Isabel

by

 

“-Po Allende cfarë të ka mësuar?

-Allende? C’më ka mësuar? Më ka mësuar që femra nuk është bardhë e zi, nuk është vetëm dashuri e mjaltuar, por dhe dashuri krevati, e jo vetëm dashuri krevati, po dhe ashpërsi karakteri…shkurt, që femra është një ylber ngjyrash në natyrën e saj.”

Të flasësh për një shkrimtare nuk është kurrë gjë e lehtë. Nuk është e thjeshtë sepse paragjykimet janë shumë,sepse ka njerëz të bindur se Nietzche dhe Dovstoevskij janë majat e letërsisë botërore e që pas atyre asnjëri nuk është i denjë të quhet shkrimtar, e aq më pak një femër. Do të më falni, por bota nuk ka vetëm maja dhe fusha ku dëgjohet vetëm ekoja e Nietzches apo Dovstoevskijt, bota ka dhe rrugica e skute që mbulohen nga shkrimtare si Isabel Allende, bota ka plot! Personalisht më bezdisin paragjykimet,dhe pse më ndodh edhe të qesh kur lexoj fjalë si : “Se kam idenë se kush është, kujtoja mos po flisje për presidentin në fakt.”(më fal Darien për citimin). Bezdisem kur lexoj psh që femrat nuk dinë të shkruajnë sepse nuk kanë asnjë gjë për të thënë. Nejse, po ta mendosh mirë këto janë fjalë që komentohen vetë e as nuk po ju shkruaj këtu listën e dhjetëra emra shkrimtaresh që më vërdallisen në mendje. Isabel Allende është një nga këto.

17 libra të publikuara,53 milionë kopje të shitura në botë,kjo shkrimtare i ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm literaturës së Amerikës Latine por edhe asaj botërore me romane si “Shtëpia e shpirtave”, “Ferma e kafshëve”, “Eva Luna”, “Afërdita”. Ka shkruajtur duke u bazuar mbi eksperiencën e jetës së saj, por ajo që e bën të veçantë është edhe fakti që ka folur për jetën e grave të tjera,duke bashkuar në librat e saj mitin dhe realizmin. Ka pasion në heroinat e Isabel Allendes,dhe jam e bindur që ç’do femër duhet ta lexojë këtë shkrimtare. Shkrimi i saj më ka tërhequr që në fillim,dhe kur një autor me pëlqen filloj menjëherë leximin e sa më shume libra mundem. Cuditërisht fundi i ç’do libri ishte një formë dhimbjeje, një keqardhje sepse ishte e vështirë ndarja nga atmosferat e jashtëzakonshme që autorja arrin të krijojë.

Romani i parë i Allende-s “Shtëpia e shpirtrave”, publikuar në 1982, nga shumë konsiderohet edhe më i arrituri i saj. “Shtëpia e shpirtrave” është historia e një familje Kilene të ‘900-ës e parë nga katër breza: nga stërgjyshja Nivea, gjyshja Klara, nëna Blanka deri tek e bija Alba. Eshtë një sagë familjare ku çështjet e personazheve në breza pasqyrojnë moskputimet dhe tensionet sociale të një epoke që shkon nga vitet e para te ‘900-ës deri në diktaturën e Pinochet. Libri i Allende-s është një mix fantazie dhe realiteti,politike dhe çështje familjare,dashuri dhe seksi, pra mendoj që është një roman perfekt për pothuajse tërë zhaneret e letërsisë. Leximi mund të jetë pak i ngadaltë sepse përshkrimet janë të imta, dhe pse asnjëherë të mërzitshme,përkundrazi. Aftësia e shkrimtares nuk duket vetëm në krijimin e një trame intrigante, ajo ka qënë e aftë të krijojë në mënyrë të thjeshtë një histori të pasur me personazhe qe zhduken dhe rikthehen vazhdimisht.

Kush ka parë filmin që është marrë nga ky roman ndoshta, ashtu si unë ka kapur paplotësinë e historisë dhe mungesën e shumë personazheve që Allende rreshton kaq bukur në libër. Por këto janë detaje mbi të cilat mund edhe të kalojmë, të pakten unë e bëj kur në ekran del Jeremy Irons dhe Antonio Banderas.

Ka shkrimtarë për mendimin tim,që kur shkruajnë thjesht hedhin në letër fjalë pas fjale, dhe shkrimtarë të tjerë që qëndisin histori. Ka gjëra të cilat të shkruara në një farë mënyre duken më poetike seç janë në realitet. Ka dhe shkrime që mbajnë brënda një magji të fshehtë të cilën pak persona arrijnë të nxjerrin plotësisht në sipërfaqe. Shkurt, ka shkrimtarë që dinë të shkruajnë,dhe të tjerë që dinë të tregojnë. Unë di saktësisht në cilën kategori të fus zonjën Isabel Allenden, ja pse librat e saj janë gjithmonë një dhuratë e mirëpritur.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , ,

9 Responses to “Isabel”

  1. Laert Says:

    E para, Nice nuk eshte shkrimtar, eshte filozof.
    E dyta, Alende eshte nje shkrimtare deri diku medioker. Nuk ben letersi, ben thjesht argetim.

  2. darina zeqiri Says:

    me vjen keq qe tek une Alende nuk ka lene nje mbrese kaq te bukur siç pasqyrohet ne kete shkrim te Daniela Nazarko. Komplimente te sinqerta per pershkrimin vertet magjeps.

  3. Kamomila Says:

    Isabel Alende i perket nje rryme te vecante te letersise qe quhet realizmi magjik. Veprat e saja jane te gjalla, personazhet jetojne dhe marrin fryme neper fletet prej letre te librit. Alende mund te rradhitet fare pa frike perkrah Markesit dhe shkrimtareve te tjere te medhej te Amerikes Latine.
    Une ndaj te njejtin mendim me artikull shkruesen per sa i perket kesaj shkrimtareje.
    Do doja shume qe dy komentuesit e me siperm ta shtjellonin me tej mospelqesen e tyre ndaj veprave te saj. Do doja te dija sa vepra kane lexuar nga Alende dhe cilat.
    Gjithsesi respektoj opinionin personal te gjithsecilit,

  4. Miss Germs Says:

    Kam lexuar 3 libra te Alendes,dhe fakti qe nuk mbaj mend titujt personalisht tregon qe sme kane terhequr. Jane , sic i thone ‘libra limonate’.
    Di qe nuk me moren me vete , sic me marrin zakonisht autore te medhej. Di dhe qe nuk e pata te veshtire qe pas 12 oresh te filloja nje liber tjeter (zakonisht kur nje liber me terheq shum,me duhen te pakten 3 dite derisa te dal nga perjetimet e tij, e ti futem nje libri tjeter).Te gjitha keto nuk me ndodhen,ndaj dhe mendimi im….

  5. loer kume Says:

    heh, pas cdo libri duhen dy dite pushim… me ligj… keshtu funderron libri…
    Allende, une s kam c them me… krahas Marques…
    asaj i rrjedh rrefimi, e shkon drejt magjikes, duke pasqyruar nje realitet ne fillim te larget nga pjesa tjeter e botes, por qe vjen e unifikohet ne mesazhe universale me qender … FEMREN!
    femrat, femra e letersise, ka qene njengjyreshe, qofte dhe Bovari, Karenina, qofte dhe personazhet e Jane Austen, personazhe skematike, qe kjo do sillet keshtu, se ka kete karakter, ose se ka keto forca kunder, e ka forcen e dashurine me vete…
    jooo, Allende na jep nje univers me qender femren, e ben pararoje de facto ate cha filuan filo lo zofet shkrimtare te viteve ”90 e tutje ta krijonin si rryme mendimi, te tipit, Universi krijohet nga femra, Zoti eshte femer etc. Allende ka nje veper qe mund ti vesh nje emer ; “Tiamat”
    tani, mbase femrave nuk u pershtypezon kjo, sepse nuk krijon konflikt vepra e saj me to, sepse rrjedh natyrshem per t eqene femer, sepse trupezohet, e zakonisht konfliktet mbahen mend… por mua si qenie e seksit mashkull, me hap ca skuta e hapesira, e me instalon ne koke pushtetin, forcen, boten plot me ngjyra, lotet dhe dhembet dhe thonjte dhe buzet e Femres…
    nese pastaj, nisim te diskutojme per letersine e saj si art, le t emos flasim kot se praktikisht esht enje shkrimtare “full option” qe madje ka perdorur me sukses edhe mekanizma letrare t eshpikur prej saj qe here pas here i gjej neper vepra te mevonshme…
    presidenti Allende mua me erdhi ne vesh pikerisht prej Isabeles… e jo per idete e tij komuniste dhe vdekjen spektakolare dhe heroikisht te rralle qe dhuroi si martir… eshte larg ai, dhe per me teper, idete i adoptoi, nuk i krijoi.
    nje kuriozitet, “per dashurine dhe hijen” tregon nje histori, te dy te rinjve dhe nje prifti qe zbulojne ne nej miniere, nje varr masiv te masakrave te pinochetti, te desapparecidove, e cila ndodh pak a shume idem, ne Kili pas shume vitesh te suksesit te librit… ngjarje e cuditshme, qe beri buje ne ate kohe, qe nuk i dhane ndonj eshpjegim te mirefillte, por qe asnjeri nuk besoi se Pinocetti urdheroi varrin masiv ne miniere pasi lexoi librin😛
    kush nuk beson te Allende si te pakten shkrimtarja me e madhe femer e te gjitha koheve, le te lexoje Paola, e te mpihet nga vertetesia e frikshme e prozes se saj personale…
    hasta siempre !

  6. gega Says:

    Nuk i heq asnje presje komentit te Loerit. Vec po i shtoj atij komenti pak fjale. Pasi lexon “Paola” nuk besoj se lexuesi mbetet ai qe ishte para leximit te librit. Eshte nje liber qe te permireson si njeri. Nje liber trondites aspak “patetik” edhe pse zhbiron ndjenja e ndjesi delikate.
    Elementi i forte autobiografik i tere veprave te Isabel Aliendes pershkuan fletet e librave pa rene aspak ne narcizizem apo egotizem. Pene mjeshtrore, analitike ne momentin e duhur, kurajoze per te veshtruar shume thelle thellesive te femres atje ku shume pak autore femra kane guxuar te veshtrojne dhe ku asnje autor mashkull mund te zbrese.
    Femra ne gjendjen natyrore, femra e socializuar, femra solitare,vajza adoleshente qe enderron te nesermen si grua, gruaja besnike, gruaja magjike, gruaja bestyte, gruaja flirtuese e bishttundur, gruaja prostitute, gruaja -nene e devotshme, gruaja qe perballet me pengesat e botes mashkullore, nje anatomi e shkelqyer e femres latine – kjo eshte Isabel Aliende. Tek Aliende personazhet jane gri dhe te paharrueshem. Asturias, Marques dhe Aliende jane per mendimin tim trinia e shenjte e realizmit magjik latinoamerikan.

  7. gega Says:

    jo Aliende por Allende. lapsus i imi

  8. diana Says:

    dhe pas komentit te fundit me vjen te ha veten me dhembe🙂 pikerisht “paola” e kam blere diku para 5 viteve ne ato tregjet per toke te romeve ne tirane. ne ate kohe kisha degjuar sh pak autoren, librin ne fakt e bleva se kishte nje cmim modest e per me teper ngaqe ishte ne italisht (nderkohe studioja kte te fundit). mbaj mend qe e fillova qysh ate dite ne rrugen drejt kthimit, por nuk u desh shume te me shuante kureshtjen sepse sic eshte thene me siper autorja shkruan ne nje menyre te vecante. per me shume prania ndoshta e shum elementeve autobiografike e bente akoma me pak te rrjedhshem. per nje 16-17 vjecare sa isha un ne ate kohe ishte teper i rende:) … me vone kam degjuar shume per shkrimtaren e gjithmone vleresime pozitive dhe pas ketyre 2 komenteve te fundit do doja shum ta kisha ktu librin qe ta filloja ne kete moment. sa keq qe e kam len ne shqiperi!!….
    ah … dhe un e u habita kur pashe nicen te cituar si shkrimtar :PPP

  9. Ola Says:

    Isabel Allende shkrimtare qe di te shkruaj bukur realiteti e kohes qe ka jetuar dhe te kohes qe jeton.Do citoja vetem fjalen ne romanit qe i’a kushtoi vajzes se saj Paula ” eshte e rendesishme prejardhja e familjes “kush e kupton do njohi mire njerziz.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: