Ka shumë këngë që na shoqërojnë në jetë

by

përkthyer nga Xixellonja

“ Ka shumë këngë që na shoqërojnë në jetë, por janë të pakta ato që të detyrojnë të ndezësh një cigare, ta thithësh gjatë, është si të mbyllësh një plagë me një teh, të mbushësh një boshllëk në kraharor.

Me këtë lloj muzike dua të merrem. Me muzikën që ka aq bukuri sa nuk të lë të jesh i qetë. Që i kërkon dicka me shumë jetës, që lind në shpirt një ndjenjë të paplotësuar, tamam sikur jeta të mos na mjaftonte, sikur të kishim humbur thelbin e saj. Të bën të shikosh dicka që e dëshiron aq shumë sa pranon dhe të vuash, që na ka lënë jetimë përgjithmonë. Dicka që e kanë gjetur vetëm të mëdhenjtë, nostalgjinë e një perqafimi, si ngushëllim i mungesës që do vinte më pas. Kështu kam filluar.

Për të afruar jetën me atë që duhet të kish qenë në realitet.

Muzika e imagjinuar e ndërron gjeografinë, zhduk cdo gjë tjetër… të bën të kapësh timonin e makinës e të ulërasësh si i cmendur në mes të natës, të bën të thuash << Ikim, ikim>>, të frikëson, e kush e ndjen bëhet i fortë tamam si ai që arrin të japë dashuri. Fjalët shërbejnë, kanë rëndësi. Një zë mund të jetë një stinë, hëna një ftesë, e rruga një thirrje. Poezia janë fjalët që të rrëmbejnë, ato që të tregojnë, ato që kanë një botë brenda. Kështu duhet të jetë.

Të luash muzikë është gjë tjetër.

Ia dëgjova një violinisti të vjetër kuban: <<La musica me riconfuerta>>. Muzika të ngre lart, ose të cmend. Ështe shoqe rruge, tamam si qentë endacakë që të ndjekin, e kur je në vështirësi të kapen pas pantallonave me dhëmbe. Nuk mund të thuash që je padroni, e megjithatë ata s’të lenë rehat, s’të humbin nga sytë, s’të lënë vetëm. Kështu është.

Ka pak gjëra që të shpëtojnë, gjëra te brendshme, që kur si kemi më e ndjejmë veten tamam të humbur. Besoj se muzika të bën me fat. Është një mënyrë për të marrë mbrapsh atë që kemi dhënë në jetë.”

(nga Non si muore tutte le mattine di Vinicio Capossela)


Nëse artikulli ju pëlqen na ndihmoni ta shpërndajmë, ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Advertisements

Tags:

5 Responses to “Ka shumë këngë që na shoqërojnë në jetë”

  1. loer kume Says:

    c fare eshte? pjese e nje libri? shume kurioz per te lexuar me tej…

  2. uninvit3d Says:

    Ja Loer.

    Xixellonjejhfrjdfh si thua sikur ta ndrosh nickname, e te mendosh noi gje me te bukur, e?
    Shkrim interesant nga ”Waits.i” Italise (apo gjermanise?)

  3. Darien L Says:

    Eshte ky libri qe thote uninvit3d Loer, titullohet Non si muore tutte le mattine. Personalisht nuk e kam lexuar, po kjo pjesa me duket shume interesante.

    Ore, Un, po me Xixellonjen ça ke more? 🙂 Sidoqofte ke te drejte.

    Waits i Gjermanise, apo qofte edhe i Italise, me duket pak e tepruar, edhe pse Capossela vlen!

  4. Xixellonja Says:

    Une po e lexoj tani, nuk di si ta quaj sepse nuk ka nje rrjedhe ose histori qe vazhdon jane ngjarje qe nderthuren me njera tjetren, eksperienca jete reflektime etj te tjerat ndoshta kur ta mabroj.

    po ju them nje gje kurioze, prapa kopertines eshte shkruar:

    peso netto gr 400
    prezzo al Kg euro 40,00

    cmimi eshte 16 euro, qe po ti besh llogari del. Dhe libri fillon me nje kapitull qe ka te beje me peshen, vete autori na keshillon ta marrim shkrimin e tij me grame, te marrim ate pjese qe na pelqen, qe na perket, qe identifikohemi.

    Sa per ate, as une s’do ta quaja Tom Wait-s as te Italise e as te Gjermanise, e para sepse s’me pelqejne keto barazimet qe duhet te gjejme nje njeri te barazvlefshem ne baze shteti por mbi te gjitha se besoj se Capossela nuk i perket tamam nje shteti. Fundja ai dhe vete e quan veten emigrant (ne sensin e vertete te fjales), udhetar.

    sa per emrin, hmm po e marr si gje te mire dmth s’ka verejtje per shkrimet e mia, per ate qe ngelet … dhe sikur te kisha ndermend ta nderroja aha tani vec per kokefortesi s’behet gje :p

  5. uninvit3d Says:

    Mire mo mire, edhe Darien edhe X. se isha tu be humor me ate punen e waits-it . e kisha fut edhe midis ” waits ” me duket. 🙂

    You can’t make the Duchess of Windsor into Rebecca of Sunnybrook Farm. The facts of life are very stubborn things- qukapik si te duket (sTubborn ) si nickname i ri? :p

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: