Manifesti i futurizmit

by

nga Alfred Bushi

Ne pohojme se madheshtia e botes eshte pasuruar prej nje bukurie te re: bukuria e shpejtesis. Nje makine garash me mbulese te stolisur.[…] eshte me e bukur se fitorja e Samotracia-s.


Nuk ka me bukuri, pervec se ne lufte […]. Ne duam te perlavdojme luften – te vetmen pasterti ne bote – militarizmin, patriotizmin, gjestin shkaterrues te anarkisteve, idene e bukur per te cilen jepet jeta dhe perbuzjen ndaj femrave. Ne duam te shkaterrojme muzete, bibliotekat dhe akademite e te gjitha llojeve […].
Ne do tu kendojme turmave te medha te nxitura prej punes, kenaqesis, prej kryengritjes : do tu kendojme dallgeve shumengjyreshe, polifonike, te revolucioneve ne kryeqytetet moderne ; do te kendojme te dritherueshmin afsh te nates  te arsenaleve e te kantiereve te ndezun zjarr prej henes elektrike ; stacionet e pangopura, gllaberuese gjarperinjsh qe tymosin […].
E nga Italia ne leshojm neper bote manifestin tone te dhunes rrembyese dhe ndezese, me te cilin themelojm sot “ Futurizmin ”, sepse duam te lirojme kete vend prej kankrenes se qelbur te profesoreve, te arkeologeve, te ciceroneve e te plakurve.

F.T. Marinetti, Manifesti i Futurizmit [1909]

“Te gjithe jemi ndjer nga pak avanguardista kur kemi qene te vegjel, ateher kur moskokeqarja shperthente nga pafajsia, e jo nga arroganca e shperfillja.Te gjithe jemi ndjer futurista kur luanim me karroca me guzhineta.Te gjithe jemi ndjer ekspresionista, pa vete-dije, kur benim dicka qe na dukej e pamundur ta benin te tjeret; kur benim gjuhen  ne forme tubi e te tjeret s’i’a dilnin dot.
Dhe D-ja ndjehet pak impresionist kur luan futboll, dhe O-ja e R-ja.

Kan  kaluar njeqind  vjet qekur Martinetti dhe nje grup i ngushte intelektualesh leshuan neper bote kete manifest te cmuar e te pashoq, per ti bere te ditur njerezimit se shume gjera kishin marre forme te re, tjeter.
Shume kohe ka kaluar e ne te vertet duket sikur s’eshte aspak e huaj per ne e gjithe kjo: deshire rrembyese per te  treguar sa shpejt ndryshojne gjerat, per te treguar sa i ngushte eshte rrethi i atyre qe e kuptojne kohen e tyre.
Shpesh duhet te kaloje shume kohe deri sa dikush te leshoj britmen liruese te skllaveris shpirterore e mendore qe ndryshk cdo ingranzh te trupit. Futuristet ja dolen. Ne kete manifest, britme vetepohimi, ka ngazellim e dinamizem forcash te drejtuara drej abstraktes: forces se brendshme gjeniale, qe ndryshon, rinon, hedh perpjete, kthen mbrapsht cdo gje te rregullt deri ne ate kohe.
Ne kete manifest rivolucionar, dhe pse me teper nga ana artistike, mund te gjejme darvinizmin shoqeror e Nietzschen( nevojshmerine e luftes, kundershtimin radikal te tij ndaj ruajtesve zyrtar te kujteses historike); me shume mundesi dhe Bergson-in( l’elan vital, dinamizmin); traditen anarkiste te Bakunin-it(dhuna , shkaterrime zjarrvenes); gjithashtu celebrimin alla Wal Whittman te masave perveluese puntore te botes se industrializuar dhe energjis se tyre te pashtershme(The crisis of reason, the european thought 1848-19149 J.W. Burrow).
Eshte mahnitese fakti qe asgje s’e pengon forcen shperthyese te shpirti te cdo artisti apo intelektuali. Ne kohet e sotme asgje spengon askend, ashtu sic ka ndodhur qe pas revolucionit francez; qe pas rrymes grryese shekullarizuese qe solli.
Eshte e tmerrshme te mendosh qe dikur njerez te jashtezakonshem te letrave dhe artit nuk kishin mundesin e shprehjes se plot te energjis krijuese qe mbartnin.Historia na jep plot raste ku vrulli krijues i gjenive eshte ndrydhur e eshte persekutuar. Mendimtar te djegur ne turren e druve sepse te cilesuar si heretike.
Njerez te medhenj te injoruar e te len ne meshir te fatit. Njerez te pakuptuar prej kohes se tyre.
Pergjat rrjedhes se shekujve ka pasur prej atyre qe kan ndertuar qytete e kan shkaterruar popuj te tere.
Ka pasur prej atyre qe i kan dhene njerezimit impulset e nevojshme drejt civilizimit e prej atyre qe pa dashje e kan bere te padenje ekzistencen e tyre.
Por gjithmone do ket prej atyre qe do i sjellin dicka te re kohes ne te cilen jetojne.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: