1 vit

by

Tirana Calling, viti 1

When we were young, and your heart, was an opened book, we used to say, Live and let live…
Sot i bie të jetë data 9 mars, që do të thotë se është mbushur tashme një vit nga 9 mars tjetër 2009.
Në 9 mars 1845 Amerika pushton Meksiken.
Në 9 mars 1916 gjeneral Pancho Villa udhëheq 1500 trupa drejt Columbos.
Në 9 mars 1987 një grup irlandez nxjerrin në shitje The Joshua Tree.
Midis këtyre gjërave kaq të rëndësishme, ka ndodh dhe diçka më pak e rëndësishme. Që ka dalë në linjë Tirana Calling.

Ndoshta ndokush e di, por shumë shkurt, T.C  është një blog/vendtakim/sit internet ku shkruhet . Kaq. Më së shumti mbi muzikë, kinema, letërsi. E deri këtu asgjë e veçantë, bota është plot më gjerë të tilla. Ndryshimi i vetëm është që këtu shumica e njerëzve e dinë se për çfarë shkruajnë, askush nuk është çupa çups nga ata që kanë vështirësi më përdor tastierën por japin mendimet mbi gjëra për të cilat zakonisht informohen te wikipedia.

Jam krenar për ca gjëra që kanë ndodhur këtë vit,  e po i rendis.

Ka njerëz që shkruajnë. Kur nisa të filloj të kuptoj si përdoret wordpress një ndër  parashikimet e botës më së keqe të mundshme ishte që pas pak javësh do mbyllej sepse askujt si interesonte. Në fakt plani im djallëzor kishte një konkluzion të natyrshëm :  që edhe pse  e kisha nisur unë, mundësisht të hiqesha qafe një orë e më parë. Të vinin sa më shumë njerëz, e të shkruanin sa më shumë, e të mësonin si përdorej wordpress e ti fusnin vetë gjërat e tyre derisa të më bënin ( mundësisht ) një grusht shteti. S’ka ndodhur akoma por jemi aty afër e jam shumë i kënaqur për këtë fakt. Është e pamundur që në 2010 ne të mos kemi një revistë të mirë që të flasë për këto argumente, të mungoje një sy kritik mbi atë ça ndodh në planetin Edu’Art.  E vë re këtë gjë më shumë në fushën muzikore, por edhe në kinema/letërsi nuk është shumë më mire. Ndryshimi është që në këto fushat e tjera njerëzit që shkruajnë libra pastaj shkruajnë edhe kritika të mira për veten e tyre, ndërsa muzikantët këtë se bëjnë.

Po bëj kopjo-ngjit nga Kush jemi, një përshkrim që pata shkruar para një viti e që vlen akoma.

Si funksionon Tirana Calling.
Tirana Calling është një blog kolektiv. Çdo anëtar ka një  fjalë kalim dhe një emër personal që  i lejon të  botojë  automatikisht atë  që  dëshiron, pa kaluar përmes ndonjë  filtri redaksional. Përveç kësaj kur është  teknikisht e nevojshme krijimet dërgohen te tiranacalling@gmail.com dhe në  këtë  rast vihen nga ndokush prej bashkëpunëtorëve.
Organizimi i Tirana Calling për momentin është  i shpërqendruar, horizontal. Nuk ekziston një redaksi qëndrore, nuk ka pozicion kolektiv por vetëm autonomi individuale.

Për çfarë flasim
Tirana Calling është përqendruar mbi artin, pra në mënyre të  veçantë  mbi fusha si kinema, letërsi, muzikë, teatër, pikturë etj. Të  gjitha këto fusha konceptohet si fillimi i një diskutimi për argumente të tjera, dhe ky klasifikim nuk është as kategorik e as përfundimtar.

Si të bëhesh pjesë
Pikësynimi i këtij siti është të bëhet një pike riferimi dhe diskutimi mbi kulturën, muzikën, letërsinë, pse jo, edhe politikën qytetare, një strofull idesh të parrahura që refuzojnë kulturën dhe mendimet e imponuara. Mund t’ja dalim mbarë vetëm më bashkëpunimin tuaj.

Blogu nuk është i lidhur më personalitetin e ndonjërit prej nesh, e nuk është as zgjatje egoiste e interesave të njërit apo të tjetrit. Po thoja, për vetë mënyrën se si funksionon Tirana Calling, për fat të mire ca njerëz dolën. S’po i rendis të gjithë më emra. Një pjesë të tyre i  gjeni te Kush jemi, e mbajnë gjallë blogun ditë për ditë.

Krenar për shumë nga artikujt që kanë dale. Diçka e kemi bërë.  ( për mendimin tim kjo “diçka” që kemi bërë është  “shumë pak” në krahasim me atë që duhet  bërë ) Më vjen ndër mend ndonjë artikull që ndoshta s’do ishte lexuar kurrë. Apo tregimet e Ledit e të Loerit që zhvillojnë ditë mbas dite idenë e një tregimi të ri shqiptar.  Rock Albania Top 100 e Denorit  ku mund të shkarkohen lehtë 100 këngët shqiptare më të mira sipas tij ( nënvizoj që unë s’jam dakord më të ) . Recensione mbi albume për të cilët besoj se askush tjetër s’ka folur si albumi i fundit i Cute Babulja, Djemtë e Detit apo i 00 Gentit. Këngë për shkarkim falas dhe legal, muaj për muaj, nga njerëz tip Editors, Dinosaur Jr, Lemonheads. Rizbulime të letërsisë shqiptare të harruar, nga Migjeni deri te Teodor Keko. Senjalime muzike live në Shqipëri ( më thonë që parmbrëmë Blla Blla Blla kanë bërë një koncert të bukur në Tirane, të shohim nëse ndokush kujtohet me shkrujat për ta ), e ndonjëherë është përshtypje mbi këtë. Rizbulimi i muzikës popullore shqiptare nëpërmjet teksteve. Shumë gjera të tjera që tani s’më vijnë ndër mend.

( duke e ditur njerëzit e tjerë që unë po shkruaj diçka mbi përvjetorin më nisin ndonjë mesazh ku thonë : shkruaj për statistikat, shkruaj sa vizita kemi në ditë, sa komente, sa ku-e-di-unë por në fakt s’më interesojnë këto gjera. )

Por në fund të fundit gjëja që më pëlqen më shumë janë këta njerëz që janë bashkuar e që tashmë konsideroj miq. Përtoj ti rendis, ata e dinë kush janë. Dikush ka filluar të shkruajë nëpër gazeta mbasi ka filluar këtu, ndokujt ja kanë vjedhur pa i cituar as emrin. Ndokush ka ikur e ndonjë tjetër është shtuar. Unë kam gjetur shtëpi nëpërmjet këtyre miqsh ( flm brotherS ). Ndonjë tjetër është përballur për herë të parë më lexuesit e tij. Ndonjëherë kemi botuar shkrime mbi cilësinë e të cilëve nuk ishim të bindur, jo sepse s’kishim ça të botonim por sepse kemi menduar që të ndihmojmë në rritjen e tyre, duke shpresuar që tregimi tjetër do ishte më i mirë, e ai tjetri më i mirë akoma.

Më e bukura është që këto ditë takohen, të paktën ata që janë në Tiranë e Durrës. Më pëlqen shumë ky fakt, që ka njerëz që mblidhen vetëm në emër të një pasioni.

Kështu që nëse sonte nga darka shikoni ca tipa të çuditshëm në ndonjë lokal të keq që flasin më zë të lartë për këto argumente, ju lutem ti ndalini hapat në mënyrë që të mos i zgjoni. ( Por nëse degjoni që thonë “Darien s’merr vesh…” ju lutem ti spiunoni )

Kaq, më duket se thashë gjithçka.

Tags: , , , , ,

12 Responses to “1 vit”

  1. milial Says:

    Eh Darien Darien, ja u be nje vit. Grushtin e shtetit do mundohemi ta bejme kete vitin e dyte :))))
    Urime urime urime. Po ta bejme nje sms-dolli sonte ne darke. Te perqafoj.

  2. Dorina B Says:

    Tani mund te shkruajme pas cdo date pas e.s :)))
    Urime !

  3. loer kume Says:

    hahahah, grusht shteti e? Milial, ne nuk duam shtetin dhe ti e di. ne duam BOTEEEN!
    we want the world and we want it… NOOOOOOWW!
    uroj qe te gjithe lumejte te rrjedhin kete vit ne T.C !

  4. ak'll Says:

    dhe 100! ju lexoj me kënaqësi (shumicën e herës : ) )

  5. a.b road Says:

    urime t.c e tgjithe atyre qe shkruajne ne te; tmire e tkqij, te pastrehe e te strehuar, atyre qe shkruajne gjera te hajrit e atyre qe shkruajne budalliqe.
    Urime dhe ballistave meqe me ra rasti me i pershendet.

  6. Hurbinek Says:

    E gezofshi pervjetorin, Darien. Dhe ju ecte mbare ne te ardhmen, te gjitheve. Fotot i pashe, me lupe madje, por s’mora vesh “who’s who”, ose perndryshe “kieki”, ose dhe ndryshe “kifekua”.

    Megjithate, do te jap dhe noten time :

    Me shume me pelqeu ajo kuqaloshja me kater gishta dhe me nje unaze ku ka futur syrin. Me pelqeu domethene. Te lutem, Darien, percillja ndjenjat e mia te sinqerta ne kete ditelindje te hareshme.

    Me pak me pelqeu ajo kaçurrelka me cigare ne buze, nje slim te gjate te bardhe. Nuk me pelqen duhani, mendoj se nuk eshte nje shok i mire. Por mbase them keshtu se dikur me ka ecur me hile. Te lutem, Darien, percillja dhe kesaj qortimet e mia te pameshirshme.

    Tungatjeta.

  7. eni Says:

    shume urime;)
    bukur kolazhi i fotove;)

  8. Magjari Says:

    Ftu ftu,larg synit e menjes se keqe T.C!!!!
    Nji pershnetje Darienit,Enkelejdit,Alfred B,Andit,Loerit,vetes teme :):):) pse jo…

    Cucave puntoreshume duke fillu qe nga Daniela e cila ka qene durimshume dhe ka ba edhe punen teme,Nines,Dorines,Esmeraldes.

    Te gjithe komentuesve me men e pa men,me qellim apo kotesi,thjeshte se u ra rruga nga ky blog,qe me paturpesine me te madhe e them ka nivel e larmishmeri dhe aspak prurje thjeshte me xan venin dhe hapsinen.
    Shije nga me te nryshmet,muzikore qofshin ato,letersie qofshin ato,ideologjike qofshin ato.Dhe aspak neveritse.Rinor,pse jo dhe largpamse,ne nxitje te nje te nesermeje,se paku,premtuese.

    Respekt njisha!!!!

    Kapiten I’pafeu

    P-s:..qe te vazhdoj te fshihem pas gishtit :P:P:P:P u falemners qe jam pjese e juja!!!!

  9. bubikacurrel Says:

    ju adhuroj ……………..

  10. Aira Says:

    sa mire , sa mire 🙂

  11. Miss Germs Says:

    faleminderit qe jeni!!! 😀

  12. Alket Bushi Says:

    Ju pershendes te gjitheve dhe ju uroj gezuàr!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: