Spektri

by

 

nga Teodor Keko

Vana B. u shfaq në skajin e djathtë të rrugës të mbushur me shitësa ambulantë të të gjitha racave, pikërisht atë çast kur Erioni po mendonte se çfarë mrekullie do të ishte, sikur ndonjëri prej ambulantëve të vegjël rom, të ulërinte duke ekspozuar Vana B.
Shikojeni këtë alamet cope, kush kërkon ta blejë?
Sa të kushtonte do ta blija, mërmëriti ai, pa ia ndarë sytë tjetrës, teksa i afrohej me ecjen e saj mospërfillëse e nerva-shkatërruese. Kishte rënë keq me Vanën pas asaj darke nën vrushkujt e tërbuar të shiut, që sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetëtimat e një pas njëshme, si copëra limoni mbi peshkun në pjatancë. Ishte goditur drejt e në tru nga vështrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtë e as i ngrohtë, i padeshifrueshëm, dhe gjithë asaj darke, pati patur dëshirën e marrë të zgjaste pëllëmbën e ti përfshinte gjinjtë e saj as të mëdhenj dhe as të vegjël, ato gjinj si domate eksporti, me peshë e formë ideale, për ti shtrydhur ngadalë, duke kundruar thithkat e tyre të ngritura lart. Mirëpo, kuptohet, asgjë e kësaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si një frikacak dhe tinzar tipik, e kishte bërë realitet dëshirën nja një javë më pas në ëndërr.

-Mirëmëngjes! – e përshëndeti Vana B. duke e puthur lehtë në faqe e duke mbledhur me kujdes fundin e ngushtë rreth kofshëve, teksa ulej bri tij.

-Si nuk i bërë njëherë punët tamam një e nga një!- psherëtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndërkohë që Vanës i qeshën sytë djallëzisht.

-Nuk është as vendi dhe as personi adapt për të bërë atë punë shtruar!-, ia ktheu qetësisht, pastaj, si porositi një lëng portokalli hodhi këmbën një mbi një, gjithë me kujdes, që të mos i zbuloheshin kofshët e bukura më shumë nga çduhej dhe ndezi një cigare. Një cigare të bardhë dhe të hollë si gishtërijntë e saj.

Erioni u bë shpërfillës në fytyrë. I bëri shenjë një ambulanti të vogël se nuk dëshironte të blinte cigare, pastaj iu kthye tjetrës.

-Ti, mund të më refuzosh ditën, por natën je totalisht e imja, me gjithë seks, lecka e komça bashkë! Vetëm ta shohësh veten se si e bën atë punë!

Vana u shkri. Ra mbi tryezën e vogël, duke e mbuluar atë tërësisht me kaçurrelat e saj të zeza e të dendura dhe pyeti gjithë kuriozitet:

-Pa hë! Si jam?

Erioni u mendua një hop pa ia ndarë sytë. Dukej sikur nuk donte të fliste për atë film tejet personal, të parë e stërparë vetëm prej tij, mirëpo diçka ia zbuti vështrimin dhe ai ia nisi rrëfimit me sytë tashmë të hedhur nga rruga, ku njerëzit ven e vinin nga të gjitha drejtimet në një kaos të plotë.

-Mbrëmë po hanim darkë të dy. Ishim në një restorant të çuditshëm, me muzikë dhe klientë e kamarierë…

-E mora vesh fundin!-ia preu ajo-Mos e vazhdo kot!…

E shqiptoi këtë fjali mospërfillëse, pa ia ndarë sytë Erionit, mirëpo krejt papritur ai zgjat drejt saj e i këputi një të puthur të mirë mu në cep të buzëve të saj të plota me dhëmbët e bardhë të dalë paksa përpara, një të puthur që e bëri gri Vana B-në dhe e hutoi keqas kamarierin dhe e sëmuri për parkison, derisa i dridhej në atë farë feje gota me lëng portokalli në dorë.

Vana priti sa ia mbathi kamarieri i tmerruar, pastaj i tha nën zë Erionit, duke fshirë buzët me shpinën e pëllëmbës së saj hollake.

-Ti, qënke fare idiot!

Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombëtar, kuq e zi! E skuqur, me flokët pis të zeza dhe me gjinjtë e plotë, që i hidheshin nga rrahjet e zemrës lart, ishte një Vanë tjetër, ajo e zemrave.

Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Siç i rrinte mendja Jezuit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra aq seksi e magjike.

-Gjoksin e kishe pa rrudha,-ia nisi si me vete ai,-numer tre, me një thithë të plotë…

Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!

-Mos ke pirë? – nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pasatj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkoli, i bën, ti, dëm atij!…

Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmë i qenë ndezur motorët.!

-…Kurse kofshët i kishe të lëmuara. Pa asnjë qime e pa pikë yndyre. Po gjëja më e mirë ishte beli yt. Unë nuk kam provuar bel më joshës! Të hynte e të dilte nga pëllëmba, si me magji! Lëvizte gjithë kohën si kushinetë!…

Vana B. u trishtua befas. Filloi të vizatojë me gisht në suprinën e tryezës, pastaj pyeti befas:

-E bëmë, si përfundim atë punë?

Mori si përgjigje një PO të thatë, pa pik emocioni.

-Si isha?

-E shlëlqyer! E ngushtë, rënkoje lehtë, i mbaje sytë mbyllur dhe kërkoje mamin gjatë kryeres së aktit…

Vanës iu varën disa fije rricash anash faqeve të kërcyera paksa. Tani lexohej qartazi trishtimi.

-Po flokët deri ku më arrinin? -e pyeti ajo, duke menduar vetëtimthi se ai nuk e kishte parë kurrë me flokët të lëshuar.

-Deri te kërthiza, -ia ktheu Erioni.-Më kujtohet mirë, sespe u detyrova të t’i hap flokët, kur desha të të thithja gjinjtë!…

Vana B. heshti një hop pa ia ndarë sytë e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojën aq joshëse e artikuloi:

-Atëherë, çkërkon tani prej meje?! Tek unë ty të shtyu kurioziteti. Në ëndërr, ti, i ke parë të gjitha. Të betohem! Unë jam krejtësisht ajo, që, ti ke parë e prekur në ëndërr!..

Dhe sakaq ishte në këmbë me çantën e hedhur në sup.

-Po të mos kishe hyrë në këto hollësira, mbase do të bënim diçka. Me atë mendje erdha. Tani nuk ka më kuptim!-tha dhe iku gati duke dënesur. Fill pas këtyre fjalëve ndodhej në rrugë. Ecte ngadalë, me vithet e kërcyera, që i vallëzonin lehtas, tamam si në ëndërr…

Tags: ,

20 Responses to “Spektri”

  1. edrus Says:

    Të shkretët djem…
    s’guxon robi të bëjë komplimente se… janë të vërteta dhe të lënë me gisht në gojë.

    Morali: herë tjetër, thuajini që s’ishe gjë… ishe kot fare (dhe keni për të parë që ka për të dhënë maksimumin për të të mbushur mëndjen që s’është e vërtetë😛🙂

  2. Darien L. Says:

    Se di se pse por duhet te jem i vetmi te cilit Keko nuk i thote ndonje gje te madhe. Me sa kam folur u pelqen te gjitheve, mua, edhe pse çoç mundohem, s’me thote ndonje gje te madhe. Po, nuk shkruan keq, po, nuk ka ide vullgare, po sidoqofte s’me duket ndonje gje kushedi se çfare. E mos me thoni qe eshte sidoqofte siper mesateres se letersise shqiptare, edhe nje pese vjeçar qe i bje tastieres sikur te ishte daulle eshte siper mesateres, s’eshte ndonje merite e madhe.

  3. dana Says:

    Keko jo vetem qe nuk shkruan keq..ai ben ate qe pjesa me e madhe e shkrimtareve shqiptare dhe jo,nuk arrijne..analizon ne menyre te imte ndienjat njerezore dhe ia dhuron lexuesit me shkrime kurre banale,kurre siperfaqesore.
    Keko nuk ka te bej fare me mesataren e letersise shqiptare..ai eshte ne majat e saj..shkrimet e tij te terheqin zvarre ne thellesine e shpirtit njerezor..shkrimet e tij te pasurojne!
    Mua me vjen vetem inat qe e kam zbuluar vone kete shkrimtar dhe akoma me teper me vjen te plas qe akoma nuk kam librat e tij ne dhomen time.🙂

  4. Ejoni Says:

    Nuk je i vetmi Darien, as mua sme ngjit Keko por me duhet te shtoj se kur kam lexuar per here te pare “Lajmetarja e vdekjeve” me ka bere shume pershtypje dhe sme hiqej nga mendja, kam qene ne tetvjecare.

  5. real Says:

    Eshte bere tradite tani ne Shqiperi qe mjafton qe dikush te ndahet nga jeta parakohe per ta mitizuar. Keshtu ka ndodhur edhe me Kekon, po keshtu edhe me poetin gay Ilir Belliu qe u nda nga jeta ne moshe teper te re. Keshtu ndodhi me cunin e Zija Celes, Dritanin, nje perkthyes premtues.
    Kekon une e vendos diku te shkrimtaret mesatare dhe te tille mes autoresh shqiptare gjen me qindra.Ilir Belliu kishte talent letrar, por krijimtaria e tij e paket nuk mund te na lejoje ta kthejme ne mit sic hasim shpesh neper faqe interneti e gazeta ne shkrime te ish shokeve e miqve te tij. Mes 30 poezive te tij vetem disa te pakta jane deshmi talenti. Te tjerat jane mediokre ne kerkim te identitetit artistik.
    Ka edhe shembuj te tjere te kesaj natyre qe deshmojne subjektivizmin tone shpesh deri ne ekstrem per te vleresuar pertej vleres reale autoret e preferuar.
    Nje miku im, shkrimtar qe synon te kaloje mestaren, me tha nje dite se per sa kohe nuk kishte ndermend te vdiste i ri dhe per sa kohe qe ishte heteroseksual nuk kishte ndonje shprese per t’u bere i famshem si autor.

  6. Darien L. Says:

    Edrus, tani e kapa mesazhin tend. Mire do ishte ne fakt, sikur protagonisti te kishte thene ” Mah, s’ishe ndonje gje e madhe…” tregimi them do perfundonte ndryshe.🙂

    Per Realin : mitizimi mbas vdekjes eshte shume i natyrshem, na pelqen apo jo. Por sa per mikun tend, pertej batutes se kuptueshme, kam pershtypjen qe ne Shq. ka shume ankime e pak pune. Nejse, ky ishte opinion kot po kot fare se se kam lexuar kurre, varja.

    As kete djalin per te cilin flet, Belliu nuk gjeta ndonje gje. Ke ndonje link poezish te lutem?

  7. loer kume Says:

    teodor keko ne doni ta dini ju miqte e mi te dashur, jo vetem q enuk eshte mit, por kalon, pa u degjuar, pak e njohin, e akoma me pak e vleresojne, kryesisht brezi te cilit i takojne tregimet e tij.
    keko nuk eshte shkrimtar strategjik, e nuk perpunon, studion fraZen, e krijon letersi. keko shkruan, rrefen, tregon gjera te cilat i ka kapur syri i tij letrar, syri i tij i ndjeshem e artistik, e jo gjera qe krijon pena e tij e zakonshme.
    sipas opinionit tim, e une zakonisht germoj neper letersine shqipetare, shkrimtare letrare ka me talent around, shoh shkrimtare qe krijojne bukur, latojne, ndersa teodori nuk ishte i tille. ai peshkonte e jetonte situata (te cilat jetes ia zhgrrapi si i desh qejfi) dhe mbi to shkruante. atee ben shkrimtar ndjeshmeria artistike dhe shpirti i gjere ku gjeje e peshkoje gjithcka, e jo dora shkrimtare.
    ate poetin se kam degjuar kurre te ziun, ndersa meqe ra fjala te zija cela, kushe ka lexuar zijain? e dini qe shkruan shume por shume bukur?
    ju indikoj dhe zyhdi moraven, dhe ai po e njejta gje, shkrim i ashper edhe me fort se keko, dhe gjera jetesore…
    tjeter, mira meksi me e kuqja e demave na sjell krejt tjeter gje ne letersine e zbehur shqipetare, ishte nje liber qe me pelqeu shume.
    darieno, te betohem, nuk e perceptoj dot fare kush shkrimtar shqipetar te pelqen ty o burre i dheut… e dua te ma thuash urgjentisht. dua te di, kush te pelqen ty te lexosh. e meqe ra fjala, ku je? akoma ne paris? c behet? kur do vish? me co mesazh ne fb kur te kesh kohe..

  8. Darien L. Says:

    S’e di ne fakt ti Loer.

    Me thuaj cilet jane 10-15 shkrimtaret ( leri menjane poetet ) me premtues shqiptare po themi aktiv mbas 1990, realisht te vlefshem. Mua s’me duket se ka aq shume. Me pelqen si shkruan Enkelejd Lamaj, kjo dihet.

    Une akoma ne Paris lal, me shprese keto muaj do bej nje xhiro ne atdhe, po qe se vij te them patjeter.

  9. loer kume Says:

    PS. ky me duket se eshte tregimi i famshem Hollesira Fatale qe ne nje tjeter permbledhje tregimesh i kane vene emrin Spektri…

  10. loer kume Says:

    o darien, me pelqen si shkruan enkelejd lamaj … enkelejdi ka botuar? pastaj, enkelejdi eshte shkrimtar i ri e premtues, ne po flasim per emra te afirmuar, madje edhe te vdekur, ska vend krahasimi…
    15 shkrimtare shqiptare te pas 90? pse te pas 90? pse si konsideron ata te vjetrit qe jane aktive akoma? zija celen psh? nejse, pse 15? sepse ti e di qe s ka 15🙂
    sidoqofte, pa mi permend ti 15 shkrimtare italiane te t enjejtit hark kohor? eeej, shkrimtaret nuk jane mall shumice miku im….
    kur te vish ne tr patjeter do me therrasesh, ta kam bere bene me konjak, e me zorba😛

  11. Darien L. Says:

    Po mire mo ne mes 15 kater a pese, s’ka rendesi.

    Po ti e ke kete qe nuk lexon mire ate qe te them une.🙂

    Te thashe, ” aktiv mbas 1990 “. Dmth, jo me pune moshe, po e kam fjalen aktiv, nga ata qe nuk struken me tek realizmi socialist.

    Natyrisht burgu i “realizmit socialist” eshte edhe arsyeja pse ti kerkoj te mbas vitit 90.

    E ne Itali i gjen jo dhjete po edhe me shume, po s’eshte puna me u mat me Italine a me ndonje vend tjeter se s’na hyn shume ne pune.

    Po mo kur te rishkel token meme te them patjeter. Keshtu qe mund te zihemi live.🙂

  12. loer kume Says:

    aaaaa…. excuse moi … si gjithmone i rrembyer une… atehere, ke sa te duash mo aktive pas 90, po duhet ti nuhasesh e ti gerrmosh… kerko icik dhe ti o burre… ti dhashe ca emra me siper🙂
    po ka dhe me shume ka…
    hajde pra se te pres per sherr… kujdes se e di punen e kung fu ti😛

  13. Darien L. Says:

    Po mire me ku Loer jane keta “sa te duash”, he, ketu ne shesh na i trego njehere.

  14. loer kume Says:

    ok.

    mira meksi
    dor keko
    zija cela
    ben blushi
    brunilda zllami
    elvira dones
    zyhdi morava
    ervin hatibi
    edmont tupja
    mojkom zeqo
    kasem trebeshina
    fatos kongoli
    mimoza ahmeti
    flutura acka
    deri edhe ed rama.
    shume nga keta shkruajne grand bukur. shume nga keta nuk jane lloji im. ama keta kane shkruar e botuar pas 90, e shkrime pa lidhje me real socialin.
    deri dhe ed rama🙂
    ka plot te tjere qe jane te rinj, kane shkruar nga nje roman, e kane te papromovuar, dmth per momentinnuk kane nxjerre koken mbi uje. ashtu si dhe ka plot medoker around. por eshte per tu shenuar qe ketu jo vetem qe nuk zbehet letersia, por ka mbiderdhje. isha pardje ne nje konkurs letrar, e pashe qyfyre. te tere donin t eishin pena te medha🙂
    megjithate, disa nga keto emra do te ti sugjeroj me force ti lexosh.
    tung francezo🙂

  15. loer kume Says:

    aaaah, arjan leka, dhe dreqit ahaje, spo me kujtohet emri i tij tani, kam bllok mendor, qe ka qene minister i jashtem, qe iku nga PD, qe ishte kandidat per kryetar bashkie me ramen ne mandatin e pare… si e ka more… shkruan lezecem ai…
    dhe sigurisht nuk te kam permend ketu psh, bashkim shehun, meqe ka nuanca te real socialit ne librat e tij. ka dhe te tjere por s po me vijne ne mend….

  16. ehe... Says:

    Loer,
    Ke harruar Darien Levanin. Them se do te jete nje risi per lexuesin e gjere shqiptar. Ka stil, ka mendim, ka dhe humor, dhe di ta vleresoje gjene e bukur letrare.
    Ke dhe Indrit Sinanaj, njelloj. Them se ca te rinj si keta te dy do sjellin gjera te reja ne letersine tone. Por nuk e di tani sa do ta shfrytezojne kete dhuntine per te shkruar, ata vete e dine.

    ps : dhe disa qe ke renditur aty, s’bejne fare. Do t’i nderroja nja 4-5 prej tyre me ndonjerin qe permenda me lart.

  17. loer kume Says:

    hahah, une pranoj debat. degjo, marrim brunilda zllamin, se e di qe ka diskutim per te. nuk eshte letersia qe une lexoj mik, por sigurisht eshte letersi e llojit te vet, brunilda shkruan shume mire, ne ate zhaner, dhe hallellujah…
    sigurisht do me permendesh dhe edmond tupen… une kam lexuar nja dy tregime, shkruan lezecem, pavaresisht se nuke shte shkrimtar, dhe loji i tij esht eok, pa pretenduar te beje letersi te madhe. te tjeret te ftoj t emi permendesh kush nuk ben fare.
    darien levanin une e kam lexuar, indrit sinanaj akoma jo. por darien levani nuk ka botuar. kur te botoje librin, do pime siper faqeve, por akoma jo…
    🙂

  18. ehe... Says:

    Ah ! vijme tek historia e botimit ne leter. Ja qe disa qe m’i ke rreshtuar aty me lart, thjesht kane rezervuar ca lisa te larte ne pyjet e martaneshit, kur keta dy te mite nuk kane aq para per nje lis te vockel te dy. Me kupton ?
    Por ama, nese flasim thjesht per shkrim, pavaresisht suportit (leter, internet, sms, telefon), atehere keta te dy, per mua, premtojne gjera te mira. Une keshtu e ndjej. Dhe siç thone zakonisht qofsha gabuar, une do te them : mos qofsha gabuar !

    Nuk po i diskutoj nje nga nje, por po them se ne ate listen tende ke fshehur ca qe duhet te dalin sa me shpejt dhe t’i kthehen leximit. Pa lexim, ska shkrim. Dhe anasjelltas.

  19. loer kume Says:

    degjo, e para, mos prek tema te cilat na djegin te gjitheve, mbi botimin,e mbi yjet e martaneshit, …
    degjo pra si eshte puna, nuk eshte ceshtja te botimi, ti e boton njeliber dhe me 40 mije ose 50 mije leke te reja. problemi eshte.
    1. cilesia
    2. shperndarja
    3. publiciteti
    e para duke qene kosto e ulet, do jete e dobet. e dyta, do te te duhet te marresh librat ne krahe e te shetisesh neper librari per ti shperndare. e treta, te lutem, pa publicitet nuk ka njohje, e pa nohje nukka vleresim. jetojme ne kohera moderne, koherat e balzac dhe ku di une, ane ikur prej shekujsh. publiciteti miku im, jo ai i shpifuri, po ai ne formen e informimit ndaj nje libri.
    dhe qe te mbushesh keto tre vrima te medha, duhen shume leke. e ato leke duhet ti plotesosh vete, sepse ketu nuk ka treg libri qe te mbuloje shpenzimet, e si pasoje shtepite botuese nuk mund te investojne leke ne roulette ruse se kane dale per te fituar.
    gjerat duhen pare si jane realisht, ne total, jo si fenomene te vacante. nese do me pyesesh nga i di une tere kto, do te te pergjigjem qe une jam ne rradhen e atyre qe s kane botuar akoma asgje ne leter. madje akoma me keq, ne rradhene atyre qe ti su ke lexuar as edhe nej rresht as ne boten virtuale te pakten🙂
    menyren e qenesise se shkrimtarit shqipetar te koheve te sotme e kam pershkruar ashtu si eshte realisht ne
    =Perralla e shkrimtarit shqipetar, ose “shkelqimi dhe mjerimi I nje romani”=
    te botuar ne blogun tim e ne ndonje faqe tjeter online. aty merret vesh si prfundon ai njeriu qe enderron akoma ne jastee pambulu suksesin letrar.😉
    sa per listen time me siper, nuk dua te me permendesh te tere nej per nje, po ata qe te vrasin syte ne liste, e te permendesh emra qe c ke me te. nese diskutim ka, atehere detaje ka. pershendetje tere respekt per nje lexues serioz…

  20. Fausti Says:

    Si dreqin ja bejne njerezit te lexojne shpifesira te ktij rangu. Banalitet e mosperfillje ndaj estetikes drejteshkrimore. Venje presjesh, pikepresjesh pa kuptim. Pika gjithandej, pa asnje meshire dhe pa me te voglin rrespekt ndaj tyre.
    Duhet dhe te prenoj qe jemi pjese e nje botekuptim modern te letersis dhe ketij te ksaj menyre te shkruarit ne rreshta ne vecanti, qe s’eshte letersi.
    Smund ta quaj as anti-letersi. a anti-shkrim, asgje. Do fyeja shume artin ne esencen e tijm, gjithashtu antiartin: rrofte dada(izmi).
    Mjaft me kto mbeturina te konsumizmit masiv, e keto shkrime fillestaresh. Me teper rrespekt per mendjen tuaj e syte qe duhet te keni ne balle. Me teper rrespekt per te paret qe na kane mesuar se si shkruhet dhe,mbi te gjitha, cfare eshte art, poiesis.
    Mjaft bet sikur ka dicka mes atyre rreshtave, se eshte hipokrizi, eshte ti vini perde prej atyre te socializmit, te renda, mu ne siperfaqe te rrudhave te trurit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: