Kshilla për me shkrujt

by

përshtatur  nga Darien Levani

1 – Të përdorësh fjalë të huaja nuk është fare cool

2 – Mos e përsërit atë që the njëherë, s’është e nevojshme. Domethënë, e the njëherë, lexuesi e kupton, s’ke se pse ta thuash përsëri duke përdorur fjalë të tjera. Përsëritja e te njëjtit koncept disa here e bën shkrim te lodhshëm, kështu qe mos u përsërit. Ka një përjashtim ama : mund ta bësh vetëm nëse nuk ke respekt për lexuesin  e mendon qe ky nuk është i afte ta kuptoje me një lexim, kështu qe ti e përsërit. Po, e di ça, edhe ky përjashtim është fyes kështu qe leje fare, mos e thuaj pesë herë te njëjtën gjë.

3 – Evito përdorimin e fjalive të gjata, janë të bezdishme dhe mund të lodhin lexuesin i cili nuk arrin të rrijë shumë i përqendruar, ( sidomos kur fjalia shtohet më informacione të kota ) , ndaj shpreh idenë tënde duke përdorur sa më pak fjalë dhe kalo te tjetra, mos u bëj si disa shkrimtarë të cilët kanë nevojë për një paragraf të tërë për të shprehur një nocion të thjeshtë qe mund te shprehje ne një fjali, sepse kështu ndodh qe kur lexuesi shkon në fund as që e mban mend më se për çfarë po flitej ne fillim e i duhet ose te lexoje fjalinë e pare për tu kujtuar çfarë po thoje, ose kalon direkt te paragrafi tjetër.

4- Pikat, presjet, kllapat, dy pikat, këto [ ] qe nuk e di si quhen. Janë të rëndësishme, vëri në vendin e duhur, e, për me tepër : mëso mirë edhe përdorimin e : dhe të ; .

5 – Si thoshte ai…s’më vjen emri tani, ai francezi më ai i famshmi, thoshte kujdes kur citoni, jepini autorin meritën ndryshe do ju akuzojnë si hajdut

6 – Mos abuzo me pikëçuditëset!!!

7 – Kujtohu gjithmonw tw zwvendwsosh w me ë.

8 – Mos krijo pika qe e çojnë lexuesin në nënshkrime*

9 – Mos përdor formula shkurtese si p.sh p.sh apo etj etj.

10 – Unë e di qe ne shqiptaret jemi nr. 1, është biles e kotë të përsëris këtë fakt sepse jemi the best, por mos u bej shume nacionalist kur shkruan.

11 – Mos përdor numra për te ndare idetë e ndryshme që po shpreh.

12 – Kotrollo gjithm me kujes ortorfine.

13 – A kemi vërtet nevoje për pyetje retorike?

14 – Mos e mbush shkrimet me ide filozofike, lexuesi mund të humbasi, kujto gjithmonë atë që thoshte Kant te Kritika e Logjikimit të pastër kur, duke kaluar përmes mundësisë edhe kushteve që te lejojnë te arrish në një përfundim, tregon detyrimisht edhe kufijtë e këtij duke qënë se çdo mendim në vetvete është edhe mohimi i një mendimi tjetër të pakrahasueshëm përderisa nuk është akoma i egzistueshem, pra kufiri jo vetëm si kufi por edhe si pamundësi për të konceptuar e për të shpjeguar ekzistencën e një jo-kufiri tjetër, kjo në të gjithë njohuritë ( edhe jo-njohuritë ) e mundshme. Pra, sa me pak filozofi.

15 – Mondohu ti perdorje sa më mire foljet që fut ne mendimet që mendove.

16 – Cito sa më shumë, si thoshte Crumley, s’ka rëndësi nëse citimet s’të duhen gjë, cito për të provuar që ti ke lexuar shumë më shumë se lexuesi, s’ka rëndësi nëse ti informohesh te Wikipedia, provo që je superior duke gjetur ndonjë intelektual kilen të shekullit të 11 a ndonjë amerikan të vetëvrarë në moshën 12 vjeçare, kështu të gjithë do e kuptojnë që je shumë inteligjent e do të lavdërojnë.

* përveçse ne rastet kur këto janë vërtet të nevojshme

Tags:

9 Responses to “Kshilla për me shkrujt”

  1. Alket Bushi Says:

    Bukur, Darien, me kenaqe! Mundem ta vazhdoj?…

    17. Lexoni kryeveprat qe kane lene gjurme ne historine e letersise, pershembull te mos kesh lexuar “Don Kishotin” e te madhit Gabriel Garsia Mançez, qe pershkruan aq mjeshterisht tmerrin e Luftes se Dyte Boterore, eshte turp per nje shkrimtar!

    Te pershendes!

  2. Enkelejd Says:

    18. Pastaj, mbaj mend se kurdohere, rruga per ne ferr eshte gjithandej e shtruar me ndajfolje.

  3. Darien L Says:

    Krahasimet jane si gjurmet e djallit, mos i ndiq.

  4. loer kume Says:

    dhe si thote Hemingway te klubi i cepit, duke rrekellyer goten e n’te;
    KOHEN MIKU IM! GJITHMONE JEP NJE PERSHKRIM TE DETAJUAR TE MOTIT! KOHEN MIK MOS E HARRO KURRE!

  5. dana Says:

    dhe do shtoja, mos degjo shume kritikat,se po fillove te shkruash per te tjeret do behesh i parashikueshem..,dhe parashikimet jane te merzitshme😀

  6. Darien Says:

    Nese ( e zeme ) fjalite ( e tua ) jane te gjata ( e per me shume, te shkeputura ( ne menyre te paarsyeshme )) lexuesi do ngaterrohet ( pak ( ose shume ( kjo çeshtja e pak apo shume varet nga sa eshte mesuar lexuesi te lexoje – por nga ana tjeter s’mund te shkruash per nje lexues qe slexon ( perveçse ne rastin kur as ti nuk lexon * ) ose mesatarisht )) dhe s’do kuptoje ( gje e keqe – perveçse ne rastin kur ky ishte qellimi jot ( ne kete rast eshte gje e keqe por jo aq shme duke qene se ti ke probleme serioze nese e ben me qellim ) –

    * por ne kete rast mund edhe te mos shkruash

  7. Dorina B Says:

    Nqs do te “cmendesh ” nga pak lexuesin ,jepi funde te paparashikueshme ,pra si i thone “prite timonin”🙂

  8. Sh. B. Says:

    Çdo vepër e botur, sado keq të jetë shkruar, është gjithmonë më me vlerë sesa një vepër e pabotur, sado mirë të jetë shkruar.

  9. AJAX Says:

    Mund te shkruash edhe si shkruan Edison Ypi ndonjehere sikur nuk i ndan FREKSIONI…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: