Buzëmbrëmje

by

Veshi pallton dhe doli nga shtëpia. Donte të merrte pak ajër. Ndoshta çdo gje munduese që vërtitej në mëndjen e saj do te largohej.

I ftohti i prekte duart në mënyrë mbështjellëse. Ndoshta qe afeksionuar pas butësisë së tyre. Harroi të merrte dorezat, por të kthehej mbrapsht nuk pati deshirë.

“Për fat të mirë në rrugë s’paska shumë njerëz ” , mendoi. Ky ishte mendimi i njëmijtë sipas llogarive të saj ,para të cilit i bie të kishte patur edhe shumë të tjera ,rreth gjithçkaje dhe asgjëje.Një erë e lehtë ndihej .Neonët e qytetit u ndezën e pjesa e mbetur nga dita u shua ngadalë nën heshtjen e vakët të buzëmbrëmjes. Ndërkohë ajo ecte pa e ndalur hapin ,me të njëjtin ritëm ( i ngadaltë apo i shpejtë ,aty për aty s’kishe me çfarë ta krahasoje ). Kontrolloi xhepat e palltos me mendimin që ndoshta kishte mbetur ndonjë mente apo çamçakez nga ditët që kaluan ,por nuk gjeti gjë . As portofoli nuk ishte …edhe atë e pati harruar në shtëpi. Pra ishte palltoja ,ajo dhe shalli që e bleu javën e shkuar. Ah kishte dhe njëmijë mendimet të cilat ose do të vazhdonin të shtoheshin në progression gjeometrik ,ose do të veniteshin nga i ftohti. Thonë se asgjë s’mund të rritet në të ftohtë ,gjithcka ndal edhe kur duket se diçka lëviz. Madje i ftohti i fshin mendimet ose i detyron të heshtin. Mbase .

Ecte në rrugët e ndriçuara zbehtë nga neonët dhe kokën e ngrinte shpesh lart për të parë nëse ndonjë yll i ri kishte dalë. Ndërkohë sytë i shkonin gjithnjë tek ai më i shndritshmi. Dikur i qe bërë zakon të mbante një pasqyrë të vogël me vete ,por kishte vendosur të mos e mbante më ,me preteksin se rëndonte çantën. E pse u dashka një pasqyrë në fund të fundit ? Për të parë nëse je ai që kërkon të jesh në një situatë të caktuar apo për të kontrolluar nëse je vetvetja gjithmonë ? Nuk e kishte kuptuar asnjëherë këtë gjë ,as në atë kohë kur mbante pasqyrën.

I ndali hapat. Ku e kishte shallin? U kthye mbrapa …asgje. Qëndroi disa minuta pa lëvizur. Hodhi flokët menjanë dhe kontrolloi me sy dhe një herë.Përsëri asgjë …Mori frymë thellë ,buzëqeshi lehtë
e vazhdoi të ecë sikur asgjë s’kishte ndodhur . Nuk i kujtohej më as në e kishte patur këtë mbrëmje atë shall. Ngriti kokën lart sërish. Në qiell s’kishte yje.

Tags: ,

6 Responses to “Buzëmbrëmje”

  1. edvin Says:

    …duket sikur humbet bota përgjatë meditimit…sikur mendimi mund të bëj pa gjithshka, pa një pasqyrë, pa një shall….
    Substancë e vakët (tiepida) dhe viskoze….mendimi…ka konsistencën e një pikënisje prej një lamtumirë të vogël…

  2. Alba H. Says:

    me jep idene e nje zbrazetie, nje vetmie, me te cilen personazhi ne kete pjese ndoshta kishte te bente cdo dite………nje copez jete……komplimente

  3. igli Says:

    jeta jone

    me pelqen shume , cdo gje pershkruhet me shum ndjenje ,

  4. Flori Says:

    zbrazeti dhe gjithcka…rutina e perditshme

  5. loer kume Says:

    kjo eshte nje frame jete vertet e “zene ne cep” shume bukur
    te le ndjesine e te mbeturit pergjysem te aksionit, dhe pritja eshte kapesi me i bukur i shpirterave 🙂

  6. Marseda Says:

    Perfundimisht kjo eshte e preferuara ime!
    E ndjej ne cdo fjale e presje 😛
    P.s Ndersa per foton mendoj se mund te behej me mire 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: