Mureve të Jeruzalemit

by

nga Indrit Sinanaj

I dashuri im
është ai që iku.
Ai hap dreri dhe flokët e kuq prej shege
që i mbështjellin kurmin.

I dashuri im iku kur flija.
I dashuri im nuk kthehet më.

Dashurinë e tij si qeskë mirre
e mbaj pranë zemrës
Mureve të Jeruzalemit

Kaçurrelat e flokëve të tij
iu zunë në se ç’degë.

Absalomi iku larg.

U tha kopshtija e erëmimit
diafragmën që tej ma valviste.
Hualli i gojës së tij të lagët,
Mjaltë i hidhur gjer në bërryla
ishin ato mij’ra vite të gjatë.

Duroja të sillte
hapat e tij si kope dhish
drejt shtratit tim të ri.

T’ia hiqnin lodhjen njëherësh
kurmit tim që plaket
me një derë të kyçur
si gojë memece.

S’kanë gojë muret e Jeruzalemit
veç mij’ra trëndafilë të kuq
që i shpalos në erë si flamuj
ushtria e zisë sime.

Velin e flokëve të mi
ma çorrën.
Tëmthat m’i zhveshën si fiq
të zinj.

I dashuri im iku kur flija.
I dashuri im nuk kthehet më,
Mureve të Jeruzalemit.

“okul defteri”, 2007

Tags: ,

3 Responses to “Mureve të Jeruzalemit”

  1. yummania Says:

    me pelqeu

  2. Darien Says:

    Ka diçka te çuditshme.

    Kur ishte nje djale i vogel lexonte Biblen ne kerkim te pergjigjeve. Pyetjet ne fakt ishin te gabuar keshtu qe edhe pergjigjet ishin te tilla, por ka ngelur me disa histori te mira. Nje nga keto qe kujton ne menyre te mjegullt eshte legjenda e ketij tipit qe kishte floket te gjata e po e ndiqnin, e kaçurrelet ju ngaterruan ne peme (?) edhe e kapen, e besoj edhe se e vrane, ne emer te Z-tit.

    Te flasi per kete?

  3. jerusalem Says:

    ne fakt, Absalomi (biri i preferuar i Davidit) nuk e vra ne emer te Zotit, por ne emer te babes se vet – Davidit. Duke qene se Absalomi beri perpjekje per ta hedhur nga froni, perpjekje te cilat deshtuan, ne perpjekje per t’u arratisur, floket e bukur iu zune ne peme. Ushtaret, e pane te ngaterruar ne peme dhe i prene koken. Shkruhet ne Bibel se kur e mori vesh Davidi, e leu koken me hi ne shenje vaji, nderpreu te ngrenen – derisa nje urdher i erdhi prej Zotit te tij, te mos vajtonte me.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: