Fenomeni LOST (Te Humbur)

by

Te humbur ne Lost

Ky film qe rifillon sot mbas pushimit te zakonshem nuk është vetëm një serial televiziv, por është një lojë e mistershme, intriguese, mister, fantashkencë, imagjinatë, psiko-analizë, është komplet LOST!

Lost eshte krijuar nga J.J. Abrams, Damon Lindelof dhe Jeffrey Lieber dhe është transmetuar për herë të parë në vitin 2004. Sivjet arrin në sezonin e tij të gjashtë. Mund ta konsiderojme si “serialin televiziv me te madh, apo me te suksesshem te te gjitha koherave”. Historia qe trajton eshte e krijuar ne nje strukture mjaft te veçante qe e ben Lost te vetmin e ketij lloji. Ne çdo episod trajtojne jo vetem nje ngjarje, por dy, me nje kalim kohor e gjeografik. Nje i perket te kaluares dhe nje i perket te tashmes. Te pakten kjo ndodh ne sezonet e para, pastaj,  siç e dine mire adhuruesit e Lost, ngjarjet zhvillohen ne te ardhmen.

Ngjarjet zhvillohen ne nje ishull misterioz, kordinatat e te cilit nuk dihen saktesisht. Ne kete ishull ndodhen te mbijetuarit e nje aksidenti ajror, fluturimi legjendar Oceanic 815.

Nje tjeter teme mjaft interesante qe trjajton Lost eshte edhe ajo e larjes se mekateve, prej shumekujt Lost konceptohet si nje rruge drejt pastertise, gati gati me nje nocion fetar. Shumica e të mbijetuarve te fluturimit Oceanic 815 kane nje gje te perbashket : te gjithe janë të bindur qe jane sjellur keq ne te kaluaren dhe mundohen te ngjyshojne gjerat gjate kohes qe jane ne ishull. Gjithashtu pjesa me e madhe e personazheve eshte ne konflikt me te atin, ka raporte jo te mira me te, apo e ka humbur.

Sezoni i gjashte dhe i fundit i “Lost” është planifikuar te dale me 2 shkurt të vitit 2010. Kush i ka rezistuar deri tani ketij seriali qe ka lene pa gjume me miliona njerez, mund te mendohet edhe per pak kohe.

Suksesi i padiskutueshem i Lost pastaj jo vetëm ka krijuar një fenomen te ri, por edhe i ka hapur rrugen serialeve te tjerë si Prison Break, Heroes, etj etj. Nuk ndodhte qe nga vitet e Twin Peaks apo X-Files qe një telefilm te kishte një ndjekje kaq te madhe.

Një mënyre tjetër mbi te cilen mund te mendojme, është edhe universaliteti i Lost-it. Është hera e pare qe një telefilm është pare ne te gjithë boten ne te njëjtin orar, praktikisht pak ore mbas daljes, si ne Shqipëri ashtu edhe ne Japoni, sa ne States aq edhe ne Afrike. Ky është Lost, kjo është mrekullia ku jeni te ftuar te ri-humbisni.

Ketu mund ti shkarkoni te gjitha sezonet e Lost

Advertisements

Tags: , ,

One Response to “Fenomeni LOST (Te Humbur)”

  1. bess Says:

    rrofsh rrofsh, se s’disha si me e hup kohën kto kohë. . 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: