Pashë Ninën tek fluturonte

by

përkthim nga Edvin Kukunja

Përtyp dhe bështy
Nga njëra anë mjaltin
Përtyp dhe bështy
Nga tjetra dyllin

Përtyp dhe bështy
Përpara se të bjerë borë
Dritë dritë e largët
Më e ulët se yjet

Cila është ajo dorë
Që të ndezë e të fikë
Pashë Ninën tek fluturonte
Në krahët e lisharses

Një ditë do ta kap
Porsi era, pas shpine
Nëse ati im do e marr vesh
Do të më duhet iki gjetkë
Nëse ati im do e marr vesh
Do të nisem për det

Përtyp dhe bështy
Nga njëra anë mjaltin
Përtyp e bështy
Nga tjetra dyllin

Përtyp dhe bështy
Përpara se të bjerë borë
Këtë natë erdhi hija
Hija që më përqesh

I tregova thikën
Dhe maskën time mahnitëse
Nëse ati im do e marr vesh
Do të marr rrugët
Nëse ati im do e marr vesh
Do të nisem për larg

Përtyp dhe bështy
Nga njëra anë mjaltin
Përtyp e bështy
Nga tjetra dyllin

Përtyp e bështy
Përpara se të bjerë borë
Pashë Ninën tek fluturonte
Në krahët e lisharses

Një ditë do ta kap
Porsi era, pas shpine
Dritë dritë e largët
Që ndizet dhe fiket

Cila është ajo dorë
Që i ndez gjithë yjet
Përtyp dhe bështy
Përpara se të bjerë borë

Advertisements

Tags: , , ,

3 Responses to “Pashë Ninën tek fluturonte”

  1. bubikacurrel Says:

    nji nga kenget e mia me te pelqyera

  2. Xixellonja Says:

    E di qe s’eshte program me kerkesa por nese ka mundesi mund te perktheni Nella mia ora di libertà ose Sally? 🙂

  3. Eduart Rustemi Says:

    Xixëllonja, Sally-n kërkoja ndonjë tjetri, ndërsa “Nella mia ora di libertà” një përpjekje përkthimi e ke këtu: https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/582273_4859536678813_739663118_n.jpg

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: