Avull

by

S’ishe aq e zonja me këndimin, s’arrije të bëje notat e larta. Kur ishe në dush, hyja për të dëgjuar, lije gjithmonë derën mbështetur, pa e mbyllur. Nuk vije re që isha dhe unë sepse rrija pa lëvizur dhe në qetësi. Fshihesha midis avullit, dhe të shikoja nga tenda e tejdukshme.

Këndoje nga të gjitha, por kur duhet të bëje notat e larta, filloje zgjasje zërin, dhe unë qeshja me veten.

Pastaj fytyrat te pasqyra. Bëje vizatime të bukura, me gjithë veçantitë bilez: veshët, hunda, dhe gjuha ndonjëhere, varej nga qefi. E dije që do shkoja për ti parë më vonë.

Ndonjëhere të regjistroja, kisha menduar që ti dëgjonim bashkë për të qeshur të dy.

Një ditë u nis njëra nga ato regjistrimet, dhe nuk e di pse, vrapova për të parë se ishe në dush. Hapa ujin e ngrohtë dhe ndenja aty, duke pritur që avulli të mbështillte gjithçka. Vajta para pasqyrës, dhe bëra një nga ato fytyrat e tua. Po unë s’jam aq i mbarë në vizatim.

Mami atë ditë kur hyri në banjë qau.

Tags: ,

6 Responses to “Avull”

  1. Kamomila Says:

    Shume e ndjere dhe e ngrohte. Ka nevoje per redaktim. 🙂
    Pergezime!

  2. loer kume Says:

    bukur. vertet bukur!

  3. eni Says:

    me pelqen

  4. Mateo Says:

    Faleminderit, shpejt te tjera.

  5. Darien L Says:

    Mi gusta.

    Me pelqejne shume te gjithe gjerat qe tregojne e nuk tregojne…shpesh here & une mundohem te shkruaj keshtu, pak here ja dal mbare. Jane ca fjale qe po ti vesh njera mbas tjetres – si me siper – nxjerrin nje trishtim/ndjenje e cila arrin te behet materiale, edhe pse ndoshta nuk ka ndonje arsye te shpjegueshme. Avull eshte e tille.

  6. Last man on earth Says:

    Me duket se Heminguej thoshte qe gjeja me e mire qe kishte shkruar ishte Uncle Tom, nje tregim me 3-4 paragrafe. Cilesia nuk eshte sasi.

    Pergezime Mateo. U rilexofshim.

    Jane vellezer e moter? Nuk e morra vesh!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: