Reflekset

by

fragment nga novela Reflekset, Teodor Keko

 

” Eshtë një natë janari. Unë sonte të pashë në ëndërr pas kaq kohësh. M’u fute në shtrat, më puthe, më mbajte në duar, si atëherë, atë fillim shtatori në plazh. Unë të dua! Gëzohem që për ty njerëzit kanë një opinion të mirë, pikëllohem që ti nuk je fejuar ende. TE DUA! Dhe kurrë s’do të kem dëshirë,që ti të vish e të futesh në shtratin tim, dhe kurrë s’do të më shkojë nëpër mend të vij në shtratin tënd. Megjithatë, TE DUA! Duket sikur ne nuk takohemi kurrë, por këto janë gënjeshtra të marra. Të kujtohet, Riku? Ti dikur më ke thënë se ne të dy jemi dy pika dhe mbi ne kalon një drejtëz. Mua atëherë më dukej vetja e vogël, e pafuqishme para teje dhe nuk e besoja këtë teoremën e drejtëzës. Ti atëherë the se, drejtëza kalon mbi ne të dy dhe jemi ne të dy ata që e mbajnë atë. Ti kishe të drejtë. Unë them se edhe ti, edhe unë, para se të njiheshim, ishim të vendosur në ca toka gurishte, ku s’mbinte asgjë veç gurit. Po u njohëm dhe zbritëm buzë lumit. Tani jeta na bën pjellore dhe pjelloria e lumturon njeriun. Mbi ne tani kalon ky lumë që sjell jetë dhe lumturi, qetësi, gëzim dhe, vërtet, ne që jemi brigjet e tij, ne e mbajmë atë. Unë tani e ndiej se sikur njëri nga ne të dy të largohej nga vendi i vet, do të fillonin sakaq përmbytjet. Dhe sa e trishtuar është të mendosh se, sikur të iknin njerëzit me rradhë nga vendi i tyre në jetë, ç’katrahurë do të ndodhte! Ne të dy edhe mund të iknim, nisur nga ai pasion i magjishëm. Fatmirësisht ti….Mirupafshim!”

Advertisements

3 Responses to “Reflekset”

  1. Marseda Says:

    Impresionuse!

  2. xhenius Says:

    ishte vetem enderr!

  3. dana Says:

    sa me shume lexoj shkrimet e Kekos aq me shume bindem se ky shkrimtar eshte i jashtezakonshem!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: