Juliana Pasha kundër Sam Sparro : gjej ndryshimin

by

Kush e di nëse juria e festival shqiptar e njeh një tip që quhet Sam Sparro, një këngëtar commercial australian. S’besoj, ndryshe do e kishin skualifikuar Pashën sapo filluan të rridhnin notat e para. E megjithatë, për njerëz aq të informuar sa ka festivali jonë, s’duhet të jetë e vështirë, domethënë, s’po flasim për provat e paregjistruara të Syd Barret a të Jerry Garcia, që nuk gjenden në asnjë dyqan, po flasim për një këngëtar mjaft të famshëm ne Evrope që në 2008 ka pasur një farë suksesi me këngën Black and Gold. Për miqtë që nuk flasin anglisht, përkthyer shqip Black and Gold do të thotë “ Nuk mundem pa ty – Juliana Pasha. –

Ndoshta juria se njeh, por besoj se çifti Gjebrea-Cako e njohin mjaft mire. Nejse. Nëse mund të gjej ndonjë notë pozitive është shpresa që të na skualifikojne të paktën për nja 10 vjet nga Eurovizioni e të bjemë rehat.

Nuk mundem pa ty ( Sam )

Black and Gold

A me vjen keq? Po, pak po sepse Festival i Këngës njëherë e një kohe ishte fuçinë talentesh, ishte pike referimi për muzikën e kulturën shqiptare , e se kam fjalën vetëm për periudhën komuniste, jo zotëri. Kemi pare njerëz si Deda, Makashi, Ritfolk, DeD ne atë skene. Kritika e parë e kotë : po atëherë kishim këta të mëdhenj, tani si kemi. Budalliqe, Top – Fest nxjerr vit për vit një mal me talente, edhe sikur ta zëmë se 99% e tyre nuk ju pëlqejnë, dikë të vlefshëm do e gjeni. Kritika e dyte e kotë : jo po është në karakteristikën e festivalit të sjelli këngëtarë të afirmuar që kanë një farë backgroundi ( kështu flasin, mos më shikoni shtrëmbët ) : dakord, doni të bëni festivalin me të njëjtët njerëz gjithmonë, bëjeni. Doni eksperiencë, atëherë mos më merrni Skenderaj & Cani në skenë, mund të jenë njerëz e këngëtarë shumë të mirë por nuk janë prezantues, akoma jo.  Po ne rregull, bëni ç’te te doni, s’dua t’ja di  shume. Por pastaj mos u habisni se si Top – Fest j’ua merr vit për vit. Doni që të keni gjithmonë një publik over 60 ( kështu flasin ata, më lini rehat ) dakord, ashtu ta keni. Vetëm ndryshojani atë dreq emri se njerëzit kur dëgjojnë Festivali Shqiptar i Këngës ngatërrohen, mendojnë se është vërtet i tille. Është vetëm festivali juaj, quajeni Festival im & i ca shokëve te mi. Te paktën ta dimë se për ça flitet.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , , ,

7 Responses to “Juliana Pasha kundër Sam Sparro : gjej ndryshimin”

  1. Enkelejd Lamaj Says:

    Hidhini nje sy edhe kesaj, se mua ritmi me ngjan me shume me kete…

    Te pakten kesaj here kane ditur te vjedhin nga nje BIG. Tani mbetet vetem te shohim nese edhe Pasha do te dale e veshur si murgeshe e ta marre me shaka si puna e Ismajlit te Kenga Magjike.

    GJithsesi Darien, te gjithe llojet e festivaleve qe behen ne Shqiperi jane te tipit ‘Festivali im & i ca shokeve te mi’. Top Fest, Kenga Magjike, Festivali i Kenges = njesoj. Niveli i pergjithshem kengeve ne Shqiperi ka rene me poshte minimales. Te pakta jane ato kenge qe degjohen me kenaqesi edhe pas nje viti. Pastaj shikoni cmimet qe jepen neper keto festivale, si jepen sa jepen dhe kush i jep.

  2. Darien L. Says:

    Mua Enkelejd me ngjan akoma me shume me kete tipin, Xhek Sparroun, se ka te njejten baze te njejtin vazhdim, po edhe me kete Spears nuk eshte larg.

    Sa per nivelin, degjo, ne fund te fundit keto te tjerat private jane, keshtu qe bejne ça bejne ne fund te fundit bejne ça bejne ashtu e mendojne ata etj etj.

    Por festival kombetar i mbareshqiptareve eshte gje tjeter!

  3. Miss Germs Says:

    ca ngjoni kto festivale more aman . ”Festivali im & i ca shokeve te mi’. – e fort kjo ….ahhahaha

    muzike te bukur & origjinale keni neser ke Tirana Rock!!!! :D:D:D

    Darien e zbulove vete kete apo e kane dhene mediat?????

  4. Dorina.B Says:

    mmm…ka rreth 4 vite qe nuk e shoh me kete festival ,dobet fare dhe zhgenjyes…me perpara kishte vertete cilesi(slija vit pa e pare) ,por qekur hyri mania EUROVIZION u degradua
    Motivet kjo kenga i ka te ngjashme ke te drejte …dhe mbreme ne fund qe e hapa per te pare fituesin e pata pershtypjen si dicka e njohur…gjithsesi dhe po te mos ishte e tille prap e dobet eshte si kenge .
    Hereve te tjera ne eurovzionin e famshem (dhe ky i fundit per t’i qare hallin ) shkuam me daulle e gure ose vaket…tani po ikim si hajdute .Per te ardhur keq se nuk eshte se ska talente ,une them ka por eshte monopolizuar nga persona te quajtur kompozitore qe ne te vertete kane shteruar se qeni te tille prej kohesh .
    Sa per festivale te tipit “Kenga Magjike” apo “Top fest ” eshte e njejta histori ,madje te keta ka rene kurba me shpejt nga cduhej ,dobet jane . E kuptoje po te shihje edicionin e fundit te K.Magjike.Per te ardhur keq

  5. blerta Says:

    mua personalisht kenga nuk me duket e dobet dhe kengetarja ka shume potencial…por me vjen keq qe keqperdoret ne kete menyre…sepse ritmi eshte vertet i ngjashem…madje gjithe vijueshmeria e kenges me ate te sparro.kjo eshte fatkeqsi.por mendoj se ne koncertet e tjera si top fest apo kenga magjike jo gjithcka ka qene e dobet…thone qe kopjimi eshte menyre te mesuari.mbase na sherben dhe ne kjo thenie😛

  6. Net Isveizi Says:

    Pershendetje te gjitheve Ju!

    Shume kohe para i dergova nje gazete “prestigjioze” kete leter, pas perfundimit te nje festivali te ashtuquajtur kombetar. Po ua postoj pa e lexuar fare, pra pa bere asnje korrigjim te asaj kohe qe, me duket se vazhdon ende, dhe ju lutem te me falni nese kam bere ndonje lapsus.

    ——————————————————————–

    LETER E HAPUR URIMI PER ZOTIN FESTIVAL 2004!
    me rastin e festave të fundvitit

    Asnjëherë toka gjate kryerjes së orbitës së saj në univers, nuk kalon dy herë në të njëjtën pikë. Gjithmonë eksploron hapësira të reja që deri atë çast ishin të pashkelura e pas atij çasti mbeten po fatpajeta.
    Në idealin më të mire-I tillë duhet të jetë edhe arti; pa harruar se pas shkeljes në paskajërinë e emocionit, synimi mbetet për të jetuar sa më gjatë, mos të thëmi përjetësisht.
    Ca më tepër muzika, e cila ka aftësi të paparashikueshme manipuluese të shpirtrave njerëzore.
    Edhe në rast se rrallë realizohet kjo ç‘ka thamë një paragraf më lart, përpjekja për të mbërritur deri atje meriton respekt dhe mirënjohje.
    Këtë mund t’a bënim të gjithë tok edhe me Festivalin e fundit të këngës në RTSH.
    Por, a e meritoni ju zoti Festival falenderimin tonë kolektiv, për kënaqësinë që na sollët në shpërfaqjen e muzikës së ashtuquajtur “të re” të krijuesve e interpretuesve shqiptarë?
    Mendoj se tash ka ndodhur e kundërta.
    Ndoshta do të ishte guxim I tepruar të flas në emër të të gjithëve, spektatorë dhe telespektatorë, të cilëve-e them me bindje-u keni vjedhur disa orë nga jeta e tyre, duke I deziluzionuar me shpresën se do të ndiqnin një eveniment me të vërtetë serioz e vlerasjellës.
    Thjesht-antipopulist-po flas në emër të një grupi sado të vogël që me të vërtetë e di që “merr vesh” diçka nga muzika. Pa modesti e shpreh, diçka thelbësore që krijuesit, apo të ashtuquajtur krijues të këngës “moderne” shqiptare sot, as ia kanë idene se ç’është në të vërtetë.
    Aq më pak ju z. Festival-çobani I kësaj kopeje pa kah.
    Në të vërtetë, siç ndodh kur je para një togu plehrash e s’di nga t’ia fillosh pastrimit, nuk di nga t’ia ze fill.
    Gjëja që më bën më tepër përshtypje është vetkomplimentimi juaj për atë ç’ka kryet. Ju edhe organizoni, edhe prodhoni, edhe shpërdoroni shumplanësisht besimin e shumpalësisë që ju beson, edhe nxirrni përfundime entuziasto’përgëzimtare ndaj institucionit tuaj!
    Ndërkohë që e dini besoj që koha është kriteri I së vërtetës dhe I vlerësimit. E siç ka ndodhur edhe në Fest’at pararendëse-katërcipërisht keni qenë dështarucë, për ç’ka pretendoni të na sillni e për ç’na sillni vërtetë.
    E nisim me drejtpërsëdrejtësinë e transmetimit tuaj.
    Kuptimi I mirëfilltë I fjalës “live” në muzikë, para së gjithash do të thotë interpretim jo vetëm I vokalit por, para çdoçkaje I orkestrës e piksëpari I BATERISE. Formacionet instrumentale në lëmin e këngës nuk janë thjesht paraqitja e një bande harqesh e ndonjë pianoje, e ndonjë ironie e të ftuarve për konfigurimin estetik e kurrë jo për atë funksional, e ku t’a di unë çfarë tjetër. Vetëm një pyetje: Ku është dora që jo vetëm e bën ritmin, por dhe I fal ngrohtësinë dhe emocionin çdo mase muzikore?! Deri kur do të vazhdoni z. Festival me atë seri neveritëse baterishë elektroniko’kompjuterike, me tinguj që të bëjnë veç t’I largohesh jo vetëm skenës suaj por edhe ekranit tuaj, per te cilin vazhdojme ende te paguajme taksat? Deri kur duhet të presim që “kompozitorët” tuaj të kuptojnë që nuk bëhet muzikë e vërtetë me një maos e me një Cull Edit?!
    Muzika nis e mbaron në letër z. Festival; nuk ua kanë treguar as kaq pak gjë?!
    A kthehemi pak tek parafestivali, saktësisht ne paraqitjen e krijimeve pranë RTSH, për kushtet e parapranimit të këngëvë pjesëmarrëse.
    Veç CD me kompozimin përkatës të përfunduar, ç’duhet fotografia në kushtet e vendosura nga organizatorët?! Mos ndoshta të paraqitej Janis Joplin, apo Tina Turnet, nuk do fitonin të drejtën e pjesëmarrjes se nuk janë simpatike apo s’dijnë të vishen “bukur”, apo pse nuk mund të kenë luk të mjaftueshëm në aktin e dhënies së kënaqësive emrapapërmendura?
    Në fakt besoj se kemi këngëtaret më të bukura në botë, sepse nuk vlerësoni zërin e tyre por të tjera vlera që çdo mashkull e ndjen veten t’a quajnë mashkull, kur në të vërtëtë Fest duket që është gjinia asnjanëse.
    Pse u dashka të jenë këngët të përfunduara kur dihet që ato nuk fitojnë të tëra?! Nëse paraqiten njëqind e pranohen tridhjetë, për shtatëdhjetë të tjerat I del të jetë një kosto e pambrojtur për më tepër se tridhjetë e pesë mijë Euro, meqë “bosat” e studiove lypin, po-lypin, minimalisht pesëqind Euro për këngë.
    Pse mos të paraqiten këngët në partitura dhe prej grupit organizues pas studimit të tyre, të merren masat që të kualifikuarat këngë, të rregjistrohen në studiot e RTSH e të interpretohen në skenë krejtësisht në çdo parametër artistik “live”?!
    Sepse thjesht pronarët e studiove “prestigjioze” janë miqtë tuaj z. Festival. Duhet së pari t’I lihet atyre rrugë e lirë të mbledhin kaq e kaq shpenzime “ëndërrimtarësh” që vriten me politikat tuaja allamiqësore, e-pastaj të rishpërndani përveç të lashtave prej tyre, edhe tepricat që iu zhvatni ligjërisht donatorëve dhe mjerisht edhe institucioneve shtetërore.
    Në momentin kur të hiqni dorë prej kësaj rruge të ndyrë “kapitalizmi”, si edhe-kryesorja-prej superamatorëve pentagramucë Saraçinë, Kaçinarinë, Rrapinë, Hilainë, etj’rinë, atëherë duhet të jeni I sigurtë që më së fundi muzika shqiptare është çliruar nga thonjtë shndritmëtarë të monopolistëvë të këngës. (?!)
    Bëjeni së paku ju këtë akt njerëzor dhe artistik meqë politika nuk ka ndërmend t’a bëjë kurrë, në asnjë sferë të jetës.
    Muzikën e vërtetë nuk e bëjnë kultivacionet tuaja e të miqve tuaj, por veçse fenomenet intelektuale përkohtare si dhe të rrallat kapacitete gjenialitike që I përkasin përjëtësisë së vlerave. Muzika është produkt intuitiv e intelektual e shpesh e dijmë që gjenialiteti nuk matet me statistikat e mediokritetit. Përpjekje për të cilat po shquheni çuditshëm.
    Dikush ka thënë: Kush di të bëjë muzikë-bën muzikë; kush di më pak-prodhon, siç bën edhe “garda” rreth jush e që merr edhe atribute krijuesi; kush di ca më pak se kaq-organizon; e kush s’di fare-bën drejtuesin e gjithshkaje e i cili jeni ju z. Festival.
    Ju nuk duhet të përpiqeni dhe të pretendoni të jeni gjatë intervistave qesharake-produkt I së vërtetës; me shprehje të tilla tipike jo profesionale e thellesisht mosnjohëse te asaj ç‘ka shpërfaq krijimtaria muzikore e këngës në realitetet e skenave tej hundës tuaj e të bashkfajtorëve tuaj të realizimit në emër të artit-të antikulturës e antivlerës.
    Si kjo muzikë u bëka edhe në europë?!
    Si ky nivel është edhe në arenën ndërkombëtare?!
    Si? E Si? e sa Si të tjera më duhet të rradhis për papërgjegjshmëritë tuaja naïve?!
    Ca më pak kur flisni me ton profesionalisti për fushën e muzikës; ca e ca më pak akoma kjo nuk ju lejohet pse së pari jeni vetë ju prodhuesi kryesor I kaq skarrciteteve. Jeni fort modest për paçavuren tuaj kur thoni që ky “show” është I nivelit europian. Sikur të tjerë as nuk shohin e as nuk dëgjojnë ç’bëhet e si bëhet muzikë tek ky planet. E në ç’nivel se…
    Në emër tuaj unë po I kërkoj falje shqiptarëve të kulturuar duke më ardhur vërtet turp për përfaqësuesin e vlerave të tyre në një institucion që financohet nga këta taksapagues, pra nga bashkëvuajtësit e mij.
    Si mund të pretendoni që ju shpërfaqni në ekranin tuaj vlerat më të mira muzikore të shpirtit shqiptar, me një aktivitet skandaloz në konceptualitetin e tij-në një realitet kur dihet që muzika është industria më e paparashikueshme në tregun mbarë botëror. Apo jo?
    Ku janë në këtë treg “fenomenet” e kurorëzuara shqiptare?! As në të vendit-jo! e jo më diku gjetkë!
    Z. Festival, tashmë jemi në kohën që muzika nuk bëhet në dekadat e majit e as në të lavdishmët nëntorë-mall të cilin na e nxorrët këto ditë.
    Por as edhe me “talente” të prodhuara në mënyrë artificiale me anë të spektaklesh “etheiste” ku nuk sillet asgjë e re përvëçse imitacioneve butaforike. E në një kohë kur e gjithë bota prodhon e stimulon gjithanshmërisht kompozitorë, ne-ç’I duam?!
    Mirë ka thënë një kantautor I njohur: të gjithë në Shqipëri po bëhen këngëtarë; ka ndërment të puunojë njeri këtu apo jo?!
    Me termin tuaj slloganist: “kjo është muzika më e mirë që bëhet sot”, besoj se historia e artit na e ka mësuar se “e bërë” një vepër nuk quhet kur publikohet por, kur autori e firmos atë.
    Pra, veprat ekzistojnë të mirqena brenda dimensioneve të realitetit që ju nuk e njihni, e s’keni si e njihni përderisa ky sistem që polarizoni, e përjashton krijuesin që nuk lyp mëshirë për publikim të veprës së vet; sigurisht duke mos pranuar t’ju ketë ju parametër.
    Fakti real-mospjesëmarrja e këngëtarëve më të cilësishëm në muzikën shqiptare të të gjitha kohërave; e shumë kompozitorëve që më mirë bëjnë një punë të rëndomtë për të fituar jetesën ku të mundin se sa të bien në nivelin tuaj dridhërisht ardhakeqës; e të rinjve që diplomohen apo jo me breza të tërë e humbin në kohë për arasyen e thjeshtë sepse skenat shqiptare janë të pushtuara nga kasta juaj rrugmos’hapëse për frymën e re dhe mentalitetet e realitetet artistike që mund të kishin bujtur edhe në shpirtin shqiptar.
    Apo injorohet nga ju z. Festival edhe kjo dukuri që në fakt ajo ju ka injoruar ju. Keq bile!
    Por, ç’punë ka përmendja e litarin në shtëpinë e të varurit?! Blasfemi…
    Mos duhet të përmëndim problemet teknike në inizimin e këngëve?! Llahtar…
    Apo majmunizmat imituese sa s’ka të shëmtuara në demostrimin e tyre majë skenës së Fest’it?! Skandal…
    Ndoshta do të donit mbi të gjitha të flisnim pak për sistemin e përzgjedhjes e të vlerësimit. Sepse thembra e Akilit mbetet po këtu. Masa, apo spektatori dhe teleshikuesi-siç u pëlqen ju t’a quani, nuk përzgjedh-sepse nuk di të përzgjedhë, nuk vlerëson-pse I mungon kapaciteti njohës dhe kultura minimale muzikore për të kryer një akt të tillë fort delikat. Apo nuk e dini ju z. Festival që masa është gjëja më sarkazmisht e plastelinueshme e historisë njerëzore?! Duke qenë goxha I mendjeperlëzuar, nuk ju falen gabime të tilla që, në fakt janë faje. Ç’ka thashë më lart, jo për të ofenduar artdashësin e kultivuar me vlera por, të gjithë apecialistët e mirëfilltë e dijnë saktësisht se çdo të thotë një këngë e mirë dhë një opinion I manipuluar si mos më keq.
    Në konceptin filozofik, muzika nuk është pronë e masave, përderisa është një punë individuale e si e tillë evoluon në kushte individuale, nga krijimi e deri në publikim.
    Përpjekja për të futur doemos “populizmin” si primar në përzgjedhjen e saj e të rezultateve garuese të saj, është vetëm një orvatje për të jusrifikuar dështimin, mediokritetin makabër, shfaqur në seri nga një vit në tjëtrin, abuzimet qindra milionëshe që lëvrijnë në sytë tuaj e-nuk guxoj t’a them dot: jo pa dijeninë tuaj.
    Meqë lagështira e gjuhës e shpie llafin edhe ku s’duhet, z. Festival, ju lutem deklaroni projekt preventivin e-ju ftoj të qeshim pak së toku.
    Nuk jetojmë në kauzën e proverbit ku qëllimi justifikon mjetin. Kuptoj-më tepër se sa shoh-që ju po ia ktheni mëngën prapsh: mjeti justifikon qëllimin. Do ju rekomandoja të visheshit me një palë petka transparente, jo në skenë ku është bërë rutinë ky lloj ekzibicionizmi që të shtyn në imoralitet, por-para publikut vetë e kryesisht para pjesëmarrësve në Fest që, kurrë nuk e kanë ditur përpara se çdo të meritojnë pas mbarimit të aktivitetit, sigurisht veç fituesve që gjithherë kanë qenë e do të jenë edhe nesër mbledhur si një grusht qark jush.
    Meqë ra fjala: kush është planifikuar për të marrë copën e luanit ne Fest 2005? Saraçizmi? Kaçinarizmi?
    Hiqni dorë! Hiqni dorë! Kështu jeni tradhëtorë!
    Por mos çani krye! Kush u ka penduar deri sot për realitetet alarmante shqiptare që të pendoheni ju prej penalizimeve z. Festival, e-për se, për ca copërra këngësh?!
    Mos doni të më kujtoni se ju tash denjësisht po “mateni” me parametrat e Festivalit Europian?!
    A nuk e dini që në atë eveniment përfaqësohen vetëm muzikantë thuajse mediokër e amatorë sepse muzikantët e vërtetë maten me skenat e përditshmërisë e me miljonat e disqeve që bëjnë të lëvizë me një ritëm marramendës
    Industrinë e rëndë të kulturës universale sot?!
    Qendrat e botës së muzikës e veçanërisht asaj të këngës janë Londra, New Yorku, etj-jo Tirana. Doni të garoni e të krahasoheni me të tjerët? Zgjidh më të mirët z. Festival. Doni t’u këshilloj disa emra?
    Nuk I meritoni!
    E vërtetë që ju klasifikoheni të ahtatët apo të parët në një aktivitët ndërkombëtar të ashtuquajtur prestigjioz,
    po pjesëmarrësit e jo pjesëmarrësit në të, këngëtarë, poetë, kompozitorë, orkestrantë etj, ç’ka bëjnë, vetëm një aktivitet në vit? Dy? Tre?
    Ku është profesionalizmi I përfaqësuesve tanë këtu?!
    Profesionist në Shqipëri ende do të vazhdojmë të cilësojmë atë që mbaron një shkollë të ashtuquajtur “të lartë” e jo atë që e ushtron një aktivitet krijues artistik në mënyrë ditpasditëse me passion, përkushtim e sakrificë?!
    Sa profesionist jeni ju z. Festival? Seriozisht, sa ndjeheni kuzhinier profesionist mbi këtë kulaç hiri?!
    Kthehemi pak pas? Në FestEuro 2004, për një këngë krojisht mediokre që, tashmë është harruar nga publiku shqiptar-edhe pse ju morët një vend “nderi”, sipas konceptit tuaj për vlerat dhe vlerësimet, pra për një zhulalicë, ju si institucion shpenzuat me sa u tha në media, rreth pesëdhjetë mijë Euro. Vetëm për një inçizim!!! 50.000 EURO?! Ha, he, hi, ho, hu, hy, hë…
    Me kaq para, a nuk e dinit se mund të ndërtonit dhe të kompletonit një studio po të atyre parametrave ku I “dhuruat” ato të mjera para?! E sot do të ishtë prona juaj. Prona e festivali dhe e atyre krijuesve që nuk kanë mundësi financiare të inçizojnë krijimet e tyre në të ashtuquajturat studio serioze të saraçanizmave që në fund të fundit nuk janë as të liçensuara e nuk I paguajnë asnjë taksë këtij farë shteti ku dhe ju jeni të inkuadruar e jepni kontributin tuaj diletant për forcimin e tij të çdoditshëm.
    Për sa më sipër, nëse nuk e bëni dot ju-m’I besoni mua ato para dhe nuk dua të më shpërbleni për asgjë, nuk dua bile as rrogë, por as edhe përqark asnjë nga gjenialucët tuaj. E do dij t’ju garantoj vetëm një supercilësi të gjithshkaje muzikore që nuk ka nevojë për përkrahje por vetëm për pranim vlerash të vërteta e të pa kontestueshme.
    … pa sahanlëpirësit tuaj rreth!!
    E më mirë mos t’a realizosh fare Fest’in për një, dy, apo dhe tre vjet rresht-sa të ndryshojë ky nivel diletant pjesëmarrësish në të, se sa të vazhdosh të kryesh rish këtë ritual qesharak.
    Edhe një temë tjetër. Me këngët që nuk klasifikon komisioni-që në fakt I parandan çmimet e Fest’it ndoshta një apo dy muaj para aktivitetit-ju keni mundësinë dhe të drejtën që t’u jepni qytetarinë, ndoshta duke organizuar një koncert paraprijës për festivalin, me krijimet që nuk “kapërcejnë” kufirin e parametrave për të marrë pjesë në natën finale; apo ndoshta edhe të një aktiviteti argëtues sado të thjeshtë pas festivalit-meqë krejt këngët I merrni në dorëzim vetëm të përfunduara. (?!) E thamë diku më lart pse.
    Por ju nuk mund t’a bëni këtë z. Festival, sepse do të dilnin në shesh shumë të palara profesionale të cilave ua keni mbyllur hermetikisht portat dhe mundësitë e kundërshtimit e të ankesës. E ku do të trokasin në fund të fundit? Po tek ju e bashk’aleatët tuaj në realizimin e kesaj maskarade, të kësaj panorame dëshperuese të muzikës; e këngës shqiptare-veçanërisht.
    Mos ndoshta dyshoni se në ato koncentrime motivesh e ideshë të privuara nga publikimi-nuk ka vlera?!
    Komisionet që thërrisni nën komandë ju, të cilat në fakt ju komandojnë ju, besoj e dini që në asnjë rast e në asnjë emër-nuk janë profetë.
    Keni nevojë emergjente të hapeni për krejt krijuesit, jo me qenë një grua e virtytshme-në dhënie, vetëm për të përkëdhelurit e përkëdhelësit tuaj.
    Mos harroj diçka embrionale të cilën e preka edhe diku më lart: Larmia e imitacioneve tuaja është me të vërtetë fort mbreslënëse. Bëni mirë se edhe një herë e bindni çdokënd që ka pak kulturë muzikore e skenike: ju kurrë nuk keni arritur t’a plotësoni personalitetion e krijuesve qe mbështesni dhe ju mbështesin.
    Jeni njëlloj.
    Sa për shembull, në një intervistë direkte, një poetucth I gardës apo I suitës suaj deklaroi: “asgjë s’kanë më tepër balerinët e … se balerinët tanë të …”
    Pra, tok ju mbështesni “mençurisht” kopjimin skandaloz të stileve dhe veçanësive profesionale të të tjërëve, deri diku të famshëm, duke dëshmuar plagjiaturizmit edhe një herë haptazi, për vogëlsinë e emrave dhe të pa përveçësive artistike të “personaliteteve” mullarike që mbani qark hurit të institucionit tuaj-ende të pa emërt me sa duket.
    Edhe “fituesit” me sa u pa, ishin “hajna” të traditës. Bravo!
    Por hajna të këqinj ama.
    Hajna që është turp t’I quash as hajna, jo vetëm se nuk dijnë të vjedhin por edhe pse nuk dijnë të kenë turp për antikulturitetin e tyre.
    Nuk ia vlen të flasësh për ‘ta.
    Tradita e përçundnuar-do ju përçundnojë z. Festival.
    Jevgëzimi I muzikës shqiptare është përgjegjësi që para së gjithash I rëndon atyre që e shpërndajnë e I bëjnë reklamën, jo e atyre që e prodhojnë.
    Kënga fituese për shëmbull-por edhe shumë të tjera parë po si ajo në pasqyrat e shtrembra të “kontemporanitetit”- ka me të vërtetë shumësi folku tipik evgjittar. Ç’ka tregon një kulturim inferior të “etërve” të tyre. Si dhe tuajën-pagëzorin.
    Zoti na ruajtë nga amplifikacionet e sojit tuaj z. Festival!
    Më bren keq përbrenda shpretkës një merak: Pse artificialisht ju ndikoni të bëhet I vështirë vizatimi I këtij rrethi: krijim-prodhim-reklamim-pronovim-shitje-mbrojtje e të drejtës së autorit?
    Pse u dashka që krijuesit të paguajnë këtë rrjet abuzatorësh pseudotalente, kur detyra e tyre është sjellja e artit e në fund të fundit mbijetesa me anën e artit që bëjnë, jo pasurimi I “bosave” elektronikisht cektëtarë në formimin e tyre kulturoro’profesional?
    Kush më mirë se ju z. Festival duhet të jetë promotorri I gjithvitshëm I sjelljes në skenat tona të krijimtarisë së vërtetë e jo I krijuesve që kanë para për të kënaqur tryezat tuaja e të bashkëkënaqtarëve tuaj?
    Një apo disa studio të mirëfillta profesionale, a nuk duhet të funksionojnë gjatë krejt vitit në ambientet e zbrazura me shpirt bëmirësie të institucionit tuaj akullor, me profesionistë të vërtetë e jo më djelmurinka?!
    Pa të përmëndim pak ata që nuk kanë para e bëjnë muzikë. Në rastin konkret, si do t’a ekspozojnë krijimtarinë e tyre, kur asnjë instancë private apo edhe shtetërore, nuk pranonka të merret me muzikën e tyre?! Eshtë kotësi të cilësohet kur dihet fare mirë: muzikën nuk e bëjnë paratë e as ata që I poseidojnë teprisht ato! Megjithatë ata shkruajnë…
    Ashtu si taksohen qytetarët për ju-edhe ju duhet të taksoheni për qytetarët. Ky është detyrim ligjor e ca e ca më tepër edhe moral.
    E vëtreta është kjo që, ata që e konsiderojnë artin-art, nuk e përdorin për trampolinë për t’u hedhur artificialisht në botën e famës e të pasurisë. Arti mirëfilli është kërkim pastaj ekspansion. Eshtë fati pastaj që vendos se kush I meriton piedestalet. Fati I varur nga shërbëtori I tij, aq sa edhe nga shërbesa.
    Por ju ende dini veç një gjë, duke e besuar këtë edhe ju vetë: fati jeni ju!
    Por, ju jeni thjesht produkt i një suporti paralitiko’politik e përçimisht bëheni edhe suport I miradministruar ekonomik prej “bashkpunëtorëve” tuaj, tok me të cilët vazhdoni t’i shtoni gradët e neverisë rakisë së shijes së taksambledhësve tuaj, zhgënjimtarë për investimin e tyre, që sërishmi shkoi për të justifikuar formalizma të papërgjegjshme antikkulturore e si rrjedhim-antikombëtare. Jeni I keqpërdorur z. Festival!
    E deliriumizmi juaj nuk e ka emrin pagëzor arritje por- mosdijeni, mosnjohje, shterësi e marrëdhënieve dy e shumëpalëshe me realitetin ku ju thoni hipokrisht që tash jemi krejt të integruar. Ne, të integruar në univers’muzik?!!!
    E mos e harroni: toni juaj në media, në intervista, duket si toni I një gjysmëperëndie z. Festival. Zeus prej kartpecete!
    Jeni vetëm një shërbëtor I keq e I lig, për aq kohë sa në rrogën tuaj e të hordhisë suaj, ka kartmonedha që kalojnë nga duart e të plotpushtetshmit-popullit, përtallur deri në infinit prej bëmave tuaja; sa padrejtësi që u bëkan ende në emër të tij!
    Një shërbëtor-z. Festival! Një shërbëtor që si s’e di ç’është e prej kujt-në tvsh, i pameritueshëm e mosmirnjohës.
    Z.Festival! Kur të kuptoni që kapitalizmi nis e mbaron në vlerë e në rishpërndarjen e parasë, ju e krejt sistemi që ju ka ngritur dhe e keni ngritur ju në piramidë-themel e majë, duhet t’a rrëzonte vetveten.
    Eshtë vetëm çeshtje e disponibilitetit ndaj koshiencës, e kërkimit publikisht të ndjesës, gjë që e dijmë që s’ka për të ndodhur kurrë, sepse kapitalizmi juaj është ende çilimisht nuancakuq-kapitalizëm I mediokritetit e I kleptomanisë sterile.
    E mediokriteti mbetet fjala më përkëdhelëse që përshkon prodhimin tuaj, z. Festival.
    A pranoni t’u jap apo t’u fal disa këshilla, ndoshta mund t’ua përmirësonte punën-edhe pse e di që ju nuk begenisni të keni guxim të “praktikoni” asnjerën prej pikvështrimeve të mia?
    1- Këngët të paraqiten pa emra autorësh.
    2- Krijimet mos të jenë të përfunduara; vetëm në parte; me kompletimin e tyre përfundimtar, me korrekturat, orkestrimet, tekstet etj, të merren njerëz të specializuar që dijnë të mbajnë edhe përgjegjësi institucionale dhe morale për nivelin e tyre.
    3- Komisioni përzgjedhës të përbëhet prej grupmoshash të ndryshme-kulturimformuara, studentë, pedagogë, kritikë arti, poetë të elitës e kompozitorë dinjitozë që nuk marrin pjesë as në institucionin tuaj e as në Fest, të gjithë emrapadeklaruar deri në çastin përmbyllës të përzgjedhjes.
    4-Të jenë detyrimisht në komision dhe në juritë çmimndarëse tre apo pesë muzikantë të huaj, KRIJUES të mirëfilltë të rrymave të ndryshme të këngës: jazz, blues, rrock, metal, etj.
    5- Përzgjedhja duke u bërë direct në TV të jetë e dokumentuar dhe individuale me shkrim, me vlerësimin e çdo anëtari komisioni për pjesëmarrësin respektiv-kompozitor. Ky është Fest’I I tyre e jo i këngëtarëve. Ata të gjejnë një skenë tjetër.
    Kështu do të eliminoheshin krejt subjektivizmat e prapaskenat e pseudomeritokracizmit që ju rrethon në mënyrën më besnike z. Festival.
    Sepse e di që në sistemin ku jeni vendosur e ku vlerat propogandohen dhe vlerësohen nga parametra që miopisht veç ju dini t’I shikoni, askush, askurrë ndonjëherë ndonjë krijues I pasionuar e I përkushtuar ndaj muzikës, s’do të mund t’I shpërfaqë aftësitë e tij-“miletit” të tij. Sepse ju nuk e lini z. Festival.
    JU! JU NUK E LINI!! S’E LINI!!!
    Noshta profesionalisht s’keni si e dini por, muzika nuk funksionon në sy-veç ndër veshë.
    Skena thjesht për elementë plotësues mbetet pjesë e spëktaklit e kurrsesi s’duhet të ndikojë e realisht nuk ndikon në cilësinë përcjellëse tek publiku të harmonisë e kënaqësive muzikore, ç’ka mbetet edhe objektivi kryesor I Fest’it.
    Njera patericë juaja ishte skenari gagaçisto’cirkor e tjetra – prezantimi sa s’ka ku të shkojë inferior para nivelit të spektatorit. Pra ishte një çalim I përkryer komponentësh, sigurisht për neglizhencën tuaj z. Festival. Por gjithsesi e kuptuat çdo të thotë të konsumohesh për kot; apo këtë nuk e vunë re as dy prezantueset tuaja?!
    E fyet publikun z. Festival!
    Sa për trupën e baletit-mbështes poetucthin tuaj; Ishte plagjiaturisht shumë më e “mirë” se e trupës ukrainase!!!
    Mirë që ju ftoni fitues apo personalitete të tjera spikatës në fushën e muzikës, për të “nderuar” aktivitetin tuaj. Sa kushtojnë?! Edhe pse është e tepërt të them që ata nuk janë më të suksesshmit në lëmin e këngës në vendet ku zhvillojnë aktivitetin. Por ju kaq dini se kaq e ka rrezen kompasti juaj I njohjes.
    Jo se nuk pranojnë të vijnë të tjërë. Jo! Ju nuk I njihni, s’I NJIHNI! Ç’absurditet…
    Do të doja të flasim gjatë, pafundësisht gjatë, për të ashtuquajturat “tekste”; por ndoshta do të gjejmë kohë pas këtij “triumfi” të rradhës për të analizuar rimazhinjtë foljorë-që nuk kanë asnjë fije lidhjeje me poezinë e vërtetë-se ç’deri në shkallë të mediokritëtit shkon shija juaj tejpërçmisht mediokre.
    U lodha duke e thënë fjalën e mësipërme!
    Në qoftë se sot I gjithë I ashtuquajturi “civilizim modern” vuan keq prej shijes së keqe, me sa po shohim e dëgjojmë, ju, po vuani nga pashija z. Festival, duke na e vënë këtë damkë të gjithëve ne.
    Dhe e fundit ç’ka doja të theksoja: më vjen sinqerisht keq për injorancën tuaj muzikore z. Festival.
    Si mjerë ne që përfaqësohemi me të drejtën indirekte të votës-nga ju, e mjerë ju për duartrokitjet “tona” thuajse shok’imisht politike.
    Mos harroni: sot në realitetin shqiptar nuk qenka turp të jetohet si ju-në turp, në padije.
    I lutem, I lutem I LUTEM specialistëve seriozë të flasin pas “guximit” tim.
    Heshtja vret vetveten.
    Qofshi mirë z. Festival drejt ri’dështimit 2005!

    Net Isveizi

  7. iptv shqip Says:

    This information is worth everyone’s attention. Where can I find out more?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: