Kënga e Melankonisë

by

nga Friedrich Nietzsche

Në ajrin e përndritur,

Kur vesa ngushëllimtare

Bie në tokë,

E paparë, e padëgjuar

Me këpucë të hijshme e të lehta.

Si të gjithë ngushëllimet e ëmbla,

A të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,

Si dikur digjeshe nga etje

Për lotë hyjnorë, për vesë ngushëllimtare,

E etur, e lodhur, e zhuritur,

Teksa në shtigje me bar të zverdhur,

Rrezet përvëlimtare, verbimtare, dashakeqëse?

“Dashnor i së vërtetës? Ti ? – Kështu të tallin –

Jo ! Vetëm një poet !

Një bishë dinake, grabiqare, tinëzare,

Që duhet të gënjejë,

Që duhet të gënjejë me vetëdije dhe me dashje,

Dhe të dëshirojë prenë,

Me ngjyrime larve.

Dhe vetë larvë,

Dhe vetë pre !

Ky dashnor i së vërtetës ?

Jo vetëm një i marrë ! Vetëm një poet !

Duke folur vetëm për ngjyrat,

duke bërtitur nga larva laramane e çmendurisë,

Vërtitet në urën e fjalëve rrenacake,

Ndër qiejsh të rremë,

Duke ardhur përqark vërdallë !

Vetëm një i marrë, vetëm një poet !

Ky dashnor i së vërtetës ?

Jo, përfytyrim

I heshtur, i ngrirë, i lëmuar, i ftohtë,

Dhe as shtatore hyjnore

E vendosur para tempujve

Në roje të pragut të shenjtë.

Jo ! Armik i shtatoreve të virtytit,

Më e afërt sesa shkretia e pragut të një tempulli.

Me guxim prej maceje

Hidhet nga çdo dritare,

Në çdo çast,

Duke nuhatur me dëshirë dhe pasion,

Vrapon nëpër pyjet e virgjër,

Në mes bishave me lëkurë lara – lara.

I shëndetshëm, plot ngjyra, i bukur si mëkati,

Me buzët dëshirake,

Hyjnisht tallëse, hyjnisht skëterrore,

Hyjnisht të etura për gjak,

Sulet për grabitje, gënjeshtar dhe tinëzar;

Apo si shqiponja

Që nga larg vëzhgon greminën,

Greminën e vet.

Ah, si ulet

Poshtë e më posthtë,

Thellë e më thellë,

Dhe pastaj, duke mbledhur flatrat,

Lëshohet si plumb

Mbi qengjin,

Armike e shpirtrave të butë si qengji,

Duke urryer të gjithë ata që e vështrojnë

Me vështrim prej deleje, ata që e kanë lëkurën

Të butë si të sajën, dhe butësi qengji !

Kështu,

Si shqiponja e si pantera

Janë dëshirat e poetit,

Dëshirat e tua, mes mijra maskash,

O i marrë, o poet !

Ti që pe njeriun,

Ashtu si Zoti qengjin,

Për të zhbimë Zotin nga njeriu,

Dhe butësinë prej qengji nga shpirti,

Qeshje gjatë zhbimjes, –

(Kjo, kjo është lumturia jote !

Lumturi shqiponje dhe pantere,

Lumturi poeti dhe të marri !”)

Në ajrin e përndritur,

Kur drapri i hënës,

Armik i ditës,

I blertë mes kuqëlimit të purpurtë,

Futet vjedhurazi lakmitar,

Duke rrëshqitur në çdo çap,

Tinëzar në kaçubet e trëndafilave,

Gjersa ato këputen e molisen

Të zbehta nëpër natë.

Kështu molisesh njëherë,

Prej çmendurisë të së vërtetës,

Prej gëzimeve të ditëve

I lodhur, dhe i sëmurë nga drita,

I këputur nga mbrëmjet dhe hijet.

Për të vërtetën

I djegur dhe i etur.

Të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,

Si lëngoje nga etja ?

Se i djegur jam

Për të vërtetat,

Si i marrë,

Si poet !

Tags: ,

2 Responses to “Kënga e Melankonisë”

  1. Alket Bushi Says:

    Po!

  2. Tweets that mention Kënga e Melankonisë « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Tirana Calling, Blog Shqip. Blog Shqip said: Postim i ri: http://port.al/s/qy Kenga e Melankonise #shqiperia […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: