.

  6. Alket Bushi Says:

    I kenaqur me shpjegimin e autorit dhe dakord me faktin qe Kamomila nuk eshte dakord. Zoti Dritan, pavaresisht çfare shkrova, une jam nje admirues e shkrimeve tuaja, sidomos per perdorimin e gegnishtes, pasi dhe vete jam geg. Gjithe te mirat!

Leave a comment