Kafsha omega

by

Bruno është mbështetur përkundër lavamanit. Ka hequr pizhamat e sipërme. Rrudhat e barkut të tij të bardhë rëndojnë mbi porcelanin e lavamanit. Eshtë njëmbëdhjetë vjeç. Dëshiron të lajë dhëmbët, si çdo mbrëmje ; shpreson se tualeti i tij do të shkojë pa probleme. Megjithatë, ja tek qaset Wilmart, në fillim fare vetëm, dhe e shtyn Brunon në sup. Ai fillon të zmbrapset duke u dridhur nga frika ; e di pak a shumë çfarë do të pasojë. « Lermë… » thotë ai me gjysmë zëri.

Tani afrohet dhe Pelé. Ai është i vogël, si kërcu, tejet i fuqishëm. I jep një shuplakë të fortë Brunos, i cili fillon të qajë. Pastaj ata e shtyjnë përtokë, e mbërthejnë nga këmbët dhe e tërheqin zvarrë. Afër tualeteve, ia grisin pizhamat e poshtme. Seksi i tij është i vogël, ende fëminor, pa qime. Ata janë dy vetë që e mbajnë për flokësh, e detyrojnë të hap gojën. Pelé i kalon mbi fytyrë një fshesë halesh. Ai ndjen erën e mutit. Ulëret.
Brasseur iu bashkohet të tjerëve ; është katërmbëdhjetë vjeç, më i moshuari i klasave të pesta. Nxjerr bishtin e tij, që Brunos i duket i trashë, i madh. Ai e kapërcen përsipër dhe i pshurr mbi fytyrë. Një mbrëmje më parë, e ka detyruar Brunon t’ia thithë, pastaj t’ia lëpijë bythën ; por sonte nuk ia ka qejfi. « Clément, krimbi yt është lakuriq, thotë ai, tallës ; duhen ndihmuar qimet të rriten… » Me të dhënë shenjën, të tjerët kalojnë pak shkumë rroje mbi seksin e tij. Brasseur hap një brisk rroje, afron tehun. Brunos i shpëton nga frika.

Një natë marsi 1968, një kujdestar e kishte gjetur lakuriq, të mbuluar me mut, të kruspullosur në haletë në fund të kurtit. Ai i kishte veshur atij një palë pizhama dhe e kishte shpënë tek Cohen, kryekujdestari. Bruno kishte frikë mos e detyronin të fliste ; kishte frikë të përmendte emrin e Brasseur. Por Cohen, megjithëse i zgjuar nga gjumi në mes të natës, e kishte pritur me dashamirësi. Në dallim nga kujdestarët e tjerë nën urdhërat e tij, ai iu drejtohej nxënësve me « ju ». Ky ishte konvikti i tij i tretë, dhe nuk ishte më i vështiri ; ai e dinte mirë që, pothuaj gjithmonë, viktimat nuk duan t’i kallzojnë xhelatët e tyre. E vetmja gjë që mund të bënte ishte të ndëshkonte kujdestarin përgjegjës të fjetores së nxënësve të klasava të pesta. Shumica e këtyre fëmijëve ishin të braktisur nga prindërit e tyre, ai përfaqësonte për ta të vetmin autoritet. Do të ishte dashur të mbikqyreshin nga më afër, të ndërhyhej para fajit – por kjo nuk ishte e mundur, nuk kishte tjetër veçse pesë kujdestarë për dyqind nxënës. Pas largimit të Brunos, ai bëri një kafe, shfletoi fishat e klasave të pesta. Dyshonte tek Pelé dhe Brasseur, por nuk kishte prova. Nëse ia dilte mbanë t’i mbërthente, ishte i vendosur deri në përjashtim ; mjaftonin ca elementë të dhunshëm dhe të egër për t’i tërhequr të tjerët në mizorira. Shumica e çunave, sidomos kur janë në bandë, dëshirojnë t’iu shkaktojnë qenieve më të dobëta poshtërime dhe tortura. Në hyrje të adoleshencës, në veçanti, egërsia e tyre kap përmasa të papara. Ai nuk ushqente asnjë iluzion mbi sjelljen e qenies njerëzore kur ata nuk janë të nënshtruar ndaj kontrollit të ligjit. Që nga mbërritja e tij në konviktin e Meaux, ai ia kishte dalë mbanë që t’ia kishin frikën. Pa mburojën e fundit të ligjit të përfaqësuar prej tij, e dinte mirë se vuajtjet e shkaktuara ndaj djemve si Bruno nuk do të kishin asnjë cak.
Bruno e përsëriti klasën e pestë i lehtësuar. Pelé, Brasseur dhe Wilmart hidheshin në të gjashtën, dhe do të flinin në një fjetore tjetër. Mjerisht, si rrjedhojë e direktivave të ministrisë, direktiva të dhëna pas ngjarjeve të 68-ës, u vendos të shkurtoheshin vendet e kujdestarëve të konviktorëve për të vënë në vend një sistem vetëdisiplinimi ; kjo masë ishte në frymën e kohës, dhe veç kësaj ajo kishte dhe të mirën që ulte shpenzimet e pagave. U bë më e lehtë të kalohej nga një fjetore në tjetrën, të paktën një herë në javë, klasat e gjashta e bënë zakon të organizojnë bastisje tek më të vegjëlit ; ata riktheheshin në fjetoren e tyre me një viktimë, nganjëherë dy, dhe seanca fillonte. Nga fundi i muajit dhjetor, Jean-Michel Kempf, një djalë i dobët dhe i trembur që kishte ardhur në fillim të vitit, u hodh nga dritarja për t’iu shpëtuar torturuesve të tij. Rënia mund të kishte qenë vrastare, por ai pati fatin t’ia hidhte me fraktura të shumta. Kavilja ishte dëmtuar keq, dhe e patën shumë vështirë t’ia mbledhin copëzat e kockave ; shpejt u bë e qartë se do të ngelej sakat. Cohen organizoi një marrje të përgjithshme nën pyetje, e cila i përforcoi hamendësimet e tij ; megjithë mohimet e Pelés, ai e përjashtoi atë për tre ditë. Shoqëritë shtazore funksionojnë pothuaj të gjitha mbi një sistem sundimi të lidhur me forcën përkatëse të anëtarëve të saj. Ky sistem karakterizohet nga një hierarki e rreptë : mashkulli më i fortë i grupit është i quajtur kafsha alfa ; ky këtu është i ndjekur nga i dyti në forcë, kafsha beta, dhe kështu me rradhë deri tek kafsha më e ulët në hierarki, e quajtur kafsha omega. Në përgjithësi, pozicionet hierarkike janë të përcaktuar nga ritet e luftimit ; kafshët e rangut më të ulët orvaten të përmirësojnë statutin e tyre duke ngacmuar kafshët e rangut më të lartë, duke e ditur që në rast fitoreje, ato e përmirësojnë pozicionin e tyre. Një rang më i lartë shoqërohet me disa të mira : të ushqehet i pari, të çiftëzohet me femrat e grupit. Megjithatë, në përgjithësi, kafsha më e dobët është në gjendje ta shmangë luftimin nëpërmjet marrjes së një pozicioni nënshtrimi (kërrusje, paraqitje e anusit). Bruno gjendej në një situatë edhe më të keqe. Dhuna dhe sundimi, të përgjithshme në shoqëritë shtazore, shoqërohen tashmë tek shimpanzeja (Pan troglodytes) me akte mizorie falas të kryera ndaj kafshës më të dobët. Kjo prirje arrin kulmin e vet tek shoqëritë njerëzore primitive, dhe në shoqëritë e zhvilluara tek fëmija dhe adoleshenti i ri. Më vonë shfaqet mëshira, ose vënia në vendin e tjetrit për të ndjerë vuajtjet e tij, dhe kjo mëshirë është e futur shpejt në sistem në formën e ligjit moral. Në konviktin e liceut të Meaux, Jean Cohen përfaqësonte ligjin moral, dhe nuk kishte aspak ndërmend t’i shmangej kësaj. Ai nuk e quante aspak të pavendtë përdorimin që nazistët i kishin bërë mendimit të Nietzsche : duke mohuar dhembshurinë, duke u ngritur përtej ligjit moral, duke vendosur dëshirën dhe mbretërimin e dëshirës, mendimi i Nietzsche, sipas tij, shpinte natyrshëm në nazizëm. Duke pasur parasysh vjetërsinë dhe nivelin e tij të diplomave, ai do të kishte mundur të ishte drejtor, por është krejt vullnetarisht që ai kishte vendosur të rrinte në vendin e tij si kryekujdestar. Ai dërgoi disa letra në Ministrinë e Arsimit për t’u ankuar mbi pakësimin e vendeve të kujdestarëve, por këto letra nuk morën asnjë përgjigje. Në një kopsht zoologjik, një kangur mashkull (macropodidés) do të sillet shpesh njëlloj sikur pozicioni vertikal i rojes së tij të ishte një sfidë për të luftuar. Acarimi i kangurit mund të zbutet vetëm nëse roja merr një qëndrim të kërrusur, veçori kjo e kangurëve të qetë. Jean Cohen nuk kishte asnjë dëshirë të kthehej në një kangur të qetë. Ligësia e Michel Brasseur, stad zhvillimi normal i një egoizmi tashmë të pranishëm tek kafshët më pak të zhvilluara, kishte shndërruar një nga shokët e tij në një sakat përfundimtar ; ajo do të linte ndoshta tek djemtë si Bruno ca dëme psikologjike të pakthyeshme. Kur e thirri Brasseur në zyrë për ta pyetur, ai nuk mendonte aspak që t’ia fshihte përbuzjen që ndjente për të, dhe as synimin për të arritur përjashtimin e tij.

Për çdo të diel në mbrëmje, kur i ati e sillte në Mercedesin e tij, Bruno fillonte të dridhej në të hyrë të Nanteuil-les-Meaux. Salla e mbledhjeve të liceut ishte stolisur me basorelieve që paraqisnin ish-nxënësit e dikurshëm : Courteline dhe Missan. Georges Courteline, shkrimtar francez, është autor tregimesh që paraqesin me ironi absurditetin e jetës borgjeze dhe administrative. Henri Moissan, kimist francez (çmimi Nobel 1906) ka zhvilluar përdorimin e furrës elektrike dhe veçuar silicin dhe fluorin. I ati vinte gjithmonë në kohë për vaktin e orës shtatë. Në përgjithësi, Bruno nuk arrinte tjetër përveçse drekën, ku ngrënia bëhej e përbashkët me ata që e merrnin bukë me vete ; në mbrëmje, ata gjendeshin ndër konviktorë. Uleshin në tavolina tetë e nga tetë, vendet e para ziheshin nga më të mëdhenjtë. Mbushnin pjatat sa të dëshironin, dhe pastaj pështynin në tepsi për t’i penguar të vegjëlit të preknin çfarë ç’mbetej.
Çdo të diel, Bruno nguronte t’i fliste të atit, dhe në fund nxirrte përfundimin se ishte e kotë. Babai i tij mendonte se është mirë për një çun që ai të mësojë të mbrojë veten ; dhe në të vërtetë, disa – jo më të mëdhenj nga ai – përgjigjeshin, i kthenin shkelmat, ia arrinin më në fund të respektoheshin. Dyzet e dy vjeç, Serge Clément ishte një i arritur. Ndërsa prindërit e tij mbanin një dyqan të vogël në Petit-Clamart, ai zotëronte tani tre klinika të specializuara në kirurgji estetike : një në Neuilly, tjetra në Vésinet, dhe e treta afër Laussane në Zvicër. Kur ish-gruaja e tij kishte ikur të jetonte në Kaliforni, ai kishte marrë veç kësaj dhe administrimin e klinikës në Cannes, e cila i derdhte atij gjysmën e të ardhurave. Që prej shumë kohësh, nuk vepronte më vetë ; por ai ishte, siç thuhet, një administrues i mirë. Nuk dinte si të sillej me të birin. Ia donte të mirën, por me kusht që kjo të mos i merrte shumë kohë ; ndihej paksa fajtor. Fundjavet që vinte Bruno, në përgjithësi nuk i takonte dashnoret. Blente pjata të gatshme tek shitësi i mishit, darkonin bashkë ; pastaj shikonin televizor. Nuk dinte të luante asnjë lojë. Nganjëherë Bruno ngrihej natën, shkonte deri tek frigoriferi. Mbushte një tas me corn-flakes, shtonte qumësht, krem të freskët ; pastaj e mbulonte këtë me një shtresë të trashë sheqeri. Pastaj hante. Hante disa tasa, deri në pështirosje. Barku i tij ishte i rëndë. Ai ndjente kënaqësi.


Shkëputur nga “Thërrmijat elementare” të Michel Houellebecq
Përkthyer nga origjinali
UN.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , ,

One Response to “Kafsha omega”

  1. Darien L. Says:

    Vazhdoj te kem probleme me kete Houellebeckq.

    Tani, duhet thëne qe nuk ve ne diskutim aspak – kryesisht sepse do ishte diskutim i gjate e i panevojshem – zotesine e tij si shkrimtar, pra aftesine për te krijuar situate, përshkrime etj etj.

    H. ka bere polemike ne France kryesisht – me korrigjoni – sepse ka sulmuar gjithçka qe mund te sulmonte. Shkurt muhabeti, e urrejnë te gjithë ata qe mund ta urrejnë : musulmanet, katoliket, ish djemte e majit te 68-s franceze. Nuk u ka kursyes asnjëgje asnjerit prej ketyre, e as nenes se vet.

    ( Mund te thuhet biles qe H. eshtë Eminemi i letersise )

    Unë nuk e kuptoj, apo me sakte, e kuptoj por nuk me bindin historite qe krijon. Edhe pjesa e sjelle këtu, e kam thëne edhe e them gjithmonë, qe për mua është gati patetike. A është e mundur qe një personazh me Bruno te kete jetuar një jete te tille? Po natyrisht qe është, shkrimtari vetëm bazen merr pastaj e zhvillon. Problemi është qe H. nuk e zhvillon, ai e ekstremizon. Nuk është e mundur qe Brunos ti shkoje gjithçka keq. Ne gjithë librin kenaqesia e tij e vetme është qe takon një grua me te cilen marrin pjese neper mbrëmje me seks te shfrenuar. Po edhe kjo shkon keq. Nuk u shkon me mire as protagonisteve te tjerë.

    H. përshkruan një France te erret, pa ide e pa ideale, pa shprese e pa harte. Ka një merite te jashtëzakonshme, edhe merita është qe e ka zhveshur shoqerine evropiane, e ka treguar te ashper, ashtu si edhe ajo është ne fund te fundit, e ka bere aq te qarte saqë edhe te verberit ta shikonin qarte se për çfarë po flitej. Por çmimi për kete është krijimi i një romani e i një historie gati te pamundur.

    Kaq për momentin. Kur te jem prape me nerva do ri-shkruaj perseri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: