Shkrimtari i Ri Shqiptar, ose “Shkëlqimi dhe Mjerimi i Një Romani”

by

nga Loer Kume

Duke lexuar në një gazetë debatin e hapur për letërsinë e pas ’90-ës në Shqipëri dhe për shkrimtarët e rinj që një shkrimtare e huaj e interesuar për artin në Shqipëri, i kërkon me qiri nëpër Tiranë, më erdhi ndër mend një përrallë. Një përrallë urbane që flet për një shkrimtar shqipëtar pas viteve ’90. Dhe për romanin e tij të parë. Atëherë, na ishte njëherë një tip. Kishte qëlluar me shpirt të ndjeshëm. Poezia hyri në të që në moshë të njomë fare. Dhe ai e nxirrte nga vetja shumë bukur. Që në moshën 6 vjeçare kur sapo kishte njohur gërmat, shkroi poezinë e parë. Dhe kështu eci ai në rrugën e tij, vit pas viti, poezi pas poezie, derisa u rrit disi. Hyri në gjimnaz. Lexonte e lexonte…shkruante e shkruante… Duronte talljet e shokëve që kishin alergji nga librat, dhe kalonin kohën nga masturbimi i rradhës te matja e rrugëve tërë ditën e ditës. Duronte vështrimet përbuzëse të vajzës që pëlqente se ajo ishte më e bukura dhe ai poeti shkarravinë. Shtrëngonte dhëmbët. Do më shihni, – thoshte me vete,dikur unë do shkruaj librin tim të madh. Dhe të tërë ju do më respektoni, doni apo nuk doni. Ai ishte rebel. Dëgjonte rock. Shkruante e shkruante. Madje, një herë fitoi dhe çmimin e dytë në konkurs. I pari ishte për njerëz të fuqishëm. Do më shihni më vonë kur unë të jem njëri i fuqishëm, – tha prapë me vete duke shtrënguar dhëmbët. Sepse talenti i tij ishte gati hyjnor. Filloi studimet për gjuhë letërsi. Ndoqi pasionin e tij të jetës. Atë që i buronte nga brënda vrullshëm. Aty ishte në botën e tij. Të tërë ishin si ai. Letrarë. Dhe puthi për herë të parë një vajzë. Dhe jetoi vitet e shkollës me pasion dhe përkushtim prej asketi. Ajo ishte puna e tij. Ajo që po bënte ishte ai. Do i jepte famën, dhe çdo gjë që të donte. Mbaroi shkollën, doli për herë të fundit nga dera e saj, dhe në kokë i ra freskia e çmendur e fustaneve verore. Iu vu pas. U thoshte që ishte gjeni, që e vleresonin tërë ata që merrnin vesh nga letërsia. Askush nuk i jepte më shumë se një buzëqeshje të ftohtë. Cu hynte në punë një gjeni letrar? Ato kishin nevojë për para. Paraja. U kujtua një moment, dhe kërkoi punë. Hiç. E kujt i duhej një gjeni letrar? Askujt. Ishte mall që nuk shitej. Filloi diku në një librari si shitës. Këshillues librash i pëlqente të quante veten. Thoshte se merrej me drejtimin e brezit të ri në letërsi. Merrte 15000 lekë rrogë. Rrinte tërë ditën duke lexuar dhe ngrënë bukë e groshë në shtëpinë e babait. Ishte 28 vjeç. Dhe shkruante. Përfundoi më në fund romanin e tij. Romanin e parë. Një roman të mahnitshëm për shpirtin dhe botën. Tani jeta do ti ndryshonte. Kritika do e kuptonte thelbin e filozofisë së tij. Do bëhej i madh si ‘X ‘dhe ‘Y’ dhe romani i tij me pak fat do përkthehej nga një përkthyes i njohur. Do lexohej dhe kuptohej në botë, njerëzit do ndriçoheshin nga libri i tij. Dhe ai do shkruante emrin e tij në librin e madh të shkrimtarëve botërorë. E hodhi dorëshkrimin në kompiuter në një internet kafe duke paguar me lekët e kursyera me zor nga rroga për të.. Dhe pasi e masterizoi filloi të kërkonte botues. Aty u vu për herë të parë përballë realitetit të vërtetë. “Ti, më fal që po tregohem disi harbut, por po të flas hapur, nuk je askushi. Je, nëse më lejon të shprehem me figurë letrare, mall i ri në treg. Që do të thotë mall i pasigurtë. Me shumë mundësi nuk do kesh sukses që me librin e parë. Nuk mund të rrezikojme paratë tona. Duhen lekë për botim. Të paktën 2000 euro. Vetëm 500 kopje. Lidhje cilësore.” Ku te gjente 2000 euro një dikush me 15000 lekë rrogë në muaj? Atëhere mësoi të lëpihej. Ti lëpihej atij që kishte para. Biznesmenit. Dhe ata e dëgjonin duke pirë puron e tyre dhe buzëqeshnin. Entuziazmoheshin nga talenti i tij, por sapo dilte nga dera e harronin. Sepse duhet të bënin para. Dhe ai filloi ta ndjente veten parazit. Dhe lypës. Po u lypte para të tjerëve. Megjithatë njërit që e donte letërsinë e bukur dhe kishte kohë më shumë se të tjerët, i erdhi keq. Paratë u gjetën. Libri u faqos, shtyp, lidh dhe botua. Ishte emocion prindëror të mbaje në dorë librin tënd të parë. Gati si foshnje. Me atë kopertine të bukur, të shkëlqyeshme. Me atë kopertinë që do e preknin mijra duar, do e dashuronin mijra mëndje…dhe filloi faza tjetër e punës. Të bridhje libraritë, kinkaleritë, bibliotekat, shkollat. Për të shitur librin. Sigurisht jo me lekë në dorë. Libri vihej në vitrinë, dhe blihej, atëherë ai merrte lekët. Libri u vu në vitrinën e librarive. Kalonte afër saj dhe shihte tërë krenari kopertinën e bukur e të shkëlqyeshme e tërë ngjyra. Kopertinën që u bë e verdhë nga dielli dhe gri nga pluhuri. Sepse libri ishte vendosur në krahun e librarisë ku pluhuri nuk fshihej kurrë. Në atë krah ku dergjeshin dhjetra libra të tjerë, idiotë, bastardë, deri edhe gjenialë. Libra të shkruar rishtazi, pas ’90-ës. Kritikët nuk e morën vesh ndonjëherë që ishte botuar një libër i ri nga mënyra e të shkruarit në Shqipëri nga një shkrimtar i ri premtues. Ata kishin punë. Të merreshin me politikë. Dhe të shkruanin artikuj kritike të tipit “pse nuk ka kritikë letrare…” Kuptoi që askujt në këtë vend të çuditshëm nuk ia ndjente për letërsi. Sepse nuk kishte bukë në qarkullim. Njerëzit e shkretë ishin në kërkim të dy lekëve për të ushqyer familjen. Gjëja që i gëzonte më tepër ishin ardhja e dritës dhe ujit. E ç’mund tu hynte në xhep atyre për një roman të ri qoftë edhe gjenial? Ai s’bënte për të ngrënë. As për të pirë.. Të kapitur, me mirë dëgjonin predikimet e një feje se faqet mbushur me nota optimizmi e shpirti të një romanit të parë të shkrimtarit të ardhshëm me famë botërore. Dhe cinizmi që e pushtoi kur ndjeu disfatën, ia thau burimin e frymëzimit. Nuk kishte më tema shkrimi. Jeta e përditshme nga puna te klubi e te shtrati nuk ofronte brumin e nevojshëm. Mendimet e vrullshme për të parë vëndet e botës e njohur njerëz të rinj u bënë ëndërra të buta për të fjetur gjumë. Ndërkohë ishte shëndoshur, thinjur, dhe flokët i ishin rralluar në ballë. Ishte bërë burrë. Filloi të shkruante artikuj për gazeta e të kërkonte në dyert e redaksive honorarin. Por, nuk kishte honorar për artikujt kritikë të artit. Nuk kërkohej kritikë letrare në treg. Ndaj, sipas këshillës së një miku, filloi të ndiqte ngjarjet politike. Duhej të fitonte para duke u angazhuar me një forcë dhe duhej të gjente grua. E vendosi një ditë para një gotë konjaku vendi. Do të behej analist…Egzistojnë dhe të paktën tre variante të tjera të kësaj përralle. Në njërin, është po e njejta rrjedhë por me ndryshimin se shkrimtari nuk kishte talent. Në një tjetër, shkrimtari prapë nuk kishte talent, por ngjarja u zhvillua bukur, duke e bërë shkrimtarin një pop star sepse babai kishte paratë dhe lidhjet e duhura me televizionet të cilat i bënë reklamë dhe e ftuan nëpër shfaqe. Ai ishte i bukur dhe vishej bukur. Duhet të jetë dhe varianti i katërt, ku ai kishte talent dhe pjesën tjetër e bente babai, po unë nuk kam dëgjuar gjë. Do ishte bukur. Por… Varianti i parë i përrallës mbetet në fuqi, sepse ai tregohet më shpesh në realitetin urban Shqipëtar. Ai është shkrimtari i ri. Mund ta gjesh në kafenë e lagjes, apo në klubin ku mbidhen të mëdhenjtë, për të vjedhur ndonjë fjalë me vesh e nxjerrë ndonjë lek. Kështu do të isha dhe unë sikur mos kisha ndjekur zërin pragmatist të mëndjes e të mos kisha studiuar stomatologji. Dhe kjo arsye më bindi plotësisht kur jo më larg se para dy ditesh, pyes në librari për gazetat letrare sepse doja të botoja diçka të shkruar për pasion, dhe marr vesh që në këtë moment që po shkruaj nuk ekziston të paktën as një suplement letrar, jo gazeta të mirëfillta letrare që nuk shihen kurrkund. Të kanë lezet dhe bukuri kronikat e zeza tërë gjak e vrasje misterioze me të cilat E.A.Poe do ndërtonte një perandori letrare njëqind herë më të madhe se ajo që shkroi.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , ,

23 Responses to “Shkrimtari i Ri Shqiptar, ose “Shkëlqimi dhe Mjerimi i Një Romani””

  1. Dorina.B Says:

    Loeri ka trajtuar se brendshmi pertej asaj cfare ka shprehur ;
    pasionin e gjithkujt ,pasione te lena menjane …nuk dua te zgjas komentin se sdo te dija ti vija pike me pas …
    vetem se lexova , u preka …e u binda dhe njehere qe edhe une si edhe te tjere “kemi bere mire qe kemi degjuar zerin pragmatist te mendjes “…

  2. Hollow Says:

    Ata qe degjojne zerin pragmatik te mendjes do vdesin nen udhen e tij, ata tjeret qe nuk e degjojne prap do vdesin, por jo nen udhen e tij. Te pavdekshem do jene hipokritet modeste; filozofet qe shkruajne per ata qe duan te shkruajne, ata qe s’duan, e te tjeret qe perpiqen apo s’e rrujne fare. Fantazma.

  3. fitili Says:

    s’kemi gazeta apo revista letrare ,apo ndonji suplement te flasi per letersine ,por kemi njiqind gazeta qe flasin per politike , kronika te zeza ,

    per mendimin tim e ka fajin brezi i vjeter , po na lene ne shoqeri te ku cdo gje qe vlen eshte politika ,

  4. sonila Says:

    Milosao, suplement i gazetes shqiptare, cdo te djele.
    Don Kishot, doli rreth 7-8 numra, u nderpre ne vere 2009. Arsyeja: hmmm. Ato te shkrimtarit me lart.
    Aleph, del cdo 3 muaj, e rregullt, shume cilesore.
    Gazeta, del cdo te merkure, jo vetem kulturore, por e hapur ndaj shkrimeve cilesore dhe bashkepunetoreve te rinj.
    etj etj etj

  5. kapiteni Says:

    “””Mendimet e vrullshme për të parë vëndet e botës e njohur njerëz të rinj u bënë ëndërra të buta për të fjetur gjumë. “””

    Ne fakt ke thene me shume se kaq Loer.
    Kush nuk e gjen veten personazh te kesaj prralle moderne????

  6. Reald Says:

    Bravo!!!!!!!

  7. loer kume Says:

    faleminderit te tereve per leximin!
    secili nga ne qe shkruajme sado pak ose shume, ka gjetur veten nje here apo nje tjeter ne kete pozicion.
    jam dakord me pragmatizmin sepse ne do gjallojme jo?
    ama eshte jetike per artin qe ky pragmatizem te mos ta perfshije ate.
    dhe vete jam perpjekur te bej nje zgjedhje te tille ne perditshmerine time, duke ia arritur disi me sukses.
    ne fund te fundit, fshehtas e pa shume kthjellesi, sot jemi akoma te nenshtruar ndaj ligjit te xhungles, ndaj eshte hipokrizi te themi qe nuk luftojme per te mbijetuar me tere mundesite tona, e letersia sot nuk eshte arma me e forte😉

  8. AjAX Says:

    Pershendetje!
    Urime per shkrimin!Gjithsesi pak pesimite(apo realist) nuk di si ta quaj.
    Me preku.Nuk kam shkruar asnjehere ndonje poezi apo tregim(kam mbetur deri tek hartimet megjithse merrja gjithmone 10-ta per to :)).
    jam tip qe kam lexuar dhe lexoj shume (nga te paktet qe me pelqente matematika dhe letrsia ne gjimnaz:)).
    Zgjodha Informatiken dhe jam nje IT tani…
    Edhe njehere urime per shkrimin!

  9. loer kume Says:

    heeeej, IT tani eh? po mire, faleminderit per vleresimin, edhe pse ky ishte nje shkrim thellesisht realist, dhe pak i larget me letersine qe krijoj une🙂

  10. AjAX Says:

    Po pra edhe une ate thashe qe eshte realist(por ky realitet te ben pesimist ndaj them qe si shkrim ehste pesimist.)
    Nejse shpresoj qe shkrimet e tjera (letersia juaj) te jene me me shprese…

  11. loer kume Says:

    po AJAX kush eshte? pse AJAX dhe jo AKIl psh?🙂
    nejse, letersia ime eshte pak hapsinore se fundmi, do postoj ne blog shkrimin e fundit e mbi te mund te gjykojme nese eshte pesimiste ose optimiste, se DITA E TETE eshte cdo gje vec realistes🙂

  12. desaparacidos Says:

    Dakord, tani, me nje provokim.

    E kush ka thene qe duhet me u be i pasur duke shkrujt? Kush e ka fajin qe gjerat shkojne keshtu? Nese ne ardhe jetohet e njejta fryme edhe per ata qe bejne pikture, kinema, muzike, pse duhet qe ne letersi te shkoje ndryshe? Mos valle – e them, VALLE – duhet mos me u anku me e me punu me shume?

  13. AjAX Says:

    @Loer:Ajax eshte nje figure mitologjike plus skuadra ime e zemres ne futboll🙂.

    @desaparacidos: ke pjeserisht te drejte, por une mendoj se nuk do punojne te tere ne ndertim(e te punojne me shume).Disa do shkruajne,disa do pikturojne,disa do rregullojne PC,disa do shesin.Kjo eshte jeta…
    Pastaj jo te tere duan te pasurohen,por edhe te hiqen zvarre nuk do njeri.

  14. loer kume Says:

    po e di kush eshte Ajaxi i biri Telamonit, mbretit te salamines, mikut te herakliut. Ajaxi, vellai Teukrit :)))
    mendoa te t engacmoja njecike qe te kuptoja njiheshim apo jo ndaj.
    atehere ti heteronim Desaparecidos, meqe provokove, pa me thua icik, pse do te botosh ti??? :))))

  15. dana Says:

    para se ti pergjigjesh pyetjes perse te botosh,duhet thene pse te shkruash?
    pyetje e veçante kjo,
    pse jo them une..fundja eshte nje shprehje e shpirtit njerezor,dhe si e tille nuk eshte se duhet justifikuar shume; eshte sikur te rrish aty e te japesh shpjegime pse veshtrohet nje perendim dielli,pse shetitet me kembe zbathur ne bar,pse shijon detin a qiellin me re: cfare ka per te shpjeguar ketu? behet,pike.
    shkruhet edhe per te lene shenje..per te deshmuar dicka qe ka qene: nje mbremje,nje emocion,nje udhetim,nje zenke,nje batute..
    shkruhet per njeqind e nje mije arsye dhe per asnje..
    “Njeqind vjet vetmi” i Marquez lindi nga pamundesia e shkrimtarit per tu larguar nga familja e shtepia per nje vit kohe..psh🙂
    kjo persa i perket se shkruarit..per botimin eshte dicka ndryshe mendoj,kush shkruan do te lexohet,pra te publikohet..dhe natyrisht te fitoje🙂 veshtire qe dikush te me mbush mendjen per te kunderten🙂

  16. loer kume Says:

    po, e vertete gjithcka, madje me duhet te shtoj qe shtepia e shpirtrave lindi si nje leter per gjyshin ne vdekje e siper te cilin isabel nuk mund ta shihte.
    frymezimi nuk ka nevoje per justifikime. as botimi nuk ka nevoje per justifikime. por desaparecido kerkoi justifikime per faktin qe nje artist do te nxjerre para nga arti i tij.
    varet kjo, nese marrim parane si mjet vleresimi universal brenda kuadrit njerezor.
    nga ana tjeter, diskutim i rrezikshem eshte nese nje liber i supershitur eshte i vlefshem psh. teorikisht neve themi jo. se ka bestseller edhe libra dietash.
    ama, ne nje kuader me te gjere, kush na siguron ne qe libri psh i dietave qe eshte bestseller nuk eshte ajo cka njerezimi kerkon ne nje moment te caktuar, dhe qe perfaqeson shpirtin njerezor ne nje moment te caktuar? kete hajde zgjidhim ne.
    e nese dikush thote qe libri i dietave nuk eshte art, si ka mundesi qe nje pjese e madhe e nejrezve librin bestseller ne fjale e pelqejne? mos valle keta nuk pelqejne te bukuren? mos valle meqe ne perbuzim moden psh, gucci, armani, dhe louis vuiton nuk bejne pune te bukura? ky eshte diskutim…. kush percakton artin, t ebukuren, dhe monedhen, dhe ci lidh e ci ndan keto te treja?

  17. kela Says:

    Nuk e di nese bej pjese ne njerezit e fuqishem qe moren çmimin e pare ne konkursin e shkrimtarit, po poezine tende e kam patur gjithmone ne zemer, perkundrazi, ngjjitur mbi murin e dhomes time.
    Me ka marre malli dreq!!!

  18. desaparacidos Says:

    Miq te dashur!

    Po ju pergjigjem pak i shperqendruar, meqe kohet e fundit jam zene shume ne piken qe ngre Loeri me miq te ndryshem.
    Ah, shume dakord me Danen, une shkruaj sepse shkruaj, botoj sepse shkruaj, eventualisht fitoj sepse botoj. Kjo eshte historia.

    Tani, askush se ve ne diskutim te drejten e Guccit per te shkruar romane. Ka pak keqardhje per faktin se une bie fjala shikoj qe ky romani qe ka shkruar Armani ne fakt eshte cope, megjithate, me ane te disa manovrave tregetare po shet 700 milion kopje nderkohe qe Zadie Smith shet 1000 kopje. Mua me vjen keq, por nuk ve ne diskutim te drejten e kujtdo per te bere çfare te doje. Natyrisht qe mendoj se sa keq eshte, se si me nje sforcim te vogel keta njerez do lexonin gjera shume me te bukura e me inteligjente, po perderisa ata duan me degju ate, pune per ta.

    Se pse shkruajme une do sugjeroja qe Loer te na bente nje shkrim mbi kete sepse ky eshte diskutim shume i gjate ( e i bukur )

  19. loer kume Says:

    nje shkrim mbi pse shkruajme? arsyen pse shkruajme e mbajme secili te markuar brenda vetes, ne menyre egoiste, personale, egoiste, personale! une te LOER KUME kam publikuar tregimin tim GJYQI I HIJEVE. ne kete rast shpreh deshiren ta botoj ne TC, dhe voila! kemi nje shkrim mbi arsyet perse shkruaj!
    sidoqofte, nuk ka asnje shpreblim me te madh NE JETE se sikur qofte nje njeri i vetem te te thote qe ka poezine tende ne mur e ne zemer. mjafton kaq qe un te motivohem te shkruaj pambarimisht!
    te perqafoj fort bakante e vogel !🙂

  20. T Says:

    Une mendoj se ne Shqiperi ka dy lloj shperfillesish te letersise. Ata qe s’kane zbuluar akoma letersine e re dhe te lire, sepse kane jetuar per gati gjysme shekulli nen peshen e letersise se imponuar te realizmit socialist. Keta jane semurur nga kjo letersi reale e genjeshtert dhe prandaj ne pergjithesi e konceptojne letersine si nje perralle ose fantazi qe nuk sjell perfitim. Dhe interesi per te rrjedhimisht u duket absurd. Ne llojin e dyte futen ata qe njohin, “lexojne”, por qe mendojne se sot ne bote ka mjaftueshem libra. Pse do te duheshin te tjere?
    Sa e fuqishme duhet te jete letersia per te zgjeruar perfytyrimet shqiptare? Them se duhen tragjedi te lemerishme per te tronditur sadopak shpirtin tone letrar ne agoni.

  21. loer kume Says:

    do te duheshin tragjedi t elemeritshme per te tronditur shpirtin tone letrar ne agoni, ose,
    shpirtin tone te fosilizuar nga tere cudirat qe kemi jetuar si komb brez pas brezi… e c mund te na beje me pershtypje valle?

  22. ehe... Says:

    ue ue ue ! o mami, sa shume kam per te shkruar ketu ! Por ç’e do, jam semure, i ngulur pas shtratit dhe s’kam fuqi. Sa keq, sepse Loeri ka shkruar diçka te mire ketu por edhe nderhyresit e tjere paskan folur gjera te mençura dhe ngacmuese.

    Ketu mund te kisha shkruar nja 3 faqe format me shkrim te vockel Goudy Old Style, dhe prape do te kisha uri. Do ta le per njehere tjeter, kur t’i kem takuar keta çunat dhe gocat “dal vivo”, dhe aty do hyjme ne nje klase ose ne nje restorant ku s’shkon askush, do bashkojme ca tavolina dhe tay do mbaj nje kumtese. Kafete dhe embelsirat, i heq une. Sepse une kam dy te mira : kam leke dhe nuk dua te botoj. Do te pres te botoj vetem nja dy jave para se te vdes. Keshtu jam i sigurte qe nuk do te kete ndonje gazetaruc qe fillon e me numeron gabimet drejtshkrimore, ose vendosjen e presjes siç e ka mesuar ne klasen e trete nga nje mesuese e vobekte. Ose dhe do te kete gazetaruc, por meqe do te jem i vdekur, atehere per mua zere se bota eshte shuar. Leket qe kam, sot per sot i perdor per te blere libra. Dhe keto libra, kur te vdes une, do t’ia le trashegim bibliotekes se katundit tim, kur ta kemi ndertuar.

    Ka dy gjera qe dalin nga teksti i Kumes : djali i ri, meqe ka dhunti letrare, shkon te ndjeke pasionin e vet dhe futet ne fakultetin e letersise. Gabim ! Eshte nje ide mjaft e perhapur kjo, dhe nje ide vertet kobzeze kjo qe, per te bere letersi te madhe, duhet te kesh mbaruar per gjuhe-letersi. Ne pergjithesi, madje te gjithe shkrimtaret qe vijne nga kjo fidanishte jane teper te dobet. Nuk kam hasur ende nje shkrues te mire qe ka mbaruar gjuhe-letersi. E habitshme, por keshtu eshte. Ne fakt, mbarimi i ketij fakulteti eshte i mveshur ende me nje ide shekullore te perhapur ne viset shqiptare, se keta qe studiojne aty jane te gjithe poete, kuptojne shume, jane çike te krisur dhe te pakuptueshem, blablabla. Edhe misterioz, gjithashtu.

    E dyta, ka qene nje shkrimtar amerikan, nje i vobekte dhe ky, Toole (Tullë fare) qe ka vrare veten nja 30 vjeç. Ky shkruante e shkruante dhe s’bente gje. I qe tiposur ne tru se eshte shkrimtar kauçuku. Dhe nje dite i thote vetes ne pasqyre : ik mer toç, u be koka jote te shkruash, ik vrit veten me mire. Dhe shkoi ne garazhin e makines. Ky tipi kishte nje makine te lodhur asokohe. U fut ne makine, pastaj doli. Mori nje tub dhe lidhi skapamenton me kabinen. Pastaj hyri brenda dhe i dha makines gaz. Yhyyyyyyy sa larg udhetoi, nja dy ore. Pastaj e zuri gjumi. Nje gjume i gjate, i thelle, ende s’eshte zgjuar. Njelloj si Stigu, e njihni ? Dagermani. Ai suedezi i brishte qe shkruante gjera te trishta, 31 vjeç, sa ç’kam qene une para 32 vjetesh. Nejse, gjera qe ndodhin.

    Nena e Tullës, kur vajti ne garazh te sperkase vendin me uje per ta fshire, sheh se Tullen e kishte zene gjumi. Tulle, o Tulle, po ngrihu te keqen nena, ngrihu se u be pluhur ketu. Por Tulla nuk zgjohej. Atehere nena ambulancen. Erdhen keta dhe i thane nenes : neno, tjater here mos na therrit per gjera te kota, Tulla paska mbaruar. Mos, te keqen nena, t’u thafte ajo goje ! tha plaka dhe pastaj thirri sherbimet e varrimit.

    Kur nenokja u kthye ne shtepi, mendoi njehere qe te rremonte neper sirtare. Dhe gjeti ca fletushka. I mblodhi, i lexoi, dhe tha me vete : po pse ma bere kete o biri i nenes bir, po ti paske qene shkrimtar i mbaruar !

    Pastaj telefonoi nje botues. Alo ? Kam çike pune me drejtorin, ju lutem, a mund t’i flas. Jepi mi shoqe, drejtori jam. Ou ? Shoku drejtor, kam çike pune me ty, dua te te takoj. Posi jo mi shoqe, patjater, takohemi tek piceri “The Wind”. Shume bukur. Vajten ne piceri, porositen nje pjate lokale nga juglindja e vendit dhe pastaj nenokja nxori nga gjiri ca fletushka. Degjo biro, kam ketu ca meleona dallare, m’i boto çike te keqen nena se do ia shohesh hajrin edhe ti edhe une. Botonjesi kishte qelluar vertet hundeholle dhe e dinte ku del dallari. Edhe i merr fletushkat dhe i rras ne shtypshkronje. Titullin ia kishte vene vete i ndjeri, Tulla. Nje titull te tipit : “Perbetimi i treperve”. Eh mire e bukur, duall libri ne qarkullim. C’te shohesh pastaj ! U leshuan njerezit si miza per ta blere. Kritiket u shqyen duke e lavderuar, pasi ishin shqyer njehere duke mbajtur brinjet me dore nga te qeshurit. Libri fitoi dhe çmimin me te larte amerikan, pas vdekjes, sigurisht. Se Amerikanet e kane kete te mire, te nderojne shume pas vdekjes, madje dhe ta japin nenshtetesine amerikane. Hehe, keshtu shkruhet zakonisht pas fjalesh te tilla, per te vene ne dukje ironine per ndonje shpirt te dlire qe fluturon me engjejt. Nejse.

    Ku e pata fjalen, se u ngaterrova keq ? Ah po, tek shkrimtari, botuesi, kritika dhe paraja. Jam semure dhe nuk shkruaj dot gjate, plus qe duart kane filluar te me mpihen shume. Mos eshte vdekja valle ? Ta marre djalli, ta marre, po une as qe kam shkruar ndonje gje, sirtaret e mi jane bosh, vetem ilaçe ka, per gjithfarelloj semundjesh. Kam keto librat, dakort, por s’jane te mite. Megjithese e kam shume shok Borgesin sepse ai eshte miku me i mire i atyre shkrimtareve qe nuk shkruajne kurre : “Le te mburren te tjeret me librat qe i kane shkruar vete, une do te mburrem me librat qe i kam lexuar”, keshtu thoshte Qorri. E kam shok. Te ngushte.

    Ah sikur te kisha dhe ca kohe, do tregonja dhe historiçka te tjera por me duhet te dal ne banjo, ja sa te vijne ata dy vetat qe me mbajne hopa per te bere dy hapa. Ufff… sa e veshtire qenka jeta. Shyqyr thuaj qe s’kam makine dhe s’marr vesh nga tubat.

    Hej, çuna dhe goca, kalofshi bukur kete dite te diel, dhe gezuar festat ore ! Beni sa me shume dhurata, miqve, te dashurve, dashnorëve dhe dashnoreve, sa me shume, sa me shume. Eshte e vetmja gje qe mbetet ne kete jete, te tjerat jane andralla.

    Jungatejeta te gjitheve.

  23. esra Says:

    ketoo poezi jane te mrekullueshmee

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: