Arti magjik i dorës së djathtë

by

nga Darien Levani

Pyetja e vjetër ishte pak a shumë e tillë : kush do i japi zë brezit tonë?

Në gati njëzet vjet pyetja nuk ka ndryshuar akoma. Kemi gjithmonë nevojë për shkrimtarë, artistë, këngëtarë që të na e ilustrojnë botën në të cilën jetojmë. Sot, sepse çdo gjë që po ndodh po ndodh tani.

Ne nuk jemi brezi i tre muskëtierëve Deda-Gjoka-Makashi e as brezi i 2die4 a West Side Family a ku e di unë, jemi akoma më tej. Nuk e kemi peshën e komunizmit mbi supe, e nuk kemi as ndonjë besim të madh në të ardhmen e ndritshme, siç kishin shumë të tjerë para nesh, ide që mund të vihen re te disa këngë të grupit Tingull i Zjarrte p.sh. Pra jemi diçka tjetër, e besoj se në fund të fundit ndryshimi jonë qëndron thjesht në faktin se e dimë se çdo gjë që mund të bëjmë, si përfundim, nuk do e ndryshoje realitetin tonë. Për ta thëne me fjalët e 00 Gentit, “…s’kam flamur e s’kam atdhe/i pafytyrë nuk kam as fe” ( patriotet janë të lutur ta masakrojnë, ti shpjegojnë vlerën e atdheut, ta detyrojnë të tatuojë shqiponjën në shpatull si prova përfundimtare e dashurisë për atdheun ).
Ky album nuk e shpjegon se pse ndodh ajo që ndodh, por e tregon. Dreqi ta marre, në disa pika kam përshtypjen se mund ta kishte quajtur fare mirë Die Leiden des jungen Genti. Sepse në fund të fundit është i tillë sepse shumë nga gjërat që thotë të arrijnë direkt në stomak* pa pyetur fare për tru a për zemër ( lidhur fatet me litar/shiten femrat në pazar ). Nuk besoj se pretendon të shpjegoje se pse ndodh ajo që ndodh, por mund ta ilustrojë, ta nxjerrë të zhveshur. Ta modifikojë në formë poezish, ti fusi edhe një muzikë sipër, ta regjistrojë edhe në një cd e t’ua dorëzojë. Nuk është pak. Jo në Shqipëri, jo në 2009.

Në thelb besoj se Arti magjik…eshte një album intim. Është një album që duhet të dëgjohet në vetminë e metrosë, një album i vështirë për tu shpjeguar e akoma më i vështire për të mos u shpjeguar. Në ndryshim nga këta lloj albumesh ama, Arti magjik…le një derë hapur për të gjithë atë që dëshirojnë ta shtyjnë e të futen në këtë bote, mundësisht pa paragjykime e pa pritur ardhjen e dyte të Krishtit në Tirane. Është një album normal që bëhet i rëndësishëm nëse i jep mundësi.  Është albumi që do i dhuroj tim biri kur të mbushi 18 vjeç për ta ndihmuar të kuptojë sado pak atdheun e etërve të tij, albumi që do vëmë ndërsa ndahemi me të dashurat, albumi që do na shoqërojë ndërsa nisemi rrugëve të botes e albumi që do vëmë ndërsa ribashkohemi.
Dy kritika e rreziqe. Kur ke një urgjencë krijuese kaq të menjëhershme sa ajo që besoj ka pasur 00Genti rreziku më i madh është që mund të prodhosh një album të rende, të mbyllur në  vetvete, modeli Barret. Edhe pse ndonjëherë rrezikon, kjo nuk ndodh te Arti magjik…që arrin objektivin që donte të arrinte ; ndez imazhe, shpjegon vitin, krijon muzike, shpërndan tekste, shpjegon e gjykon sepse të paktën një herë në jete le të jetë ai gjyqtari. Rreziku i dytë  më pak i shmangur është përshtypja se albumi në disa pika, si muzike e si tekste, xhiron rreth vetvetes, kritikë kjo thjesht e shpjegueshme nëse e konsiderojmë si koncept album.
Është e thjeshte të hipësh e të ecësh në binaret që shtron 00Genti ( autori kërkon falje për këto krahasime banale që vijnë nga fakti që ndodhet në tren ndërsa shkruan ) Por në momentin që ke hipur rruga vazhdon e qetë, je i gatshëm ta ndjeksh sepse albumi rrjedh pa ndalesa, të lejon që ta dëgjosh me shume lehtësi, pa u bërë më shume pop se sa është e nevojshme. Dhe edhe pse të duket se nuk e di ku do të çojnë binaret – më falni, akoma në tren – kalimi nga kënga në kënge është aq i natyrshëm saqë mund të qeshesh e të mendosh që po, e dije që do të çonte aty, që tjetra do ishte një balade e bukur apo një rock sipas të gjitha standardeve, e dija por gjithsesi habitesh.

Por, për më shumë, pse vazhdoni të lexoni recensionin tim të mërzitshëm e nuk e dëgjoni vetë?
Këngët
1-      Genti ecën vetë
2-      Për lojë
3-      7 years
4-      Historia e pingpongut
5-      Saynara
6-      Endrra bardhë e zi
7-      Analizimi i Flamur Topit në Mi Minor
8-      Alo babi…sot jam president
9-      Efekti Santa Klaus
10-   Ora në formë lule
11-   Rreth
12-   Genti ecën vete ( akustike )

*Autori e ndan dëgjimin në tre kategorie. Me tru, me zemër, me stomak.
Hyjnë te e para grupe të afte teknikisht e të varfër me ndjenja të paktën për mua : The Velvet Underground e pjesa më e madhe e asaj që quajnë metal opera, grupe tip NightWish etj etj.
Hyjnë te e dyta grupe që i kemi në zemër e s’mund të mos i duam, ata më pop si disa albume te Beatles, Oasis.
E hyjnë te e treta ata grupe që të godasin fort e të arrijnë direkt, të bëjnë të ndihesh vërtet keq fizikisht si kur takon një femër/mashkull që të pëlqen tmerrësisht shumë, pa ndonjë arsye të shpjegueshme, ndodh me njerëz tip Joy Division, Jeff Buckley, Brian Eno, The Clash. 00Genti e arrin këtë në disa këngë si p.sh “Endrra bardhe e zi”

Zero Zero Genti në myspace


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , , ,

8 Responses to “Arti magjik i dorës së djathtë”

  1. a.b road Says:

    duhet degjuar si album. Te lumte per recensionin qe i ke ber, duhet te behen me teper per te rinjt e muzikes sone.

    Uroj suksese grupit.

  2. Miss Germs Says:

    bukur shkrimi…..excellent albumi!!!!

  3. Zero Zero Genti në Tirana Rock Caffe « Tirana Calling Says:

    […] thënë që muzika e mirë të ngroh. Mirë-u-takofshim. p.s : se mos harroni aparatet fotografike. recensioni per Arti magjik i dorës së djathtë Zero Zero Genti në […]

  4. the qelb Says:

    mendoja se artistet jane te vetem ne Shqiperi por ndoshta me kete recension do me duhet te ndryshoj komplet mendim.

    e vleresoj shume faktin qe po shoh dike qe perpiqet te vere drejtesi kulturore

    flm Darien!

  5. Darien L. Says:

    Flm & ty The Qelb! Se di se sa mund te duhet keto rreshta siper qe pershkruajne albimun e çunit, por per diçka do duhen, apo jo?

    Ne fakt eshte edhe situata qe permend ti, e besoj e di me mire se mua se sa ekstreme eshte, keshtu qe s’po ndalem ne te.

    Per me shume sepse, nese eshte, ne mos normale, e pranueshme, qe nje artist te kete nje si fare izolimi edhe fizik nen nje kendveshtrim ekonomik apo istitucional, s’eshte fare normale qe ku izolim pastaj te pasqyrohet e te vazhdoje edhe ne nivele te tjera si niveli kulturor apo social.

    Me duket se u ngaterrova diku po shpresoj ta keni marre vesh.

  6. Last man on earth Says:

    Recensioni duket interesant, po albumin se kam degjuar akoma. Ku blihet ne radhe te pare?

  7. Shkarko Arti magjik i dorës së djathtë (00Genti) « Tirana Calling Says:

    […] Recensioni i Tirana Calling për AMDD Lidhja për ta shkarkuar Video në  youtube të 00Gentit. […]

  8. Shihemi… ( ose, Ja pse e meritoni Ardit Gjebrea-n ) « Tirana Calling Says:

    […] fiks 5 vjet nga koha qe pata shkrujt Genti Ecen Vete dhe qe atehere nje album (Arti Magjik i Dores se Djathte) nje permbledhje me 4 kenge akustike (Songs About Fucking) si dhe krijimi i Fuck The Bass se […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: