..pa emër

by

 

 

nga Teodor Keko

– Mua nuk më besohet që jam në shtrat me ty!
– As mua! – tha Martini.
Ai kishte ndezur cigaren dhe po kundronte format e lakuara të trupit të tjetrës. I bënin përshtypje gjinjtë. Qenë të plotë e të fryer mbi një kraharor elegant si prej balerine. Ishte njohur me Megin dy ditë më pare në rrugë . Ajo e kishte thirrur gjithë emocion nga pas, ai qe kthyer duke e kundruar plot kërshëri bukurinë e panjohur, paten pirë një kafe bashkë dhe tani gjendeshin gollomesh në shtrat.
– Ëndërr e kam pasur të të takoja, pale më të bëja
dashuri me ty!
Martini artikuloi pa asnjë redaktim atë që po mendonte:
– I paske ëndrrat idiote!
Tjetra qeshi mbytur dhe i ra lehtë me grushtin e saj
të brishtë në sup:
– Duhet të kesh më shumë respekt për veten tënde! Ti, hyn në racën e të talentuarve! – e këshilloi, duke iu rrasur si mace në trup. Martini nuk denjoi t’i përgjigjej. Ky muhabet i dukej koti, jo ke talent, jo s’ke talent! Ç’rëndësi ka, kur po mbushet viti pa shkruar as edhe një rresht, mendoi ai. Ke një diamant, por të mungon floriri. E bën dot unazë? Jo! Hidhe në plehra!
E ktheu Megin përmbys dhe filloi t’i kundrojë shpinën e lëmuar e të plotë prej vajze, që përmblidhej nga një pëllëmbë e vetme në mes e që rihapej me një kërcim rrethor te vithet. Ai i fërkoi lehtë lëkurën, si të deshte t’i fshinte pluhurin, pastaj u zgjat drejt xhaketës të flakur te këmbët e shtratit dhe, si mori stilolapsin, ashtu përhumbur papritur nisi të shkruajë me një kaligrafi të rregullt në shpinën e vajzës:
Një sy,/Një klithëm,/ Një ikje,/ Një dimër./Dita/
Kot./Kujtesa/ Plot
Tre pikat e vendosura me kujdes, a thua aty qëndronte thelbi i krijimit, e rrënqethën Megin. Kur ai hodhi mbi tryezë stilolapsin, ajo u ngrit ngadalë, a thua druhej mos i binte ndonjë gjë nga trupi. Qëndroi para pasqyrës dhe u përpoq të lexonte ç’shkruajti Martini. Mirëpo nuk mundi. Atëherë ia lexoi ai ngadalë. Pastaj u ngrit të korigjonte një varg dhe, meqë nuk gjeti vend në shpinë, doli me një shigjetë në mollaqe. Megi e la të mbaronte, duke qëndruar si statujë në këmbë.Kur ai mbaroi, ajo ishte e përlotur.
– Tani duhet të iki! – tha. – Nuk besoj se të mbetet hatri!
Ajo studionte në Peruxhia të Italisë për manaxhim arti dhe një Zot e dinte nëse do të kthehej më në shqipëri apo jo. Do nisej mbasdite me traget.
– Kur të kthehesh, më bëj një telefon, – i tha Martini formalisht, duke e përcjellë te dera.
– Edhe ti, po erdhe në Itali, më kërko, – ia ktheu ajo e lumtur nga paraditja magjike e përkujdesja e yllit të saj dhe kështu u ndanë, me kujtime të mira për njëri – tjetrin e me ca shenja respective kafshimesh në trupat e tyre.
Për Martinin rifilloi rutina e pare, klub – shtëpi, birrë – verë, ajo rutinë që ishte si një gomë magjike gjithçkafshirëse.
Megi i shkruante hera – herës Martinit ndonjë letër,ku vështirë se merrje vesh gjë në gjithë atë rrëmujë fjalish, përveçse “jam mirë” ke shkruajtur ndonjë libër?” Martini përtonte t’i përgjigjej. Ai letrat i shkruante, mirëpo e kishte bezdi të kalonte andej nga posta. Kush blinte pulla, zarfa e dreqi me të birin? Dhe e linte fare atë punë, duke u kufizuar me dërgimin e ca të falave spontane, apo ndonjë pusulle, me anë të të njohurve të tij, ai u nis në Bari, ku zhvillohej një konferencë e shkrimtarëve të vendeve që lagte deti Adriatik. Bëri gati një cope letër që në Tiranë dhe, me të arritur në aeroportin e barit, ia dha shoqëruesit Italian, duke iu lutur t’ia postonte Megit. Atje ai i dërgoi tjetrës adresën e hotelit, ku do të flinte, dhe në fund kishte shkruajtur shkurt:
“Në këtë hotel do qëndroj një javë. Po deshe, më bëj ndonjë telefon. Martini”
Megi e mori të nesërmen. Sa nuk po çmendej, që nuk vinte dot në Bari. Nuk e braktiste dot shkollën.
– Hajde, ti, nja dy ditë në Peruxhia, – iu lut ajo, – pastaj, të shtunën, zbresim të dy në Bari.
– Po munda të shkëputem, do vij! – i tha Martini.
– Hajde! – iu lut ajo.- Biletën e trenit ta paguaj unë. Hajde, shiko edhe Peruxhian, është qytet vërtet i bukur.
– Do bëj çmos, – e qetësoi Martini më shumë për të larë gojën, mirëpo të nesërmen ai u mërzit me ato dokrat e konferences dhe pa e menduar gjatë bleu një biletë treni për në Peruxhia. Kur i tha Megit në tyelefon se ndodhej në qytetin e saj të mrekullueshëm plot vjetërsira, ndryshk dhe myshk, ajo uluriti si e marrë nga gëzimi. Ai qe shtruar e po darkonte për shtatë pale qejfe në një restorant të mire, i mirë ndoshta sepse ndodhej mu në qendër të qytetit, se veç ca ullinjve verdhoshë gjë tjetër të veçantë nuk kishte, dhe Megi iu lut mos lëvizte prej andej.
– Qameti, për njëzetë minuta jam atje! – tha ajo.
Dhe nuk u vonua vërtet. Martinin e habitën lotët e tjetrës. Ata nuk kishin asnjë lidhje, qoftë edhe të largët me njëri – tjetrin, përveçse një të shkuare formale, thjesht për hobi, nga ana e saj, dhe për ndërrim gjelle e mosprishje qejfi, nga ana e tij. Kurse Megi tani i qe varur në qafë dhe vetëm qante si idiote!
– Po qave, u ktheva në Bari! – kërcënoi Martini, që kurrë nuk i kishte duruar lotët e femrave. I dukeshin si ujë çezme, aq lehtësisht ia merrnin të qarit!
– Mirë, mirë, nuk qaj më! – i tha ajo, duke iu ulur përballë pa ia ndarë sytë.
Megi e kishte dashuruar Martinin gati dy vjet më pare,kur lexoi romanin e tij të njohur “Një mëngjes i errët” dhe nga ajo ditë ajo nuk pranoi të verë shkrimtar tjetër para Martinit. Edhe pyetja e pare, që i drejtoi idhullit të saj, ishte nëse kishte
shkruajtur ndonjë gjë?
– Shterpësi! – ia ktheu Martini. Dhe shtoi duke kundruar një peizazh të shpëlarë në mur: E kush e ka mendjen tani në Shqipëri te letërsia? Atje tundin këmbët për pak politikë.
– Injorantët! – shfryu Megi. Pastaj iu lut tjetrit të ngrihet.
Apartamenti i Megit iu duk i ngrohtë, por ai u befasua nga një fotografi e stër – madhe e varur në dhomën e Megit, sipër kokës së shtratit të saj. Ai nisi të qeshë metë madhe. Dikush e kishte fotografuar Megin lakuriq nga mbrapa dhe fjalët e poezisë të shkruajtur dikur prej tij në trupin e lakuriqtë lexoheshin fare qartë. Më shumë ai u shkri me atë korigjimin, i cili dilte me shigjetë te mollaqja e djathtë e Megit.
– Ti je idiote! – i tha ai, megjithëse tani fotografija i dukej tamam një vepër arti.
– Unë e di se si e kam bërë atë udhëtim me target, që mos më prisheshin fjalët,
Sa të dilja në fotografi, se në Tiranë nuk e bëja dot. Edhe ajo më duhej! Vesha
një fustan pa asgjë poshtë, vetëm me mbathje të vogla e rexhipeta isha, dhe nuk u ula asnjë cast gjatë gjithë udhëtimit!
Fotografija ishte vërtet e bukur, gjithë dritë e nga muri shpalosej një trup i mrekullueshëm vajzëror. Martini u ngacmua nga lëkura vetëtitëse dhe e tërhoqi Megin pranë. Filluan të puthen mire e mire, gjithmonë e me më tepër passion, deri sa ngelën të dy lakuriq. Megit i ndjehej lumturija, një lumturi e thellë, që ia mbylli sytë dhe ia shpërtheu rënkimet nga kraharori. Kështu kaloi një natë, plot fjalë të ëmbla, gjithë
qeshje të gëzuara, deri sa i pushtoi pa kuptuar gjumi në krahët e njëri – tjetrit.
Martini u zgjua vonë. Në apartament mbretëronte heshtja dhe sytë e tij, si ia nisën bredhjes nëpër sendet e dhomës, më në fund ndaluan në tryezë. Atje qenë vendosur me kujdes ushqime, cigare dhe një letër për të. Në letër Megi i lutej mos mërzitej. Ajo do të kthehej në orën një e gjysmë nga fakulteti dhe do shkonin të hanin drekë në një vend të mire. “Po nuk pate me ç’të merresh, shkruaj ndonjë gjë për mua!” mbyllej ajo letër, pa harruar një puthje idiote në fund, ku kishin ngelur gjurmët e buzëve të plota të saj lyer me një të kuq si në rozë. Ora ishte njëmbëdhjetë dhe në dush Martini filloi të rasë mendjen si t’i shtynte këto dy orë e gjysmë , por, pasi hëngri diçka, ajo qetësi e ëndërruar për çdo shkrimtar, sikur ia mbushi mendjen të ulej një here e të shkarraviste diçka. Kur u kthye Megi, ai sapo kishte përfunduar një tregim të çuditshëm: atje bëhej fjalë për një njeri, i cili i ka respektuar tradicionalisht vizat e bardha dhe semaforët në rrugë,
por pikërisht atje një here i ndodh një aksident, jo për faj të tij, natyrisht, që e le të gozhduar në një karrocë paralitikësh përjetësisht. Nga ajo ditë ai vendos të vrasë veten dhe tani nuk i respekton më semaforët e vijat e bardha, por aksidenti nuk ndodh, sepse të gjithë frenojnë, duke e share, te rrotat e karrocës së tij. Megi e lexoi dy here e heshtur tregimin dhe ngeli një çast e menduar.
– I fortë! – tha pastaj.
– Kam nja dy vjet pa shkruar prozë, – i shpjegoi Martini, më shumë për të justifikuar gabimet teknike që mund të kishte tregimi, por Megi tundi kokën mohueshëm:
– Për mua, është tregim fantastik! Ti je tregimtar i lindur!
– Ta kam falur! – i tha shpërfillshëm Martini.
Dhe e harroi tregimin. Ata ia mbathën për në restorant dhe ia nisën nga e para orgjive të tyre pa prishur
qejf. Deri në fund të atij udhëtimi, Martini shkruajti edhe dy tregime të tjera për Megin.
– Bëj ç’të duash me ato, – i tha tjetrës, teksa përqafoheshin në stacionin e trenit të Barit, dhe vërtet që tani nuk i interesonte shumë letërsija. Merrej me gazetari dhe fitimet nuk qenë të vogla. Nga letërsija vetëm pak bukë me djathë haje në Shqipëri, me djathë të bardhë nga ai i liri!
– Faleminderit! – dënesi Megi. – Më ke bërë një dhuratë të mrekullueshme! Mbase ta shpërblej
ndonjë herë.
U ndanë. Megi ia nisi sërisht letrave të saj përmalluese e çapraze. Tani Martini i kthente hera –
herës ndonjë përgjigje plot satire e humor, që tjetrën e bënin sakaq të lumtur, por këto raste nuk qenë të
shpeshta. Një ditë Martinin e thirrën në Ambasadën italiane. E priti me respekt një fytyrë – kuq nga konsumizmi i verës dhe i komunikoi se Martinin e kishin ftuar në Milano, pasi ai qe shpallur fitues i një çmimi të rëndësishëm vjetor përprozën e shkurtër. Martini u habit. Ai nuk dinte të ishte përkthyer ndonjë tregim i tiji në italisht, por u kthjellua, kur iu kujtua Megi.
– Shpenzimet janë të pales italiane. Keni edhe një shpërblim të forte për të marrë, – i shpjegoi
italiani. Martinit nuk i ndahej nga mendja Megi.
– Më duhet edhe një përkthyese, – tha ai më në fund, megjithëse fliste një italishte të pastër. Dhe afroi
emrin e Megit. Tjetri pranoi me kënaqësi.
– Nuk paguaj unë! – shtoi.
Pastaj, duke nxjerrë nga një sirtar romanin e Martinit, iu lut t’i linte një autograph.
Jashtë kishte filluar të binte shiu. Martini nuk pranoi ta shoqëronin me makinë. Hyri në një bar pranë
godinës së Radio – Televizionit dhe porosity vodka. Ca sy kuriozë e vëzhgonin, ca sy si të Megit, por ai u bë
i pandjeshëm. Nuk ia kishte qejfi të fillonte ngatërresat nga e para me ca femra, të cilat të shihnin të habitura në gojë, a thua goja jote ishte një ****ë pule, nga ku dilte veza e kuqe. Mendonte tani se si ishte ndërtuar ky dreq fati njerëzor, duke kujtuar atë vargun e hershëm të ninullës klasike, ku nëna tund fëmijën, duke i kënduar: “kush të do e kush të ka!”
Nuk i pihej, por porosity edhe një vodka tjetër. Vërtet, po filozofonte me atë mendjen e tij të çuditshme: kush na ka e kush na do!


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: ,

4 Responses to “..pa emër”

  1. loer kume Says:

    pas 2012, ndonje shqipetaropitek kurioz, do gjeje ne ndonje germadhe arkive libra te rastesishem.
    do zbuloje se paska egzistuar nje teodor keko, e qe ky njeriu paska qene nje shaman fantastik ne drejtimin e ndjenjave njerezore me ane te nje preparati psikoshkruar qe quhej poezi, e paska qene nje veshgues i fshehte e symprehte, tej atyre mustaqeve pijanike e cinike, e na paska lene tere kete trashegimi tregimesh fantastike, e do mesoje e krijoje nje ide se si ishte bota jone shqipetare nga 1980 deri ne 2002.
    me ne fund dikush u kujtua per teodorin e harruar nga thashethemet e oborreve hipokrite letrare…

  2. Miss Germs Says:

    i madh!!!!

  3. fitili Says:

    shume e bukur , me kujton , il maestro di margherita

  4. kushua Says:

    dori dori dori…i madh? diamant! jam njeri me fat qe kam lexuar teodor kekon!
    mbase nuk pati dot edhe floririn qe ka ismaili. ai i madhi…por dori ishte i thjeshte, nje diamant i thjeshte.e kunderta e molit. por me mire qe i kemi te dy.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: