Virtual Dia-logues – Nuk shkon –

by

Virtual dialogues

Ndodh që dikush, ndonëse veç një zë virtual (fjalë mbi një ekran, falë teknologjisë bashkëkohore që ka materializuar ” l’ etere”, shenjë e dëshirës dhe vullneti të një njeriu që nuk njohim personalisht), të të frymëzojë. Dhe ti ulesh, gishtërinjtë e tu luajnë një “pjesë” të panjohur për ty mbi një tastierë dixhitale. Në fund, pa e lexuar edhe veç njëherë ti klikon “Pubblica” dhe atë “pjesë” e lexojnë të tjerë, po aq virtual sa dhe burimi i frymëzimit tënd. Kjo është një anekdotë, e cila ka dy personazhe: mua dhe Darien Levanin. Çfarë ndjek është fruti modest i një miqësie virtuale…..

..dear D…

Rruga është ecejake
mbi shpinë perëndish të kërrusura
Duart lahen në dëshirë lulesh
buzët njomen me gjakun e tokës

E ne rrjedhim, ne rrjedhim
bulëza në sipërfaqet e pasqyrave,
ëndrrat e një profeti që pret ndëshkimin
ndërsa sytë e tij ndezin djej e yje

Nuk shkon D, asgjë nuk shkon
diç vjen, diç ikën përgjatë vijës
që një shkëndijë në hapësirën e një çasti
vizaton, shkëndijë dhe vijë, nënë e bijë

//////////////////////////////////////////////////

Nuk shkon!

nga Darien L.

Dhe nuk shkon
E marr, e trazoj, e shtyj në zjarrin tënd e valon
Por nuk shkon

E shkruaj në pese a gjashtë gjuhë
E marr. E ziej. E shaj. E provon përsëri.
Dhe nuk shkon.

E shoh në ëndërr, prish ditët e mia
E kuroj çdo mbasdite, dhe nuk shkon

Kirurg të famshëm, gazetare të etur,
miq të dashur e mësues të tretur
ndoqa të gjithë këshillat e tuaja
i provova në shume vënde të huaja
Rezultati qe i njëjti, e nuk vonon
E thanë edhe në radio : nuk shkon.

Një gotë vere kushton dy pikë njëzet
(Ka shumë makina në këtë qytet)
Vitrinat që shkëlqejnë janë premtime të mërzitshme
pëshpërit mikesha me ide socialiste

Tags: ,

One Response to “Virtual Dia-logues – Nuk shkon –”

  1. sKENDER kOLLCAKU Says:

    dhe nuk shkon…

    ashtu sic ka shume gjera qe nuk shkojne ne jete e ne bote. kupton cdo dite akoma me shume gjera, njeh e dashuron shume gjera te tjera dhe perseri nuk shkon. nuk do! madje, edhe ti vete nuk do doje…
    themelore dhe e pelqyeshme eshte te mundohesh te gjesh nje si pike fikse gjate mengjeseve e neteve (pagjume) dhe te rifillosh te krijosh.
    e nuk ka rendesi se cfare materiali do jete… lidhja do ekzistoje, virtualisht!
    —————————————–

    urime autorit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: