
Fytyrat e mjerimit
nga Mors Syphilitica
“ …buken tone perditshme falna ne sot..” – eshte titulli i njeres prej novelave te te madhit Millosh Gjergj Nikolla. “Novele” sic quhet ne gjuhen teknike letrare.
Nje pjese jete e pakohe, e vjeter sa popujt e vujtun, qe ne brendesi te saj shprehe ne menyre melankolike nje proces te tere intimiteti te treguarit te vuajtjes qe e ben mjerimin qenje te gjalle e te frikshme ; bujtesi i padeshiruar i malsorve mikprites.
E gjithe kjo i ngjan nje kenge polifonike, pa tinguj strumentash, qe ne lashtesi ishte tragjedia e rralles e kenduar prej njerezve te thjeshte por me shpirte te madh per te treguar. Ishte deshire e zjarrte e te treguarit qe te tjeret te degjonin lajmin clirues e te kuptonin dramat e pasherueshme qe pushtojne natyren e njeriut.
Mjerimi i Migjenit i ngjane ndodhive te Edipit, Akilit, tragjedive te lashta greke,vajtimit qe ndjell vdekjen e pashmangshem te njeriut, fati i te cilit eshte (i) treguar, prej orakullit dhe qe i eshte lene kohes e historise per ta ruajtur e per ta gjykuar.
Denohet koha dhe historia, ngadhenimi i kote i herojve te fatit te vulosur, e me pas hidherimi e vuajtja e njerezve qe do ta perjetojne.
E kohen asnje se kuptoj.
. …………………………………………………..
Tek Migjeni pese jane castet thelbesore te gjithe historise dhe jetes se njeriut te tij : te lindurit,lutja, pritja, ardhja dhe vdekja. Pese jane dhe castet e njeriut te mjeruar qe lind i mjeruar, qe e zbardh diten i lidhur me litar, pret te nesermen qe te zgjidhet i terbuar si asnjehere e me pas te zbutet prej asaj qe shikon ; shkretetires se thate qe e ka rrethuar qe ne lindje. Novela vazhdon me lutjen e me pas celet nen akordet e hidhura te pritjes se fjales (bukes tone te perditshme). Ky proces eshte i here pas hershem, here merr vrulle e here ngadaleson, shpesh tjetersohet por nuk vdes.
Gjithcka duket sikur lulezon me ardhjen e shpetimtarit, njeriut te zakonshem te diteve te veshtira.
Asgje! As ardhja e shpetimtarit nuk e shpeton Nene e cila perballe ka femijen, krijesen e pafajshem te zverdhur me ngjyrat e vjeshtes e cila paralajmeron fundin.
Me pas nis agonia e frikshme pergjate rruges pa kthim.
E kush nuk e ka bere ate rruge !
Te gjalle e te vdekur.
Mjerimi ska gezim, por ka vetem dhimba,
dhimba paduruese qe te bajne te cmendesh,
qe t’apin litarin te shikojsh fill’ e te varesh
ose bahe fli e mjere e paragrafesh ( Poema e Mjerimit,strofa dymbedhjete)
Lutja e mallkimi bahen fjalet e perdithme kur mjerimi arrine te ushqeje shpirtin e njeriut qe beson ne paragrafet plot shprese dhe gezim per vuajtjen te urateve te perkushtimit hyjnore. Lutja asht momenti kur nenvetdija shperthen dhunshem ndaj dobesise se qenjeve njerezore . E mallkimi, antiteza e lutjes, behet kulmi i te shprehurit me fjal te asaj qe ndjen njeriu i revoltuar, i vuajtun, i shtypur, prej kembes se hekurt te njeriut modern, te ashtuquajturit “sipermarres”.
Lutja e te mjeruarit shprehet me copa fjalesh ndersa mallkimi merr vrull dhunshem mbi ndjenjat e vrazhda sa i perngjane vete lutjes qe nuk arrine me dal sepse thelle ne te vlon rivolta e instikteve te mbuluara; baza e natyres njerezore.
Mjerimi s’ka moral, virtytet e larta shemben perballe ktij perbindeshi te eger. Eshte nje rikthm ne zanafillen e natyres sone qe mbahej prej parimit te kenaqesise( plotesimi i kerkesave instiktuale). Instikti i mbijeteses perbysi cdo moral te drejte qe qeveris familjen dhe shoqerine njerezore.
Therrmijat ane mbane tryezes do te ishin te teperta per Nenen qe shikon te birin te zverdhur e tek dridhet prej temperatures.
Duart e Nenes qe lutet jane bere nje me fytyren e saj te vuajtur ; do te struket ne vete-vete prej turpit.
A do ti fshihet vete-vetes?
Kush e di!
Do te fshihet sepse thirrja per jete do perbyse te gjithe qenjen e saj.
Akti i fundit i saj do jete pohimi i se vertetes se njeriut “te deshperuar” e fatiti te tij te hidhur.
Mjerimit eshte i palarmishme, s’ka ngjyra, eshte apatik, e ndjen vec dheu e era e njeriu qe me teper i ka qendruar besnik natyres se gjerave njerezore; njeriu i kengeve te pakendueme, i tragjedise me te thelle njerezore. Era ndjen e toka vepron nen vullnetin e shprishur te njeriut qe skuptoj se qeverisej prej principit e realitetit pergjate gjithe “te qenurit” te tij.
Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: migjeni, Millosh Gjergj Nikolla, mjerimi, novele
10/12/2009 at 15:42
14/03/2010 at 19:05
paska pas alamet ftyrash mjerimi ne shqiperi, ue shi me ca njerezish ata, gjigant… ueeeeeeeeeeee…du kto ftyraaaaaaaaaaaaaaat