Lufta e Lëkursit

by

nga L.Gërveshi

Kryengritja e Epirit e vitit 1878 ishte një lëvizje që ndodhi ndërkohë që zhvillohej lufta ruso-turke (1877-1878). Edhe pse oficerë grekë e mbështetën kryengritjen, qeveria greke duke patur parasysh  gjendjen ndërkombëtare vendosi të mos ta mbështeste atë. Kjo kryengritje përfundoi menjëherë sapo përfundoi lufta ruso-turke.
Në 24 Prill 1877 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane, pas disa betejash u duk qartë humbja e Turqisë. Ndërkohë që qarqe jozyrtare greke e vlerësuan si një mundësi të madhe për të nxitur një revoltë në disa zona të Perandorisë ndaj të cilave Greqia kishte pretendime territoriale si Epiri, Thesalia e Kreta.

Në 1877 u formuan në Greqi 2 organizata me qëllim që të organizonin një kryengritje në Epir: Mbrojtja Kombëtare dhe Vëllazëria. Menjëherë ju vunë punës për të krijuar grupe vullnetarësh, të mblidhnin ndihma dhe armë. Në dhjetor qenë gati të udhëhiqnin kryengritjen dy shqiptarë të njohur në Greqi, gjeneralë të ushtrisë greke: Mihal Spiromilo nga Himara dhe Dhimitër Boçari (i biri i Noti Boçarit që kish marrë pjesë në ngjarjet e vitit 1854), por qeveria greke duke ju trembur gjendjes ndërkombëtare ndërhyri e ndaloi përzierjen e tyre në këto banda.

Në Shkurt  1878 banda vullnetarësh kaluan kufirin dhe hynë në Thesali e Epir. Krahinat e para që ju bashkua lëvizjes ishin Xhumerka në perëndim të Artës, veriu i Prevezës dhe Radoviza. Gjithsesi ishte e keqorganizuar dhe që në fillim u kuptua që nuk mund të sillte ndonjë gjë të mirë. Pas përpjekjeve të para një pjesë e madhe e banditëve u tërhoqën në Greqi. Një postë turke në Plakë u mor nga bandat greke por me arritjen e 2000 forcave turke u detyruan të tërhiqeshin.

Lufta turko-ruse përfundoi me traktatin e Shën Stefanit (3 Mars 1878), kjo gjë pati ndikim negativ mbi lëvizjen. Në 12 Mars përfaqësuesit e lëvizjes u takuan dhe shpallën bashkimin e Epirit me Greqinë. Menjëherë arriti një trupë turke e cila vuri nën kontroll gjithë Epirin, duke parë që ishte e kotë, këto banda u tërhoqën në Greqi.

Ndërkohë që levizja në Radovizë  ende nuk ishte shuhar, në 27 Shkurt 1878, një bandë prej 150 vetash zbarkoi në Saradë. Ketyre iu bashkangjitën edhe 700 vullnetarë të tjerë nga Korfuzi (përgjithësisht emigrantë shqiptarë), komandoheshin nga kolonelët Llapa e Stefani (Jorgj Stefani ishte nga Qeparoi).
Të xhumanë që me natë,
në Korfus, një koshullatë,
shkruan e dërgon një kartë:
Kush është djalë, më këmbë,
të hidhet të zërë vëndë,
se del greku në Sarëndë!

Vunë nën kontroll qytetin e Sarandës, Vurgun, Qafën e Gjashtës, Lëkursin e manastirin e shën Gjergjit.  Në këto kushte luftëtarët e të gjitha krahinave dhe komandantët e çetave u organizuan dhe marshuan drejt Sarandës për të organizuar mbrojtjen e Lëkurësit nga pushtuesit grekë. Bashkë me e krijimin e çetave, lindën dhe këngët patriotike të cilat bënin thirrje për organizim e qëndresë ndaj bandave greke.

Dolli greku në Sarëndë
Kush është djalë në këmbë
Të hidhet, të zërë vëndë
Ç’kërkon Jorgua i Greqisë
Në sinor të Shqipërisë
Shqipe e zezë si korbi pisë
Do ta bëjë që të noisë

Në Lazarat edhe sot e kësaj dite këndohet një këngë:

Seneja treqind e shtat’ (fetar)
erdhi Mediu në fshat,

-Ngrehuni o lazërat,
na erdhi greku në prak.
U ngritën djemtë me vrap,
Djem qenë njëzet e shtat,
Barjami mori bajrak
sorqeth pa zorrë në bark.

Të gjithë luftëtarët e krahinave jugore zbritën ne fushën e luftës për të “mirseardhur” komshiun e paftuar. Qëllimi kryesor dhe i vetëm ishte zmbrapsja e pushtuesit dhe mos lejimi i pushtimit të Sarandës dhe veçanërisht mbajtja e Kalasë së Lëkursit. Luftëtarët e këtyre çetave udhëhiqeshin nga komandantët trima si: Idris Alidhima, Rakip Gjocaj nga Zhulati, Bako Çarçani nga Fushbardha, Islam Gjonika nga Fterra, Rakip Delvina, Iliaz Tatëzati, Myslim Zenel Gjoleka,  Daut Dermishi nga Lazarati etj.

-Kush lufton përposh në Gjashtë?
-Idriz Palla vet’ i shtatë.
Mbë udh’ poqën lazëratë.
Briti Idriz Alidhima:
-Përpjet’ o burra, o trima,
atje ku lufton martina.

Në këto këngë ngrihet lart heroizmi i bijve të Labërisë, njëkohësisht shprehet dhe dhimbja për ata që ranë,  46 vetëm nga fshati Zhulat:

Në xhuma që me natë,
Vjen një ulurimë e thatë.
Thanë, u vranë zhulatë,
Dyzet e gjashtë mandatë.

Në një këngë tjetër thuhet:

Seç erdhi një kartë
për mbi qir’ Vasilë (zotin)
Dolli Jorgj Stefani
me dyfek martinë
Telit se ç’i ranë
brenda në Janinë

Doli në Sarandë
s’vate dot Delvinë!
Pashait i thanë
dhe ky mbledh ordhinë
Dolli kapedani

bobo me martinë
Gratë e Kurveleshit
zun’ e ulurijnë,
Për trimat që u vranë
që vanë e s’po vijnë,

Dolli Jorgj Stefani
bobo me martinë
Dolli në Sarandë
s’u hodh dot Delvinë
Jorgj Stefani nga Qeparoi
djemt e Zhulatë ç’i shoi.

Lufta qe e rëndë, por luftëtarët e Labërisë nuk u tërhoqën. Siç dëshmon edhe kënga:

Jorgo dhëndërr i Rusisë,
të shoç djemt’ e Labërisë,
me jelekë e pa këmishë,

e marrin plumbin në sisë.

Kështu të vrarët e të shpartalluar, grekët nuk mund të zinin as anën e detit e të hidheshin nga kishin ardhur për arsye se gjatë kohës një anije ushtarake Turke kish ardhur e kish zënë ngushticën e Korfuzit në ujrat tona dhe nuk ish e mundur jo vetëm që t’u vinte ndonjë lloj ndihme po edhe asnjë nuk do të shpëtonte dot në rast shpartallimi. Dhe kështu ndodhi.

Ç’erdh vapori zeherli,
Nëpër det si mal i zi,
Ruan vendin me dylbi,
Që Sarandë e në Kastri,
-Ku bie Lëkurësi?

E qëllon në themeli,
Aq sa dil tos dhe hi!

Komandanti i Janinës u nis kundër tyre i ndihmuar nga forca vullnetare shqiptare. Më 4 Mars pas luftimeve të ashpra kryengritja mori fund.


– Ç’kërkon Jorgua i Greqisë,
Në sinor të Shqipërisë?
I pe djelt’e Shqipërisë?
Të vunë në majë të sfungjisë.

Tags: , , , ,

3 Responses to “Lufta e Lëkursit”

  1. Last man on earth Says:

    Sa histori e bukur edhe e pershkruar mire. Flm Gerveshi.

  2. andri Says:

    mund te me thote njeri se cprona mori lekursi pas luftes

  3. blablabla Says:

    tepër tepër i gjatë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: