Fati

by

nga Alba Halilaj

Nuk i qendroi me jashte diskutimit, nga spektator i thjeshte i tij u fut me gjithe vetveten ne te, ne vorbullen e frikes qe ai percillte. Ndiente kthetrat e ankthit qe i gerryenin me thonj cdo gje bluante perbrenda. Ishte bere i lexueshem tani. S’kish me letra nen menge per te luajtur kunder rrymes qe po e sillte rrotull.
-Kur u bere ti e gjithpushtetshme? Kur erdhe? Kush te kerkoi ? Une nuk te prisja.

C’vlere kishte nje jete e tere mbushur me gabime, sprovime, mesime e pesime kur sapo erdhi nje rrufe e tille ai s’dinte te ngrihej. Erdhi ajo dhe e rrembeu pa lene as nje shenje te tijen pas, vetem nje hije te asaj cfare kish qene. Ai duhej ta kujtonte te shkuaren si lavdine e humbur, si token e premtuar, si endrren e nje jete te mbyllur pas nje fortese.
-Cfare je ti?
-Nuk jap perkufizime sepse nuk njoh kufij.
-Atehere me thuaj si erdhe?
Ajo pa nga lart. Ishte e njejte pamja qe i shfaqej ne dy hapesirat tokesore dhe qiellore. Qielli ne syte e saj ish i njejte me ravijezimin e trupit te saj nen syte e lagesht te qiellit. Ajo dhe qielli ishin nje e vetme e ndare me dysh. Gjithcka permbyllej te ajo. As ne deshtimin me te madh s’kish pasur nje gjurme te vetme te asaj ndjenje qe e kaplonte sa here e kishte prane.
-Vendosmeria jote do sjelle gjithmmone refuzimin tim.
-Po atehere, kur do takohemi ne te dy?
Ajo qeshi dhe prape hodhi veshtrimin lart.
Semuri mendjen e tij. Kjo mjaftonte.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , ,

One Response to “Fati”

  1. Last man on earth Says:

    Shume interesante.

    Mu desh ta lexoja tre here e prape, sa here qe me dukej sikur e kisha kuptuar se per çfare po fliste, me rreshkiste perseri!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: