The War is over (Lufta Mbaroi)

by



Nga  Alba Halilaj

“Na ishte njëherë një shqiponjë, që kish ngel jetime e ish rrit nga pulat. E duke ndejt ditë e natë me to pat kujtu se qe pulë. Sa herë ngrite sytë e shihte shqiponjat duke fluturu në qiell kishte dash me qenë edhe ajo shqiponjë e me fluturu bashkë me to. E kështu kaluan motet e shqiponja rronte si pulë. Derisa një ditë ajo shkoi të pinte ujë pranë një burimi e ndërsa ulte kokën, pa në ujë pasqyrimin e vedit e tha : -Unë jam shqiponjë!
Më pas piu ujë dhe hapi krahët e fluturoi lart në qiell me shqiponjat e tjera. “
Kjo është historia e një shqiponje dhe jetës së saj si pulë. Historia e një familjeje që jetonte në frontin e luftës, por që luftën më të madhe e kishte nën çatinë e saj. Një familje ballkanase me brengën e madhe të kufijve dhe historisë së ngatërruar të popujve të këtyre trevave, aty ku gjithçka është politikë edhe fëmijëria. Lufta e nje familjeje për të qenë të bashkuar edhe larg vendit që njihnin, mes njerëzish të huaj, emrat e të cilëve nuk i dinin dhe hakmarrjen e të cilëve nuk e kuptonin. Një dramë për ngjarjet në Kosovë në vitin 1998, për shqiptarë që marrin rrugën drejt Zvicrës, pa dokumente, pa para, pa mbështetje.
Me aktorët: Enver Petrovci, Ljupco Todorovski, Blerta Syla, Myzafer Ethemi, Sheqerie Buçaj, Sulejman Lokaj, Dritëro Hame, dhe filmi ishte në gjuhën shqipe. Është një bashkëprodhim maqedonas-zviceran.
Sa i përket regjisorit Mitko Panov. Në vitin 1991, Mitko Panov ka marrë “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës me “With Raised Hands” (1986), në kategorinë e filmit të shkurtër. Panov është regjisor i filmave: “Comrades” (2002), “The Meadow”, të cilin e prezantoi  për të pranishmit në “Marubi”.
Si jeton një film në një treg ku dominon kinemaja e interesave dhe buxheteve të mëdha?
“ Unë jam bashkëproducent i filmit. Kur fillova punën dhe gjatë kohës së zhvillimit të filmit, pata mbështetje edhe nga Fondi Zviceran . Xhirimet zgjatën për tri vjet dhe unë pata kohën e mjaftueshme për të siguruar paratë.Në produksion filmi pati më pak fat.” tregon Panov për audiencën e Marubit.  “Pati një ndryshim në administratën e Zvicrës dhe administrata e re nuk e njohu këtë projekt. Marrëveshja ishte nënshkruar, unë i kisha marrë lekët nga Maqedonia. Problemi ngelej në dorën e producentit, kështu që u bë problemi im personal. Unë derdha financat e mia për filmin, paratë e hequra mënjanë dhe shita shtëpinë. E di që kjo nuk është një gjë e bukur për tu thënë, por kjo është e vërteta.                                                                                                                                                      Mora përsipër përgjegjësinë, dhe nuk ndjej keqardhje për këtë. Fondi Zviceran për Filmin e kundërshtoi filmin, nuk e mbështeti financiarisht dhe nuk pranoi t’i jepte certifikatën e origjinës, që do të thotë se asnjë producent nuk e merr përsipër distribuimin e tij. Nëse një projekt nuk pëlqehet, ai nuk vjel financa.Por të mohohet, certifikata e origjinës?!!! Në njëfarë mënyre filmi është i censuruar. Edhe pse censorshpiri nuk lejohet, kjo është e njëjta gjë, filmi nuk shfaqet. Mund të shpërndahet vetëm nëpërmjet internetit. Filmi u prit shumë mirë në Festivalin Kombëtar të Filmit në Zvicër. Është një koincidencë groteske e ngjarjeve që ndodhin në film me ato që ndodhën pas xhirimit të tij. Personazhet nuk kanë dokumente dhe u duhet të kthehen në vendin e tyre sepse nuk kanë leje qëndrimi. E njëjta gjë po ndodh edhe me filmin.”
Një miku im më pati thënë që asnjëherë nuk duhet të themi “Mbijetojmë”, por “Mbretërojmë”. Nuk e di nëse ka vlerë edhe pas kësaj që po ndodh me këtë film.

Trailer : http://www.youtube.com/watch?v=UMs6Z-QI1a8

Tags: ,

2 Responses to “The War is over (Lufta Mbaroi)”

  1. Besa Says:

    si titullohet filmi? nga është marrë ky informacion? falemnderit.

  2. Einar Says:

    @Besa behet fjale per filmin The War is over

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: