“Në vend të fabulave”

by

nga Skënder Kollcaku

Valdo Xhefers, një i ri i dashuruar marrëzisht pas së dashurës së tij (që nga kohët e shkollës fillore) Marsha Bronson, është përfshirë në një marrëdhenie dashurie në distancë me këtë të fundit.
Pasi mbarojnë gjimnazin, Valdo rikthehet në shtëpine e tij të fëmijërisë, në Pensilvani.
Bëhet shpejt paranojak dhe brënda dy muajsh dyshon se Marsha e tradhëton dhe nuk do e mbante premtimin qe i kishte bërë: ta dashuronte përgjithmone. Si nëpër fabula…

Ishte mesi i gushtit kur ai filloi të pushtohej nga makthe dhe fantazi seksuale rreth pabesisë së Marshës.  Cfarë ishte me e turbullt dhe shqetësuese ishte mendimi se ajo po e tradhetonte vazhdimisht me meshkuj të tjerë.

Qe një ditë e premte… Në mungesë të parave për të udhetuar deri ne Uiskonsin, thur nje plan për t’i bërë vizitë papritmas: te postohej vete në një pako. E pse jo? Duhej të ishte pabesueshmërisht e thjeshtë! Të nesërmen shkon në dyqan te blejë ato pak gjëra të nevojshme: ngjitëse, një kuti kartoni të përmasave të një busti mesatar. Gjykoi te arsyeshme ca vrima për ajër, pak ujë dhe një cope bukë. Si të ishte një turist jo i rehatshëm!

Te dielen tjeter Marsha po diskutonte në dhome me një shoqen e saj, Sheila, rreth Billit, një djalë me te cilin Marsha kishte shkuar në shtrat natën që shkoi…

Kur pakoja mbërrin tek dera, dy shoqet grinden se cila do e hapë e para surprizën, ndërsa Valdo po priste me padurim brenda.
Me nxitim, Marsha vrapon dhe merr një thikë mjaft të mprehtë e ia jep Sheilas, e cila pret horizontalisht kutinë, duke therur padashje edhe koken e Valdo-s…

(përshtatje nga “The Gift”, albumi ‘White Light/White Heat’, Velvet Underground, 1968)

7 Responses to ““Në vend të fabulave””

  1. alfred Says:

    Nje tregim tmerrsisht intrigues.
    I thjeshte, dhe i komplikuar.

  2. VANI Says:

    dhe papritur gjithcka (per te) mbaroi!

  3. xixellonja Says:

    Curiosity killed Valdo!!

    Se di pse versioni origjinal i Velvet tani me kujtoi kete pjesen e Arizona Dream http://www.youtube.com/watch?v=2Fv-PV-5ZnE

    me shume se kenge eshte si tregim i shkurter 8 min e ca, do kish qene e lezetshme te ish bere dhe perkthim.

  4. lulu Says:

    nje tregim i thelle…e te ben te mendosh!
    Nje shkrim depertues ne epiderme…

  5. Miss Germs Says:

    sikur e keni postu njeher kte apo mduket mua 😛

  6. tiranacalling Says:

    Jo, jam i sigurt qe e ngaterron me ndonje tjeter Miss Germs. Skënder Kollcaku u be pak kohe qe shkruan per ne dhe kjo eshte gjeja e pare qe botojme prej tij.

  7. dieyllka Says:

    Flm per kete artikull!
    ‘White light/White heat’ eshte padyshim nje nga albumet e mi te preferuar. Eshte si nje ceshtje personale, i dendur me nuanca te erreta, teper i cuditshem, i mrekullueshem dhe mbi te gjitha, i rrezikshem…
    Pjesa pershtatet me nje tregim per femije: nje histori fatale, rrefyer me nje ze krejt te qete e tingull i regjistruar ne dy kanale!
    Kur realiteti (spontaniteti, kurioziteti apo rasti!) shfaqet shumehere me me fantazi e tragjikomedi se cdo enderr e supozim imagjinar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: