“Ajo” dhe “ajo”

by

nga Dorina Bebja

ajo: -Kam vendosur te iki.

Ajo: -Pse ?

ajo: -Është për të mirën tënde.Ti ke qënë jo mire këto muaj edhe pse u bë shume kohë prap nuk e ke kaluar .

Ajo: -Unë ? Unë jam shumë mire ,jam shkëlqyer.

ajo: -Mua m’i thua keto …mua që të njoh më mire se çdokush ?

Ajo: -Po ti ç’lidhje ke ?

ajo: -Pa dashje kam ndihmuar ne avancimin e sëmundjes tënde ,ndihem në faj dhe madje kam frike mos të bëhet kronike .

Ajo: -Unë jam sëmurë ?

ajo: -Po

(Ajo e humbi fillin e bisedës .Ktheu kokën nga dritarja.Bora sapo kishte filluar .Vuri buzën në gaz vetëm se sytë e kishin humbur shkëlqimin.)

ajo: – E shikon që po ndihesh më mire ?

Ajo: – Po ti nuk ke ikur ,apo jo ?.(E përqëndruar  kush e di se ku.)

ajo: -Ti s’po më dëgjon ?

Ajo: -Jo ,të kam në mendje.(Qeshi si në tallje .Pastaj heshti dhe u bë serioze.)

Dje kam ecur rreth 3 orë nëpër qytet .Ishte ftohtë ,por mua aq më bënte.Jam mësuar tashmë.(Uli kokën ) Pashë shumë njerëz atje ,por s’arrita të njoh askënd…U habita ,ishin njësoj .( Ngriti kokën dhe hodhi shikimin përsëri nga dritarja.)S’po kuptoja ç’po ndodhte ,s’arrija të bëja ndryshime.

ajo: -Unë me ty isha gjithë kohës .Ti nuk arrin më ta vësh re praninë time ?

(“Asaj” nuk i pëlqenin më pyetjet e drejtpërdrejta dhe kishte vendosur të mos përgjigjej në të tilla raste ,por “ajo” i kishte thënë gjithnjë se këto lloj pyetjesh i bënin mire .)

Ajo: -E di që dikush m’u afrua dhe më pyeti nëse ndihesha mirë  dhe se duhet të shkoja në shtëpi ndryshe do sëmuresha?.Unë i thashë që nuk merrja urdhër nga asnjëri dhe se më pëlqente natyra.Për të qeshur apo jo?

ajo: -Kush ishte ?

Ajo: – Pse ti nuk ishe aty ? Më tha dhe diçka të cilën nuk e kuptova . Mendonte se ky qytet stinët në stacion po i ndal dhe i mban aty për një kohë të gjatë … ai ishte sëmurë me siguri . Atij i them i sëmurë unë. U largova pastaj se ti e di me të sëmurët nuk më pëlqen më të shoqërohem .

ajo:  -Unë duhet të iki ndryshe ti s’do kesh mundësi përmirësimi.Ke ngrënë ?

Ajo: – Si duhet t’ia mbush mendjen të gjithëve që jam mire ,që më pëlqen kjo borë ,që më pëlqen të qesh më shumë se ata  , se jeta më duket mister dhe jam kurioze ta shoh si shtrohet para meje?

ajo: -Mbase duke u përpjekur ta bësh realisht këtë gjë dhe jo të mbushësh mendjet .

Ajo: – Si ka mundësi që ti më ke mashtruar kaq shumë ?(Hoqi shikimin nga dritarja  dhe e ndali në një cep të dhomës) Kur erdhe më the nuk do ikje më dhe se unë do të isha më mire nga ç’kisha imagjinuar të isha .Tani ti do të ikësh duke më thënë që kështu është më mire për mua. Ik pra ç’pret ? Prit…ç’do më ndodhë po ike ti ?

ajo: -Gjithsesi s’do të të kujtohet më asgjë .Do shërohesh…

Ajo : – Dje kam fjetur shumë.S’më kishte zgjuar njeri ,por sot ndoshta do dal t’i bëj shoqëri bores.Do vish?

ajo : -Do iki ,ta thashë…dhe mbylle atë dritare se do ftohesh.

Ajo: -Dritarja është në rregull.Ik ateherë , shumë e zgjate .(U shtri në shtrat me duart të vendosura anash njërës prej faqeve)

ajo : -Si po fle pa më thënë lamtumirë ?

Ajo : -…(U kthye në anën tjetër ,mbylli sytë dhe nuk foli më)

U zgjua si të kishte parë një ëndërr shqetësuese.Hodhi sytë nga dritarja e cila kishte qënë gjatë gjithë kohës e hapur. Kishte ndjesinë se dikush i kishte pëshpëritur gjatë natës se do shërohej ,por Ajo/ajo as që e mbante mend të kishte qënë sëmurë ndonjëherë…

U ngrit  ,iu afrua dritares dhe qeshi.”Sa mire ,paska dalë dhe dielli” belbëzoi e lehtësuar.E në fakt dielli aty kishte qënë gjatë gjithë kohës…

Tags: ,

3 Responses to ““Ajo” dhe “ajo””

  1. Killer on The Road Says:

    Diçka qe kam vene re te Dorina, te ky tregim e te nje tjeter qe pata lexu te Tirana Colling eshte nje fare menyre e te shkruari, i çon gjerat ne nje drejtim pastaj ne moment te fundit “pret timonin”, gjithmone. Pse kjo?

  2. loer kume Says:

    nese procesi i krijimit eshte i plote dhe ideal, e ai qe shkruan eshte “i palogjikshem” dhe krejtesisht ndjesor, atehere nuk pyetet kurre pse e bere kete e nuk bere ate. ai/ajo krijuesi dmth, nuk kontrollon situaten, gjerat shkojne e shkruhen si ua ka qejfi…

  3. babyface Says:

    ..ose sepse akti i krijimit ndodh ne nje hapesire kohore qe nuk eshte ne kete kohe, dmth ne kohen e jetes se zgjuar te peritshmerise, pro ndodh nenje dimension ku koha dhe hapesira nuk u pergjigjen me rregullave te fizikes…”pret timonin” mund te jete vec gjesti i rizgjimit, i kthimit prej atij udhetimi onirik, ne hapesiren viskoze te endrres, ne dimension i gjithi shpirteror…mendo…ne mendojme se shpirti eshte i pavdekshem…mbase sepsa shpirti mbart ne vetvehte kete deshire…cfare respekti do te prisnim prej tij te rregullave qe vlejne ne jeten e perdithshme….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: