Diaframma

by

Federico Fiumani

Diaframma janë një grup italian që pashe për së gjalli para ca ditësh. Vendi ku këndojnë është i vogël dhe i errët por ka një akustikë te mahnitshme. Koncerti duhet të fillojë në ora 22.30 por në ora 23.00 nuk është hapur akoma. Në karrierën time disa vjeçare në muzikë mendoj se kam parë një, ndoshta dy koncerte që kanë filluar në orar. Ca probleme nuk janë vetëm shqiptare!

Lindin në vitet 80 në Firence. Ndërkohë  nga Anglia vjen një tingull i errët dhe si shumë të tjerë edhe Diaframma dëgjojnë zërin e atij çuni që edhe ndërsa është i gjallë këndon si të jetë në arkivol, mahniten, formojnë një grup. Ndajnë skenën me Litfiba, tjetër new wave në Firence. Para se te bëheshin qesharak Litfiba kanë pasur një fare dinjiteti.

Albumi i pare titullohet Siberia. Çfarë tingulli çuna, çfarë tingulli! S’e keni idenë.

Vazhdojnë kështu për disa vjet. Muzika italiane që ka rëndësi të paktën për 10 vjet do shkruhet nga dy grupe : CCCP e Diaframma. Pastaj ndahen. Ribashkohen. Shume ikin, të tjerë vijnë. Fiumani merr udhëheqjen e grupit. E prodhon, prodhon më shumë se të katër Beatles bashkë. Wiki numëron 26 albume, gati një në vit në këto 30 vitet e fundit. Vitet 80 kanë qënë vite të artë.

Grupi që i hap arrin që në gjysëm ore të nxjerri jashtë gati të gjithë publikun. Janë copë. Të masakrosh grupet që hapin është gjithmonë shumë e thjeshte e unë mundohem të mos e bëj kurrë, por sonte s’ja dal dot mbare. Janë c-o-p-ë.

Hipin në skenë kur mesnata ka kaluar, me dy ore vonesë. Fiumani është 50 vjeç tashmë, nga të cilat 30 janë karrierë muzikore. Ka diçka të gabuar. Është ky vend tepër i vogël. Para pak muajsh ka dale një album që titullohet Il dono – omaggio ai Diaframma. Shumica e atyre që kanë marëe pjese aty janë rritur me poezinë e me albumet e Fiumanit. Njerëz tip Baustelle, Zen Circus, LLDCE, Marlene Kuntz. Shumë prej tyre kur bëjnë muzike tërheqin dy a tre mijë veta. Diaframma sot do këndojnë për rreth 200 spektatorë. Për më shumë koncerti është organizuar nga vetë ai : pra çfarë lekesh mblidh i merr vete. Hyrja është 7 euro. Lokali është i kënaqur sepse e di që këta fansat new wave pinë shumë.

Kush e di se çfarë është e gabuar. Përveç tij në kitarë ka bateri e bas. Të dy jo më shumë se 30 vjeç. Diaframma kanë ndërruar aq shume formacione saqë Fiumani është i vetmi që ka rëndësi tashmë.  Por një pjesë e mirë e publikut është rreth 20-30 vjeç. Ka diçka universale në atë qe këndon, diçka qe u flet brezave të ndryshëm.

Por s’mund të mos kem përshtypjen që kam ardhur për të parë një lavdi të kaluar, një nga dinozaurët e fundit të një muzike që refuzon të bëhet kujtim, të mbyllet në ndonjë enciklopedi rock për nostalgjikët. Një që nuk dorëzohet. Një që prej shume vitesh bën atë qe di të bëjë ashtu si do ta bëjë. Është e ndershme. Muzika ka një rregull mizor : sa më shumë rri në skenë, aq më shumë mundësi ke të bëhesh qesharak. Diaframma nuk dalin në tv, nuk i japin në radio. Marketing s’e dinë mire se ça është. Ai thotë “ Do doja që njerëzit të vinin për të më parë me të njëjtat ndjenja me të cilat shkojnë në kopsht zoologjik për të parë disa specie në zhdukje e sipër!”

Mbi tekste & muzikë.

Gjë e rëndësishme : Fiumani është një poet i madh, një poet i të përditshmes. Rrallë here flet për gjëra universale. Gati gjithçka që shkruan niset nga Unë  e mbaron tek Ti. Një kanal i vetëm. Por nuk është i mërzitshëm. Është poeti-i-gjërave-të-vogla. Është ilustrimi i jo komunikimit. Disa prej këngëve flasin për dëshpërimin, e megjithatë s’janë të dëshpëruara. Ai eviton me elegancë viktimizimin e kotë, nuk i intereson. Pastaj, është një këngautor punk. E pse ti thuash gjerat kur mund ti ulërasësh? Qofshin edhe gjëra te vogla ( po a ekzistojnë vërtet gjërat e vogla? ) Se di.  Fiumani ka talentin e rrallë që bën që çdo gjë që shkruan bëhet e vërtetë.

Janë tre por bëjnë zhurmë sa për 300. Falënderon mbas çdo kënge. New wave është kujtim, tingulli i sotëm është më shumë punk apo grunge. Zëri i Fiumanit është perfekt për këtë muzië. Ka një zë te gërvishtur e të zhveshur nga të gjitha dëshirat për të qënë diçka që nuk është. E ka një poezi që, nëse e meritoni, mund ta kërkoni vetë…

_____________________________________________

Ditët e zemërimit

Jeta ime është thërrmuar dhe mbahet në një fije spago
aty ketu e në pika të ndryshme dhe jo vetëm në një
Unë isha i zoti të luaja por ma hodhën e me mua luajtën,
duhej veç të shkoja por unë nuk u nisa kurrë

Çdo të thotë ime më kur të më shikojë, çdo të thotë ajo vallë
Ju falenderoj për ndihmën por për mua kaq mjafton
mund ti përkushtoheni gjithshka mund e keni për të bërë
tashmë muri ka rënë, nëse kjo ish ç-kish rëndësi
sepse muri ish brënda dhe unë e rigjej rishtazi e përsëri

Çdo të thotë ime më kur të më shikojë, çdo të thotë ajo vallë
mua që hiç smë hahej muhabeti me fëmijtë e të pasurve, më fëmijt e mirë
unë që asnjëherë si ndoqa këshillat e saj të arta, që e dëshpëroj
unë që e kam fytyrën e rrudhur e nuk vishem elegant e eci keq

Trad. by E.K:

I giorni dell’ira – Federico Fiumani

La mia vita è rotta e tiene con uno spago
in diversi punti non in uno soltanto
ero bravo a giocare sono stato giocato
si trattava di andare ma non sono mai andato
Che dirà mia madre quando mi vedrà, che dirà mia madre?
Grazie per l’aiuto ma per me può bastare
potete dedicarvi ad avere altro da fare
tanto il muro è saltato se è questo che conta
tanto il muro era dentro e lo ritrovo ogni volta.
Che dirà mia madre quando mi vedrà, che dirà mia madre?
che non ho mai legato con i figli dei ricchi, con i bambini buoni,
che non ho mai seguito l’oro dei suoi consigli che le do dispiacere
che ho la faccia sciupata e non mi vesto elegante e che cammino male.
La mia vita è rotta e tiene con uno spago
in diversi punti non in uno soltanto
ero bravo a giocare sono stato giocato
si trattava di andare ma non sono mai andato.
Che dirà mia madre quando mi vedrà, che dirà mia madre?
che non ho mai legato con i figli dei ricchi, con i bambini buoni,
che non ho mai seguito l’oro dei suoi consigli che le do dispiacere
che ho la faccia sciupata e non mi vesto elegante e che cammino male,
che cammino male, che cammino male.


Nëse artikulli ju pëlqen na ndihmoni ta shpërndajmë, ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , ,

2 Responses to “Diaframma”

  1. Xixellonja Says:

    ” Çfarë tingulli çuna, çfarë tingulli!” Dhe per gocat tingellon njesoj mos na perjashto.

    Ke pershkruar ate qe ke pare por e ke bere ne menyre kaq te ‘ngrenshme’ sa ata qe si njohin rrezik do ti degjojne vec prej ketij shkrimi sepse i ka pelqyer por Fiumani eshte gje tjeter duhet degjuar mire🙂

    po e filloj nga mesi e dmth nga ‘Il dono’ albumi me cover tribut nga grupe te ndryshme te skenes underground italiane e qe sic thote nje kenge e tyre nuk e kam origjinal ne fakt dhe une kam kohe qe s’blej me CD origjinale:

    Io però quel disco, io mica l’ho comprato
    perchè con quel che costano i dischi oggi si compra solo l’essenziale
    perchè con quel che costano i dischi oggi, io non ne compro quasi più …

    duhet te bente pjese dhe kjo por shtepia diskografike ndaloi Baustelle te merrnin pjese e si perfundim nuk eshte as ne album por mund ta gjeni me pak mundim ne youtube. Hmm me kane prishur Altrove e Labbra blu qe mua me pelqejne shume, Marlene Kuntz ndoshta jane te vetmit qe jane munduar te mbajne lart kenget pa i ndotur por mendoj se … ca kenge, ca kengetare kane lindur per te mos i bere cover dhe pike.

    Pa dashur te them emra te famshem qe me kujtojne, tingulli i tyre te ngjan me dicka te komplikuar por te thene me thjeshtesi, e fjalet jane ato te gjithkujt qe s’di te jete poet por qe kur i lexon e gjen veten diku.

    Diaframma eshte nje muskul tek ne mjekesi, ka te beje me frymemarrjen. Une them qe kur degjon kenget e tyre e zerin e Fiumani-t se di pse por do ti japesh nje shpjegim dhe emrit te grupit.

    Bashke me CCCP (qe po mos ishin kaq te politizuar do me pelqenin me shume) e Garbo-n, Diaframma jane nje ze ndryshe ne skenen italiane te viteve 80. Larg mekanizmave te merkatos qe i kane penalizuar ne fame e para, por jo ne muzike e admirues (ndoshta te pakte por te sakte)

    Deshperim jo i deshperuar jam dakort me kete gje, nje drite ne fund te dickaje te erret:

    Fiore che sia breve il cammino
    che ti separa da quello che vuoi
    saranno lunghe le tue estati e piene
    di tenerezza che dispensi e dai.
    Fiore non sentirti sola, mai
    Fiore non sentirti perso,
    credi che per me e’ diverso
    ama questo letto caldo
    e la gioia di ogni giorno
    che si da’ al tuo sguardo.

  2. Darien Says:

    CCCP besoj se kane qene me pak te pol. se sa mendohet. E them se, ne thelb, si shume grupe te tjere punk, per ta Socializmi ishte thjesht nje menyre proteste me shume se sa nje mesazh politik. Pra, politika ne funksion te muzikes, e jo e kunderta. Nga ana tjeter, mjafton te shikosh intervistat e fundit te G.L.F per ta kuptuar tamam. Sot shkon ne kishe e voton Lega Nord, keshtu thote te pakten. Nuk e di ke preferoj me shume, ate GLF qe genjen e gabon, apo kete qe thote te verteten e gabon perseri.

    E kam degjuar Il dono – aq sa kushtojne disqet sot as une si blej me – e nese ai disk ka ndonje mesazh ky eshte qe eshte e pamundur te rimerret Fiumani. Ndoshta LLDCE deri diku e ka kapur merzitjen e merzitur te Fiumanit, ndoshta as ai.

    Them Çfarë tingulli çuna, sepse jam qartesisht maskilist!🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: