Nga “ La Bamba” te “Blitzkrieg Bop” sipas Lester Bangs

by

Lester Bangs

Po lexoja L.Bangs, një kritik muzikor amerikan dhe më bëri përshtypje diçka që thotë mbi punk rock. Meqë është e shkurtër, ja çfarë thotë…

“ Sipas disa teorish, lindja e punk-rock gjendet te La Bamba e Ritchie Valens. Nëse krahasoni atë këngë te famshme mariachi tre akordesh me Louie Louie e Kingsmen, krahasoni këtë të fundit me You really got me të Kinks dhe, në të njëjtën mënyrë, këngën e Kinks me No fun te Stooges e pastaj, duke bërë një tjetër kalim në kohë, mbërrini te Blitzkrieg Bop, do zbuloni se si kënga e Ramones i ngjan shumë La Bamba : ja, njëzet vjet histori rocku në tre akorde, çdo herë të ricikluar e çdo herë të luajtur në mënyrë gjithmonë e më primitive.”

( Nga “Protopunk and garage rok, Lester Bangs për Rolling Stone, 1973 )

Si thoni ju?

Tags: , , , , , ,

5 Responses to “Nga “ La Bamba” te “Blitzkrieg Bop” sipas Lester Bangs”

  1. Last man on earth Says:

    Ka logjike…hey hou, let’s go!

  2. Xixellonja Says:

    E kam degjuar dhe here tjeter kete teori. Po si autori une mund te shtoj sa te duash si psh Surfin’Bird e Trashmen ose New York Dolls ne pergjithesi ose The Sonics. Po sipas ketij arsyetimi i bie qe pioneret e vertete te punk rock paskan qene fshataret meksikane duke konsideruar faktin qe La Bamba eshte vec nje cover e nje kenge te vjeter popullore meksikane. Ok jam dakort qe elemente te punk kishte shume vite para se te lindte e te perhapej ne mase ajo qe quhet protopunk. Sepse emertimet lindin perhere me vonese po nga ketu ti marresh si origjine me duket e tepruar. Bile per mendimin tim deri sa nuk kemi arritur nga fundi i viteve 70 as qe mund te flasim per punk. Ishin vec garage-rock dhe eksperimente qe ngelnin neper garazhdet e asaj kohe.

  3. Darien Says:

    Natyrisht X. qe Bangs e tepron. E ka tepruar gjithmone ne fakt, provo lexo çdo gje qe tij edhe do zbulosh qe ky eshte ne stilin e tij. Them se e dinte edhe ai.

    Sidoqofte ajo qe besoj se do te thote eshte se sa i thjesht eshte punk!

    Ej po sipas teje dmth MC5 nuk konsiderohen punk? Apo Stooges?

    P.S
    Meqe eshte e mundur i vuna te 5 kenget me i degju njekohesisht. Jane gati njesoj! Pop qe kendon bashke me Valens e Ramones eshte fantastik. Mos me pyesni se pse e bera.

  4. Xixellonja Says:

    Jo se nuk jane punk fundja ata e benin dhe kur nuk quhej fare keshtu por muziken e tyre mund ta konsiderosh mama e baba dhe per femije te tjere te muzikes qe do lindnin me vone. Nuk e di po per mua nuk kane nje lidhje te mirefillte ose identifikues me punk-un thjesht ne nje nga gjerat qe benin ka elemente te punk. Keta kritiket e famshem e te vjeter me ngjajne me arkeologet se ku i rremojne ca teori :p

  5. CODY-Erald Says:

    Thjesht nje mendim… Vija e llogjikes e z. Lester Bangs me sjell ndermend Mozart (duke marre parasysh edhe progresin harmonik, gjithashtu edhe sjelljet e tij “kontroversiale” te asaj kohe). Punk-ist i pare? Jo, duhet te kete qene nje mashkull/femer shume million vite me pare kur nxorri klithmen e pare kur pa nje T. Rex qe afrohej. Ndoshta as kjo jo… Mund te shkosh thelle e me thelle ne histori ne kete menyre. Gjithesesi, Londra ne 77-n e ktheu ne mainstream, por New York Dolls bej kapercimin me te madh muzikor drejt Punk Rock-ut. Cheers!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: