The Hurt Locker

by

Kathryn Bigelow është kthyer.

Për të gjitha ata qe nuk e dinë ose nuk e mbajnë mend Bigelow është rregizorja e, midis te tjerëve, Point Break.

The Hurt locker është filmi i fundit i saj, xhiruar në 2008, me sa duket në Evrope ka dalë vetëm para pak muajsh dhe natyrisht ka marre pak fare vëmendje, siç e meritojnë të marrin filmat e bukur që nuk kanë aktorë të famshëm. The hurt locker në fakt ka njerëz si Ralph Fiennes, Guy Pierce e biles Evangeline Lilly ( ish – Lost ) por i përdor fare pak.


Historia është ajo e një skuadre amerikanësh në Irak, e skuadra në fjalë ka detyrën të çmontoje bombat e ndryshme që mbillen ditë për ditë në Bagdad. Çdo ditë kur del, thotë protagonisti, është për jetë ose për vdekje. Hedh zarin edhe e përballon.

Bigelow bazohet në pak skena e në pak histori, por arrin që nga momenti i parë, të krijojë një tension të denjë për westernet më të mirë. The Hurt Locker nuk është një film kundër luftës e nuk është as një film kundër paqes, është thjesht një histori mbi luftën. I bukur, i shpejtë, i ndershëm. Jo më kot nëpër korridore hollivudi e nëpër revista të specializuara pëshpëritet për këtë film si kandidat për Oskar.

The Hurt Locker – Kutia e dhimbjes – quhet kutia në të cilën ruhen trupat e të rënëve në detyrë së bashku me medalje, uniformë e flamur. The hurt Locker është një film mbi luftën, një film i mire mbi luftën ne Irak. S’është kurrë e thjeshtë te xhirosh një film të tillë, kritikat janë të shumta. Nëse tregon shume luftë do të akuzojnë që tregon shumë lufte, nëse tregon pak do të akuzojnë që tregon pak luftë. Nëse ushtarët janë njerëzor do të akuzojnë që ushtaret janë shumë njerëzor, nëse ushtarët janë shumë çnjerëzor do të akuzojnë që ushtarë janë shumë çnjerëzor. Por ja që Bigelow, me këtë film ka arritur të gjejë një pikë ekuilibri, të përshkruajë ushtaret ashtu si janë, herë gati të çmendur e herë gati të prekshëm. Arrin të depërtojë thellë në mëndjen e tyre, gjatë dhe pas luftës. Në fund të fundit gjërat janë të thjeshta, Bigelow i tregon thjesht.

Për tu parë. E për tu kuptuar.

Trailer


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , , , , , ,

3 Responses to “The Hurt Locker”

  1. D Says:

    Meqe sonte jane ndare Oskar e H.L ka triunfuar, du te them vetem kaq : j’ua pata thene!

  2. Einar Says:

    lol e pate thene D, por nuk ke thene çfare mund te mesojme nga Hurt Locker si film😛

    1) Aktoret

    Dy nga karakteret e filmit luhen nga Guy Pearce dhe Ralph Fiennes

    Ajo qe publiku pret eshte: Ata do jetojne dhe do jene prezent gjer ne fundin e filmit…

    Cfare ndodh: Shikojme qe prezenca e tyre eshte gati 5 min, pastaj vdesin…

    Efekti: Ne kuptojme qe asnje nuk eshte i sigurte, te gjithe mund te vdesin nga momenti ne moment…

    2) Antagonisti

    Nje krijues bombash Iraken shikohet ne disa skena, ne situata te tendosura ku nuk merret vesh sjellja e tij…

    Cfare pret publiku: Presim nje konflikt apo nderthurje te karaktereve ne situata ku do kishte nje zgjidhje perfundimtare, zakonisht antagonisti eshte vetem nje…

    Cfare ndodh: Krijuesin e bombave e shikojme 2-3 here dhe pastaj nuk shikohet me ne asnje skene…

    Efekti tek shikuesit: Jeta e personazheve kryesore eshte nen shenjestren e nje kombi te tere.. Ata ndodhen ne cdo makine, ne cdo cep, ne rrumujen e luftes, do gjendet gjithmone nje bombe-venes tjeter… e keshtu me rradhe…

    3) Personazhet kryesore ndodhen ne konflikt me njeri tjetrin dhe si rezultat njohin me mire njeri tjetrin

    Ajo qe publiku pret: Rreshteri James dhe Sandborn, do behen shoke.. dhe raporti i tyre do forcohet me shume, ne kete menyre do e njohin me mire njeri tjetrin…

    Ajo qe ndodh: Ata perballen me njeri tjetrin dhe po arrijne te kuptojne me mire njeri tjetrin… por konfliktet e tyre nuk zgjidhen…

    Efekti: Ata ndodhen vazhdimisht nen presion, eksperiencat e tyre te meparshme vene ne pah akoma me shume pangjashmerite. Perfundimisht ata te dy nuk do jene shoke te ndushte🙂

    4) Fundi – çlirimi nga presioni

    Shikojme qe rreshteri James ka nje moment ku e jep veten nga fundi… dhe pastaj e shikojme ne shtepi me familjen e tij…

    Ajo cfare pret publiku: Ne fund te fundit edhe nje Robot lufte si rreshteri James ne fund do e jape veten, edhe ai eshte njeri me ndjenja…

    Cfare ndodh: Ai eshte i merzitur dhe i stresuar, i thote gruas se vet qe e kane thirrur per nje mision tjeter. Ajo nuk pergjigjet pasi e di qe James e ka marre vendimin e tij… Shikojme qe ai rikthehet ne Irak.

    Efekti tek publiku: Fillimisht kemi nje ushtar i cili lufton me emocionet dhe eshte i stresuar tejmase nga situata qe po perjeton. Ai kerkon nje zgjidhje por kupton qe ashtu siç po rrezikon ta vrase jeta ushtarake te njejten gje po ben dhe ajo civile… Ndoshta kjo eshte nje gjendje te cilen ai e kalon here pas here.. Ne skenen e fundit shikojme qe ai ecen drejt nje bombe tjeter me hap te sigurte. Ai nuk di menyre tjeter per tu ndjere i gjalle!

    Mendoj se Oskar si filmi me i bukur ka qene i merituar…

  3. Darien Says:

    Bravo Einar, shkrujte ate qe duhet te shkruaja une por pastaj zgjodha nje menyre tjeter.

    Edhe i gje tjeter : ne ca pika H.L behet nje fare Fight Club, teper i bukur.

    Sa per çmimet…te them, mbas entuziasmit filestar me kapi nje trishtim per faktin qe ka fituar shume i shemtuar. Por flas ne nje postim qe del neser per kete. S’ke ça ti besh, duhet te kthehesh neser e te lexosh.🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: