00 Genti te Tirana Rock Kafe

by

nga Aira

Data eshte 7 janar , bredhi i vitit te ri buzeqesh akoma mes nesh edhe për ca dite para se te perfundoje ne ndonjë furre a cep rruge, edhe pse asnje s’po ja var. Takoj Gentin dhe fillimi nuk është shume i mbare :  i eshte ngjirur zeri djalit te shkrete, gripi nuk humbet asnjë rast për tu bere protagonist, edhe ne mbrëmje kaq modeste si kjo e jona.

Kane ardhur edhe goxha njerëz qe rehatohen. Njerezit vazhdojne te porosisin birra zipfer qe pas festave kushton 200 leke tek Tirana Rock Cafe,thithin tymin e duhanit te njeri tjetrit,edhe buzqeshin pas ndezjes se cakmakut.Ca poshte e ca siper, ca ne kembe e ca te ulur, tavolinat jane zëne te gjithë përveç njeres qe me sa duket eshte e rezervuar. Nuk ka ndonje flete siper, por ka nje stativ qe mban nje mikrofron,edhe nje bllok te vizatuar me lule ne kopertine.

00 nis fillimisht me akustike, dhe është ide e mire për ambientin e sotem, rruga me e ndershme për  tu futur mes degjueseve, prane tyre, për te çare intimisht ne vorbullen e tij para se ti çakordoje fare ne skene me muzikantet e tjere qe do e shoqerojne. Por për momentin është vetëm, është vetme një djalë me një emer te çuditshem qe ben muhabet me mikrofon te ndezur sic e ka zakon.

Fillon.

Krijimtaria e tij te vjen me shume multiforme se sa paforme, here e trishte e here tallese apo  krenare, here e kaluar e here e kujtura, por gjithsesi pjeset rrotullohen rreth një boshti te cakuar e, sado qe largohen, kthehen perseri prane njera tjetres, si ndjesi ashtu dhe si instikte.

Gentin mund ta quash nje tregimtar te mire, muzika e tij ka nje lloj lidhje fisnike e te sinqerte mes kengeve, ato mbeshtesin njera tjetren, e mbajn afer ose i bertasin, ndonjehere zihen,por edhe kjo prej lidhjes se forte. Shumekush mund ta gjykoje thjesht si ngjashmeri, une mendoj se ka nje lloj interpretimi tjeter per kete,dhe njellojshmeria do me dukej nje mendim thjesht siperfaqsor nga nje vesh i llastuar.

Sonte s’do i kemi mes nesh notat e larta ( sqaron Genti dhe mbeshtet Gripi) por ai qe do i kupton vete!” ( djale i keq, e ndan pergjegjsine e tij me te tjeret ).

Akustikja tingellon mire,njerezit jane ngrohur ashtu sic mendoja, ndoshta ndjehen te afert dhe buzeqeshes sepse jane te sigurt qe kane suportin e krijuesit. Kushedi nëse kane te drejte!

Rrjedha mes tingujve ka lirshmeri e kjo e ben degjuesin te ndjehet akoma me i lire, me perkrahes ne menyre qe te mos kene frike nga intimiteti me tingullin. Sepse,ndodh diçka,kur jemi te ulur,duke pire cigare dhe birre,tamam si ne nje mbremje krejt te thjeshte, ti ke ende te ngjizur po te njejtin emocion te asaj lloj mbremjeje, qe do te thote, je thuajse indiferent ndaj ambjentit rreth teje. Por,ne rastin tone, sonte, tani,  ke kete tipin perpara me kitare, qe po te hap ty shpirtin ne forme tinguj e fjalesh, duhet te me besoni,eshte goxha e rendesishme aftesia e tij per ti nxjerre njerezit nga kjo gjendje statike e cila eshte ngulitur mire e mire. Me duket qe Genti po ia del mire me kete, e s’është e lehte duke qene se kam pare plot here te tjera, shume, tepër here, artiste te tjerë qe u ndodhte e kunderta e është e trishtueshme te shohesh se si deshton recete e tyre për te bere magjine antike.

Mbyll disa kenge me akustike pastaj prezanton videon e kenges se tij  “Endrra Bardh e zi”.

Video është interesante po aq sa edhe skizofrenike. Ai i lidhur ne nje karrige, ai shkruan me shkumes nga poezia e kenges, ai laget me benzine dhe  vene flaken me shkrepse, unë buzeqesh tek e imagjinoj gjate xhirimit. Edhe video, si titulli i kenges, është bardhe e zi. Gjithsesi Genti dhe ktu eshte perseri tregimtar I kualifikuar,merr nje nocion dhe ndjesi po aq sa te njohur aq edhe te panjohur per ne,endrren,duke luajtur me te dhe pastaj ajo qe e merr lojen ne dore.Nje gje qe te gjithe e kane provuar,te gjithe mund ta marrin personale,sado qe ne impakt te pare shumekujt mund ti duket larg identitetit te tij, shpresoj qe me vone do ta rimendoje, shanse te tilla s’janë te rralla por janë unike.

Pastaj prapaskenat me gjera te tipit rrezime nga karrigia, e bëjnë deri diku me njerezore.

Akustikja po , video po , tani ka ngelur vetem te shkelin ate skenen siper, ta shkundin mire ,aq mire sa per ten a nxjerre mallin qe kemi, te leshojne xixa dhe nota te larta me ne fund!
Ne skene eshte varur nje carcaf i madh e i zi, kushedi se ku e kenae gjetur një çarçaf te zi. Mbi te eshte shkruar emri i krijuesit, dy zerot formojne nje fytyre qe qesh model nirvanian.

Njerezit nisin te ngrihen ne këmbë duke u pare ne sy se kush do jete i pari e kush i dyti, i afrohen me shume skenes, ish-atmosfere e ngrohte tani po ndizet, pa shkrepse. Cuni nidhet krenar dhe pak i keq, e ka futur publikun ne intimitet me tingujt e tij qepare, i ka ne dore, ne fund te fundit tashme mund te tregohet dhe pak i keq.

Tani thyjeni ndonje shishe,se me ulje cmimi ishin dhe behuni te gjithe elektrike,vibrues e vetekenaqes.

Prane skenes qe po tundet, qëndron akoma bredhi i vitit te ri, dhe akoma s’ja var askush (megjithse Genti u tregua i mire dhe e pershendeti ne fillim). Si ne nje lloj zakoni, sonte njerezit i bie te uronin  Ej , gezuar 00-n!, por këtu s’ka ndonjë feste, jo sot. Por me duket se jam e vetmja qe e mendon kete.

Me ne fund, koncert mund te filloje.

Zero Zero Genti në myspace


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , ,

3 Responses to “00 Genti te Tirana Rock Kafe”

  1. andinh Says:

    I MBIVLERESUAR!

  2. Miss Germs Says:

    thua keshtu se s’ke qene ndonjeher me sa duket!!!

  3. Last man on earth Says:

    Jo e kam vene re qe Andi shpesh le vetem kaq koment ” i mbivleresuar”, se di ku tjeter e kam pare. O Andi, po shpjegohu more shoku, se ndryshe normal qe s’te marrin seriozisht.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: