Poetet bëjnë dashuri ndryshe nga ne

by

nga Darien Levani

<< Poetet bëjnë dashur ndryshe nga ne, komplet ndryshe plako, kanë ngjyra të tjera në koke, biles edhe seksi i tyre është më i hijshem. Bëjnë dashuri në krevate librash mbushur me petale vargjesh të tjera, në kokën e tyre të sëmurë krijojnë aktin e parë, poetët qeshin pa hapur gojën e mbyllin me sy mbyllur për të puthur më mirë sepse nuk janë si ne, poetët nuk të prekin por përkëdhelin format e trupit në floket e tu të ashpër, një e zhdukur e ndonjë pylli të errët është në krevat me ta, të mbulojnë me frymën e tyre derisa ndihesh e sigurt, pëshpërisin fjalë që nuk njihje e je e lumtur sepse duket qartë që do mësosh diçka të re, do kesh një tron në një mbreteri tjetër e lëpin buzët nga kënaqësia jote sepse ajo që po dëgjon është Zgjedhja-e-të -gjithë-problemeve të-tua sepse ke prekur gjithçka duhet të prekje e ke shlyer borxhin tënd me veten e tashmë je e lirë në një mënyre të re e zbulon me habi që dy njerëz nën një batanije kanë më shumë hapësire se sa kishe menduar ndonjëherë e të vjen keq që ka aq shumë vend bosh, e ti vendin e përdor do ta mbushësh e vendos që aty mund të fusim një fëmije, këtu një divan, këtu një shëtitje të djelën e s’ke frikë sepse ai të bërtet fjalë të sigurta në kokë e ti ndihesh mirë. Pastaj poetet të braktisin, për herë të parë e të fundit. >>

nga Lufta-e-ftohtë

Advertisements

Tags: , , ,

19 Responses to “Poetet bëjnë dashuri ndryshe nga ne”

  1. Marseda Says:

    Tmerresisht e kendshme!

  2. Era Says:

    Shume e embel, por nuk di pse fotoja me duket pak e stisur, sikur duhej ta shoqeronte nje tjeter foto shkrimin ashtu qe te behej me njesh me te.

  3. Xixellonja Says:

    Me pare mendohej se sheqeri nxirrej vec nga panxhari thoshte Flaubert e me pas u pa se nxirrej nga gjithcka. Keshtu dhe poetet te bejne ta shikosh poezine dhe ne gjerat e vogla ne jete, ndoshta per kete kemi nevoje 🙂

  4. xhenius Says:

    kam pershtypjen se poetet jane me te afte te na ç’virgjerojne trurin se sa trupin,por sa kurreshtare qekam:)

  5. edrus Says:

    Xheni, “sot dashuria nuk është më në modë.
    Poetët e kanë vrarë atë.
    Kanë shkruar kaq shumë rreth saj saqë tashmë askush nuk i beson më… dhe s’kemi pse të habitemi, sepse, Dashuria e vërtetë Vuan në Heshtje”
    😛

  6. Last man in earth Says:

    Shume e trishte. Shume shume e trishte.

  7. Aira Says:

    ehh

  8. yummania Says:

    bukur

  9. xhenius Says:

    Edrus,jam dakort qe shpesh jane genjeshtare(stucco e pittura fa bella figura) por aman,mos ma shuaj kuriozitetin,apo t’vdes injorante? 🙂

  10. ak'll Says:

    zgjedhjen? është bërë me qëllim? se s’ka shumë kuptim në kontekst, megjithëse mund të ishte dhe e vërtetë.

  11. Magjari Says:

    Poetet nuk dine te dashurojne ne te vertete apo dashuria,ne te shumten e rasteve nuk eshte poetike????

    Beh,ai poet qe beson se di te dashuroje asht gjithcka tjeter pervecse poet!!!!

    Une mendoj keshtu!!!!

    Darien,
    Lufta-e ftohte???

  12. Darien Says:

    Miredita & flm. 🙂

    Magjar, Lufta-e-ftohte eshte nje…hm,shtttt, lib…er qe sapo kam mbaruar e qe me shpresen e Z-tit do shohi erresiren nga fundi i ketij viti/fillimi i tjetrit.

    Jam shume krenar per te! 🙂

  13. charlene Says:

    poetet jane te rrezikshem, ska asgje te embel tek ta…

  14. WOOD Says:

    EHHH….POETI NE SHTRAT,ARRIN TE FUSI DHE KAMIONA,KARBURANTE,AUTOSTRADA TE TERA…PER SA KOH DO TE ARRI QELLIMIN…
    PO JANE NJERZIT QE DUAN NE MENYREN ME TE TRISHT ATE QE NUK DINE SE CFAR DUAN

  15. Darien Says:

    Jam shume/teper dakord me Charlene qe sipas meje ka kuptuar gjithçka qe ishte per tu kuptuar.

    Poetet – ata te vertetet, ata per te cilet une besoj se duhen thoshte, duhen pushkatuar qofte edhe vetem per faktin qe jane poete – zakonisht jane te pa afte te provojne ndjenja. Ne fakt te gjitha poezite e dashurise qe shkruajne nuk jane aq shume lavderim dashurise, por kerkimi i asaj qe nuk mund te kene (ndjenja) dhe pershkrimi i ketyre. Lindin te gjitha si justifikim e kerkim falje per jo-ndjenjat e tyre.

  16. charlene Says:

    ehehehehehe…mendon se (thjesht) deri ketu shfaqet rrezikshmeria e tyre?

  17. Darien L Says:

    Jo, thjesht ky eshte nje nga aspektet, ai me mizori.
    S’ka ndonje gje te mire te nje person qe shperndan ndjenjat e tij per gjithe boten.

  18. Ona Says:

    bukur me pelqeu sidomos fjalia “poetet të braktisin, për herë të parë e të fundit”
    tipike per ata qe e quajne veten specie te vecanta ne univers :):)

  19. Zina Mertz Says:

    Poetet s’dine te bejne dashuri, jane vec genjeshtaret me te embel… Sfide interesante do te ishte te kishe nje poet memec, i kufizuar nga natyra shtrengohet ta transmetoj dashurine permes cdo gjeje tjeter pervecse gjuhes…
    Mire se e zgjata shume, kjo sa per temen e zhvilluar nga komentet. Sa per krijimin ska koment! (ne menyre pozitive) 😉

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: