Ëndërr e gjelbër

by

nga Alba Halilaj

Jam njeriu i rrugës së madhe.

Do të më gjeni gjithmone aty, duke vrapuar i zbathur, me rroba të grisura, me erën e tërbuar nëpër flokë, me mendjen e zbrazët, me valixhe të mëdha mbushur me endrra.Do i shpëtoj çdo syri njerëzor, do vjedh verërat e tyre më të mira , dhjetra vjeçare.
Nëse më shihni të trembur, me flokë të shpupurisur, mos më flisni. Jam zgjuar nga një gjumë i keq, me makthe. Kam parë veten të zënë ngushtë, pa krahë për të fluturuar, duke rënë nga qielli i pafund në një rrugicë të vogël lagjeje. Aty jam zgjuar , aty zgjohem gjithmonë, pak para se të arrij në tokë.
Jam Zot i truajve të pashkelur, piktor i përronjve të patharë, kompozitor i jehonës së tokës, banor i cdo shtëpie të braktisur, mbuluar nga pluhuri i vetmisë, plugues i fushave të pambjella. Zgjohem nga vesa e parë që njom sytë dhe nis udhëtimin drejt shtigjeve ku s’jam prehur më parë. Larg shfaqjes premiere të mëkateve të të vdekshmëve, larg keqardhjes për dobësitë njerëzore, për dobësitë e mia.
Përqafoj çdo gur e murë bojë mavi. Bashkëbisedues i çdo kasolleje që më thërret në emër me gjuhën e saj të drunjtë.

Ëngjëj! Më kini zili!

Tags: ,

3 Responses to “Ëndërr e gjelbër”

  1. Miss Germs Says:

    fantastike…..

  2. loer kume Says:

    vertet fantastike! tere njerezit e lire jehojne me kete copez lirike. bravooo!

  3. dorinaB Says:

    une madje u ula ne ate barin e gjelber kur po e lexoja… ,pashe edhe ate mjegullen qe tentonte t’i mbulonte malet (por nuk ia dilte ) . 🙂

    …nje pjese per ate cka ne duam me shume ,lirine ne gjithe dimensionin e saj te brendshem apo te jashtem ,njelloj si ajri per mua …pa ajer te merret fryma e liria eshte e njejta gje.

    Kendshem ,bukur …komplimente !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: