Anës Lumenjve

by

Imzot Fan Noli

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç’e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endëronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

nga filmi Lulëkuqe mbi mure.

” Një popull jetim është fatkeq, atë e marrin nëpër kembe, i mohojnë fisin dhe origjinën, gjuhë dhe bukën e gojës, e shtyjnë, e pështyjnë, i marrin nderin. Kush do ta shpëtojë? Veten do të shpëtojë, do tu thotë bijve më të mirë Vihuni në ballë, ja edhe zemërimi im në dorën tuaj si shpatë ti dalim mbanë kësaj pune, dhe  nga ky çast populli s’është më jetim..

3 Responses to “Anës Lumenjve”

  1. bubi Says:

    lavdi zotit qe shkrimi nuk vazhdon ,

    nga ky cast populli s’eshte me jetim , per te mendondhe vepron nji nene qe quhet partia ,,,,,

    fan noli eshte i madh ,

  2. diana Says:

    ne , tek e sotmja te ardhmen kerkojme,
    ne ,atdheun tone si askush tjeter
    ne, drejt europes do ta coojme
    ( emer i vete jetes)
    …. do ti behej mal nolit me keto fjale!!!:)

  3. diana Says:

    opsss…. zemra mal , doja te shkruaja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: