Femra të dënuara

by

nga Charles Pierre Baudelaire

Ato, si ajo grigja që shtrirë mbi rërë rri menduar,
U hedhin horizonteve të deteve shikime të dridhura,
Këmbët duke dashur t’i prekin, duart duke i afruar
Mes ligështimeve të ëmbla e rrënqethjeve të hidhura.

Ca prej tyre që kanë pritur aq gjatë një miqësi,
Belbëzojnë thellë gjethnajave ku përrenjte gurgullojnë,
Rrokje për rrokje, dashurinë e të druajturës fëmijëri,
E gjethëza të reja pyjeve të gjelbër nisin e u bulojnë.

Ca të tjera, si murgesha ecin rrugës, gati duke u zvarritur,
Mes për mes shkëmbenjve mbushur plot vegime
Aty ku San Antonio pa si një llavë të zjarrtë vërvitur,
Gjokset lakuriq e të purpurt të të tijave tundime.

Ka edhe nga ato, që nëpër refleksin e rrëshirës rrëshqitëse,
Brenda boshllëkut të heshtur të pasqyrave pagane,
Të thërrasin për ti ndihmuar në ethet e tyre flakëritëse
Ty o Bak që fashit sëmbimet më antike mjerane!

Ka edhe të tjera që gjoksi i beqarëve u sjell aq kënaqësi,
Qe duke fshehur një kamzhik në palat e fundeve të gjatë
Përziejnë në një cep pylli të zymtë a netëve plot vetmi,
Shkumën e butë të qejfit me lotët e dhimbjes së pamatë.

O virgjëresha, o djallushka, o mostra, o martirake,
O shpirtra të mëdhenj që realiteti u jep perçmim të zi,
Kërkoni të pafundmen, herë të devotshme, herë dionisiake,
Herë në ulurima tharë, herë në dënesa të zëna pusi!

Ju që në ferrin tuaj shpirtin ma keni shpënë e ma keni shqyer,
Ju dua e u mëshiroj, o motërzat e mia të shkreta në këtë botë
Për atë ngrysje të vuajtjes, për atë etje kurrë shpërblyer,
Për ata lumenj dashurie që zemrat e mëdha ua mbushin plot!

(përkthyes i panjohur)

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: