Puthja

by

nga Darien Levani

Kishte menduar shumë për puthjen.

Ditët e fundit nuk kishte menduar për asgjë tjetër veç asaj puthje.
Në mendje e kishte rikaluar puthjen me qindra herë. E sa herë që e riprovonte vinte re me habi se si ndryshonin rrobat që kishte veshur, se si ndryshonte vendi : ndonjëherë ishte një oborr i madh, një herë tjetër një rrugë me pluhur a maja e një mali ku ai po fliste.

Vetëm diçka nuk ndryshonte : puthja. Ai  e shikonte tek buzëqeshte me atë buzëqeshjen mistike që nuk i shqitej kurrë nga fytyra. Pastaj afrohej edhe i duhej të ngrihej pak mbi majat e këmbëve sepse s’ishte mjaft i gjatë, shikonte ne fillim sytë e ndezur, pastaj flokët e gjata e ballin fisnik, shikonte faqen mbi të cilën do ndaleshin dy buzët,  e këtu ngecte. Çfarë ndodhte më vonë nuk e dinte, mundohej por në atë moment kishte një si portë guri tepër të rëndë për tu shtyrë.  Përsëri skena e mëparshme. Afrohej, kësaj here në muzgun e ditës.  Shikonte flokët, ballin, faqen, shikonte një cope veshi të pambuluar nga flokët e gjata e pastaj faqen që afrohej gjithmonë e më shumë derisa bota bëhej faqe e ai e puthte.

Vetëm puthja nuk ndryshonte. E tani, kur e shikonte përballe, e dinte që momenti kishte ardhur, e nuk ishte si e kishte menduar, ishte plot me ushtarë të fshehur, ishte një kopsht i bukur, ishte veshur me një pelerinë të gjatë ngjyrë vishnje, kishte frike. Mendoi që për ndonjë arsye buzët e tij nuk do hapeshin kur t’ afrohej. Që do refuzonin t’i bindeshin, që s’do ishte i afte ti hapte për ti mbyllur pastaj në faqen e tij. E Ai po e shikonte e në sytë e tij kishte një fare besimi. Ju duk sikur i thoshte Eja, e di qe mund t’ia dalësh, ti mund ta bësh, detyra me e vështire është kjo e jotja, por plani im ka nevoje për ty. S’ishte ndjerë kurrë aq i vetmuar sa ne atë moment, as ne barkun e nënë e as kur kishte kaluar shkretëtirën.

Nuk i besohej që po ecte, i dukej sikur po lundronte mbi kopshtin, e dëgjonte aroma që më para nuk ishin aty, djersën e të ftuarve, aroma lulesh e biles edhe shijen metalike të shpatave. Vazhdoi të ecte duke manovruar buzët, rruga tashme ishte para tij, ishin marrë akordet e duheshin zbatuar profecitë antike.

Ishte një mbrëmje e 7 prillit, viti 30 mbas Krishtit ndërsa Juda Iskariot ecte drejt Birit te Zotit!


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , ,

5 Responses to “Puthja”

  1. Miss Germs Says:

    nje pyetje kam une,beson ne Zot ti? beson ne ate qe puthi’??

  2. mars Says:

    I gjori Jude, viktima paresore e librit te shenjte, mbart mbi supe rolin e rende te tradhetarit. Eshte e habitshme se si njerezimi ka kontribuar nder shekuj, te modeloje tregimin qe do sherbeje si kushtetute e sjelljes njerezore. Une kam dashur gjithmone te mendoj se Juda tradhetar nuk eshte. E faktikisht duhet thene qe bashke me Maria Magdalen, jane dy personazhet qe me kane kuriozuar me shume tek Bibla.
    Puthja e Judes mbetet mister per mua, si shume kalime ku pak nga perkthimi, pak nga “modelimi” ajo çfare ka qene e shkruar ne fillim e ka humbur vertetesine e saj.
    Sipas Borgues-it madje, ne “Trois versions de Judas”, eshte Perendia vete qe shnderrohet ne qenie njerezore dhe pikerisht misherohet ne Juden e jo ne Jezusin, per te shpetuar mbreterine e njerezimit…nje nga tre versionet kjo.

  3. Darien L. Says:

    Mirdita.

    Miss Germs, me ben nje pyetje shume te veshtire e shume te drejtperdejte. Nuk arrij te te jap nje pergjigje blogu, do duhej te shkruaja me dhjetera faqe per te qene me i qarte. Keshtu qe s’arrij te te pergjigjem, falme! | nga ana tjeter, nese ti, me sa duket, beson ne te duhet te me falesh, s’ke zgjdhje! 🙂 |

    Mars, miredita, ke me se te drejte, problemi i J. eshte interesant edhe i komplikuar. Se di mire se çfare ka thene Borges por ideja ime eshte kjo.

    1 – Biri i Njeriut di gjithçka, keshtu qe -minimumi- di edhe qe J. do e tradhetoje e nuk ben asgje per ta ndaluar, apo e shtyn ai vete per t’u tradhetuar. Biri i Njeriut ka bere gjithçka qe duhet te bente, tani duhet te dali nga skena, e do te dali ne menyre spektakolare, i duhet Juda.

    2 – Pra Biri i Njeriut e di qe do tradhetohet para se Juda ta dije. I bje qe Juda, nga ana tjeter, te mos kete zgjedhje, ai duhet te tradhetoje, Biri i Njeriut duhet te tradhetohet. Juda eshte me se i nevojshem per planet antike, keshtu qe nuk ka asnje zgjedhje. Ne fund te fundit edhe shuma qe J. pranon per te tradhetuar eshte qesharake edhe simbolike, ashtu si edhe gjesti, Puthja. Nuk ka asnje mundesi qe maskarenjte te mos njihnin Birin e Zotit i cili ecte i shoqeruar nga qindra njerez, keshtu qe Juda eshte i panevojshem, Puthja eshte me shume teatrale se sa e nevojshme. Ecen drejt tij edhe e puth.

    3- Biri i Njeriut ulet ne te djathte te te Atit, Juda ulet ne ferr, nuk ka asnje rresht per shpetimin e Judes, e, per me shume, sipas disa ungjijesh Juda vret duke vrare veten, e s’ka asnje shans qe te shkoje siper. I bje qe Biri i Njeriut ka vuajtur jo pak per mekatet tona, por J. po vuan akoma diku ne katet e nendheshme, sepse ka qene pjese e planit te shpetimit tone!

    Per te arritur ne konkluzione, ka diçka qe nuk shkon, njeri nga te dy nuk ka pasur “vullnet te lire”! Secili pastaj mund te vendosi se kush eshte ky.

  4. fitili Says:

    Ca thu ti ere .

    Atehere komenti jot eshte i sakte , por prifterinjve vertet u duhej nji person ta njihte krishtin .

    Nji varg ne bibel thote se ai ne pamje ishte i thjesht si gjith te tjeret dhe nuk terhiqte vemendjen , nuk ishte sic e pikturuan ne mesjete dhe rilindje .

    Pastaj vullneti i judes nuk ishte i lire djalli hyn ne te dhe vete jezusi i thote shko dhe bej cke per te bere , pastaj jezusi niset ne vendin ku juda do te coje prifterinjte dhe rojtaret qe e arrestojn .

    Pastaj juda kur pendohet vret veten nga deshperimi , edhe pse falja e jezusit ishte per te gjith , dhe per juden .

    Shum shkrim i bukur dario ,pershendetje

  5. Si eshte historia e kesaj puthje? Says:

    Pershendetje, ju shkruani per puthjen e judes, une nuk e di historine e saj, a mundet dikush te ma tregoje?

    Faleminderit

Leave a comment