Prilli në Tirana Calling

by

Gëzuar 1 prillin të gjithëve, në radhe të parë. Atyre që  gënjehen e atyre që gënjejmë.

Kinema :

vetëm para pak ditësh më shkruajnë shumë miq që më pyesin nëse jam i gëzuar që The Hurt Locker ka marrë gjashtë çmime Oscar. Ma pyesin meqë që në Nëntor a Dhjetor pata shkruar për këtë film e me sa kam pasur mundësi ( ku me forcë e ku me dhune ) kam detyruar shumë njerëz ta shohin.

Jo, nuk jam fare i gëzuar. Ata Oscar duhet ti merrte Avatar. Avatar është film hollivudian, nga ata që kushtojnë tre herë Afrika, që sjellin miliarda dollarë e që përhapin “kulturën” amerikane në botë. Avatar është Hollywood, është një nga ata filma që mbajnë industrinë në këmbe. The Hurt Locker e kam parë në kinema me 2-3 njerëz të tjerë. Jo miq domethënë, në gjithë kinemanë ishim 2-3 veta. Është një nga filmat që ka fituar më pak këto vitet e fundit, të paktën në Evropë. Kurser për të parë Avatar në ora 22.00 duhet të blije biletën në mëngjes, e duke qënë në 3D kushtonte tre fishi i The H.L., e ka fituar më shumë se dy miliard dollarë.  Më acaron fakti që Hollywood i detyrohet gjithçka filmave të tilla, por për të treguar që janë shumë të ndjeshëm, kanë shpirt, janë afër popullit blla blla blla vlerësojnë më shumë The H.L.  edhe pse pastaj as qe u shkon ndër mend të financojnë filma të tillë. Normal pastaj që Cameron nxehet, e ka edhe te drejtë.

Nga ana tjetër mendoj për njerëzit që në kinema shohin Avatar, e ndërkohe nxjerrin celularin e shkruajnë diçka që kalon si firmë e tyre në Fb e në të njëjtin sekond shkon automatikisht edhe në Twitter e pastaj nga kolltuku i kinemasë komentojnë komentet e komentit të tyre. E çfarë thotë firma? Firma natyrisht, frymëzuar nga Avatar thotë “ Sa e shpifur teknologjia, pse nuk jetojmë nëpër pyje?

Më kane folur goxha mirë për Crazy Heart që edhe nga trailer duket që është “filmi i joni” por për fat të keq s’e kam parë akoma. Nëse ndokush që lexon e ka parë e dëshiron të na tregoje se si është, është i mirëpritur. Zbulova edhe që Jeff Bridges di të këndojë goxha mirë, mund të ishte bërë këngëtar me një farë suksesi biles.

Në datë 29 Mars  pranë Marubit u prezantua The War is Over i Mitko Panov. Ne ishim, e pamë, folëm, bëmë ndonjë foto. Këto ditë do ju tregojmë si ishte.

Lajme nga Shqipland. Corona në Tiranë, do të jetë apo ka qënë personazhi i ftuar në spektaklin e Big Brother por edhe në emisionin E Diell. Sa mund ta kenë paguar një personazh të tillë? E ça dreqin do në Tiranë? Corona është i famshëm sepse është i akuzuar për shantazhi me qëllime përfitimi, për rezistencë kundrejt policisë, për dhënje makine në gjendje të dehur, për shpërndarje e përdorim kartmonedhash falco, për korrupsion e kush e di se çfarë tjetër. Normal pastaj që kriminelet tanë shqiptarë shkurajohen kur shikojnë se si puna e tyre nuk vlerësohet. Është një vend i tille, ti mund të vrasësh e të mashtrosh sa të duash po nëse je shqiptar, jo thonë, je kriminel ti, nuk të ftojnë as në televizor e as në radio. Kështu ikin dëm talenti shqiptar e rritet më së koti eksporti.
Muzikë
Këtë muaj jemi shumë në Britaninë e Madhe.  Kujtojmë një personazh nga ata që e kanë bërë muzikën gjuhë. Ritchie Edwards, ish Manic Street Preachers. Flasim për “the only band that matters” me një artikull të gjatë mbi rock & politikë, plus për lindjen e new wave/post punk, Joy Division. Ka një grup tjetër new wave në Itali, Diaframma, kemi përkthyer diçka prej tij.

E  përsëri në Angli. 00Genti ka regjistruar një këngë vërtet të bukur në anglisht. Titullohet You shine, e nëse teknikët e TC gjejnë mënyrën do e vëmë për dëgjim/shkarkim. S’do ishte keq me pas një hapësire të tille në blog, ku mund të dëgjohen këngët e reja shqiptare. Si thoni?

Pastaj u bë shumë kohë që dua t’ju tregoj për një djalë tjetër shqiptar që ka një tingull të veçantë. Quhet Mardit Leki dhe ky është myspace i tij. Por do flasim me gjerë, gjithmonë në prill.

Letërsi

Ej ka dale një libër fantastik në Shqipëri, nëse nuk e keni vënë re. Quhet Thertorja 5, duhet ta lexoni. Për me shumë informacioni prisni datën 5 a 6 prill.
Servirim Nitzchen këtë muaj, kështu që përgatituni se s’është shaka. Kënaqësia e mendimit është në proporcion të barabartë me vështirësinë e leximit.

Dhe Charles Pierre Baudelaire e John Donne  përkthyer në shqip.

Për të lexuar të gjithë këto artikuj në postën tuaj diku djathtas keni një kuti me shkrimi Sottoscrizione mail. Mund te rregjistroheni aty, sinqerisht mua do më bëhej shume qejfi nëse ju rregjistroheni aty për të marre çdo lajm në postë.  Kërkesë tjetër : ndajini këta artikuj ne Fb ( it’s an order ) .

Hm, çfarë kam harruar?


Nëse artikulli ju pëlqen na ndihmoni ta shpërndajmë, ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

7 Responses to “Prilli në Tirana Calling”

  1. andinh Says:

    konfirmoj per kengen e 00Genti, shume interesante!

  2. 00genti Says:

    hey…per CRAZY HEART e pashe para 1 jave, m’pelqeu shume. Shko shihe ose ja nje link ta shofesh ktu stagevu esht mire fare si kualitet http://www.letmewatchthis.com/watch-27056-Crazy-Heart .
    Jeff Bridges shum perfekt ne te. Te gjitha kenget jane kenduar nga ai. Kur t’behem 60 jam i sigurt qe do jem si Bad Blake tirane-peqin-vlore-tepelene-diber oleee

    Meqe ke filmat do sygjeroja The Girl With The Dragon Tatoo http://www.youtube.com/watch?v=JlF-hk3IJQE
    really really good. Nje prodhim Suedez qe do kete nje Holywood remake vitin tjeter (s’rrinin dot pa e prishe) si dhe nje film tjeter qe per mu ka qene nder me te miret e koheve te fundit qe kam pa Let The Right One In http://www.youtube.com/watch?v=sZJUgsZ56vQ gjejeni e shifeni it really glued me to the chair…

    klm kolopuca
    p.s mos u konfuzoni ngaqe eshte 1 Prilli kto te mesipermet jane krejt te verteta..

    love
    00G

  3. Perla Vlore Says:

    mezi po pres…

  4. mars Says:

    po flitet per filma ketu…hum, hum, zyrtarisht sot i jam kthyer natyres time kinofile:)
    avatar dmth nuk ma mbush mendjen…as liza e burtonit mgjthse kete te fundit nuk mund te mos e shoh.
    nese mundem, ju keshilloj “le concert” te mihaileanus (mbani mend, “train of life”)…nje perralle shume e lezetshme.
    pastaj “mr. nobody” nga jaco van dormael (belg zoteria) me aktor kryesor jared leton. histori e lezetshme, jo ndonje kryeveper sipas mendimit tim, mgjthse pelqehet shume ketu…hmmm, ngjashmeri me benjamin button!

    must see sipas meje (nje nga me te miret e larsit-gjithmone dhe very shume sipas meje), “antichrist” me taratatam…madame charlotte gainsbourg! jam fan.
    please, mos mendoni se ky eshte film horror:p nuk eshte! gjithsesi, kujdes sepse demton rende gjendjen emotive!

    voilà, per te pare filmin: http://www.streamania.org/films/1527/Antichrist/

    happy 1 prill.mua akoma nuk ma ka hedhur njeri sot:)

  5. Einar Says:

    🙂 Konfirmoj ate qe ka thene 00genti, Let the right one in, pa frike filmi me i bukur me vampira qe kam pare gjer tani…

    Shikojeni sa hollywoodi nuk i ka ngulur kthetrat mbi kete film siç ka bere me te tjeret…

  6. Einar Says:

    ahhh se harrova, film tjeter per te pare do keshilloja La Haine i 1995!

    happy 2 prill. mua me mashtruan 1 here sot por me duket se nuk vlen🙂

  7. mars Says:

    la haine…po.
    sapo mbarova “99 francs” nga jan kounen (cfr. dobermann). film francez, adaptim i librit me te njejtin titull nga beigbeder. behet fjale per publicitet, konsumerizem, droge, seks…ia vlen. keshilloj librin me teper(sa çudi eh?:p)…por gjithsesi, edhe filmi ben.
    sorry, u be post per filma ketu.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: