Linda ne Boten e Cudirave tek Tirana Rock Caffe

by

nga Aira

Le te jemi te qarte dhe te sinqerte qe ne fillim :  Linda  eshte nga te paktat artiste qe arrin te elektrizoje publikun ne menyre masive , eshte nje nga ata artiste qe muziken ta imponon ne nje menyre gati te pavetëdijshme, do per potencialin qe mbart ne zerin e saj, per unikalitetin e rrymes apo energjine qe grumbullohet ne menyre perfekte mes anetareve te grupit e, si perfundim, edhe per shumellojshmerine e ndjesive qe te percjell.

Pas shume takimesh dhe buzeqeshjesh,rregullimit te maskave dhe fundit te saj te gjate te zi (shume te vecante) Linda ngjitet ne skene.

Ne fillim tingujt te japin pershtypjen e nje improvizimi spontan qe pritet te shpertheje ne vendet me te stimuluara, e megjithate muzika merr nje rrjedhe qe te ben te gatshem ta ndjekesh kudo te te coje ajo, ( pse jo, edhe ne boten e cudirave) .

Pas disa minutave, Linda afrohet ne mikrofon duke luajtur me tonet e zerit ne menyre fantastike, si gjithnje pa asnje veshtirsi ne kalimet e tyre, nga shume poshte ne shume larte, ne sterhollime ose pasthirrma qe i degjon nga ajo por ke edhe dyshimin nese nuk po i kendon ti vete.

Habit sidoqofte harmonia ne te cilen qendrojne pjestaret e grupit me njeri tjetrin,duke te dhene fiks pershtypjen qe skena e tyre eshte nje lloj pylli i magjepsur qe nuk egziston ( sa here kane nderruar formacion ? ) ,dhe vajza e mire me ze te bukur arrin ta beje te duket para syve humane.

Pas kenges se pare,Linda konfirmon qe do te luaje vetem pjese te reja,me perjashtim te kenges goxha te njohur “Pluhur pluhur”,  nderkohe qe shkemben fjale dhe te qeshura te papermbajtura me publikun

Performanca vazhdon,une nderkohe jam cuar ne kembe. Njerezit jane shtuar dhe perqenduar per te ditur destinacionin tjeter qe i perket cdo kenge.

Atmosfera vazhdon te jete fantastike,tingujt te dhurojne gjendje ndjesore nga me te ndryshmet,me pak fjale, te gjithe njerezit me te gjitha llojet e emocioneve qe mund te jene duke perjetuar ato momente,mund ta gjejne nje dialog me notat ose tekstet.

Here pas here hedh shikimin verdalle dhe buzqesh instiktivisht kur shoh buzqeshje te reja verdalle, duar dhe kembe te reja qe mbajne ritme, nderkohe qe une po bej te njejten gje.

Linda thote qe do te luajne kengen “Pluhur Pluhur”,britmave dhe duartrokitjeve qe presin kengen, u shtohem sinqerisht dhe une.

Instrumentistet po japin maksimumin,pylli i magjepsur qe permenda me siper eshte ndezur me ngjyra ne nje nate te shpifur shiu dhjetori.

Ngjyra qe djegin, mjafton te kapesh goditjet e fort ate baterise pas tingujve,

Ngjyra qe ftohin,kur ndjen mbushjen me gjak te trupit nepermjet kitares elektrike,me gjak qe eshte gati te rrjedhe pareshtur,

Ngjyra qe ngrijne mbi telat e basit te rende,dhe me pas shkrihen pas nesh kur ajo mermerit:

me prek…me prek…me prek…”dhe pastaj…“ME PREK !ME PREK !ME PREK!“…edhe kulmet duan ate sundojne per pak,dhe pse eshte rrezikshem.

Pas kesaj e kam pak te veshtire te gjej rrugen e kthimit,dhe i vetmi fakt qe me ndihmon eshte lenia e instrumentave pertoke…Dhe e vetmja gje qe ke deshire te dish, eshte se kur do e kesh ne dore bileten tjeter per ne boten e cudirave.

Linda ne myspace


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , ,

8 Responses to “Linda ne Boten e Cudirave tek Tirana Rock Caffe”

  1. Miss Germs Says:

    ””””””’Instrumentistet po japin maksimumin,pylli i magjepsur qe permenda me siper eshte ndezur me ngjyra ne nje nate te shpifur shiu dhjetori.

    Ngjyra qe djegin, mjafton te kapesh goditjet e fort ate baterise pas tingujve,

    Ngjyra qe ftohin,kur ndjen mbushjen me gjak te trupit nepermjet kitares elektrike,me gjak qe eshte gati te rrjedhe pareshtur,

    Ngjyra qe ngrijne mbi telat e basit te rende,dhe me pas shkrihen pas nesh kur ajo mermerit:

    “me prek…me prek…me prek…”dhe pastaj…“ME PREK !ME PREK !ME PREK!“…edhe kulmet duan ate sundojne per pak,dhe pse eshte rrezikshem.

    Pas kesaj e kam pak te veshtire te gjej rrugen e kthimit,dhe i vetmi fakt qe me ndihmon eshte lenia e instrumentave pertoke…Dhe e vetmja gje qe ke deshire te dish, eshte se kur do e kesh ne dore bileten tjeter per ne boten e cudirave.”””””

    fantastike……zere se isha atje!!!!!

  2. limoni Says:

    dhe une zere se isha atje , shume bukur , do shkoj ne koncertin e Lindes sa te me jepet mundesia ,pershendetje

  3. Aira Says:

    duhet te jeni patjeter heren tjeter🙂

  4. esi Says:

    eni te dua perfundimisht sa ai emri qe ke ven ktu😀 ndihem krenare per ty ! dhe normal q linda & cunat jan tpapam🙂

  5. Arber Says:

    Boh, per fat te keq nuk i njoh keto grupe, nese ka ndonje link ne youtube, do deshiroja ta ndanit me ne.

    Artikulli tingellon shume rock nd roll! Bukur!

  6. Miss Germs Says:

    http://www.youtube.com/user/ledioel

    http://www.youtube.com/user/PermitOfStay

    http://www.youtube.com/user/QELBANIX

    kerko dhe ‘linda ne boten e cudirave’

  7. andinh Says:

    Linda ne boten e cudirave, e mbivleresuar.

  8. Darien Says:

    E mbivlerësuar me duket pak e tepruar.

    Vajza ka një zë te mahnitshëm, dhe di ta përdori mire. Per me teper, ne skenen “indie” ( se sa eshte vertet indie pastaj eshte diskutim tjeter ) shqiptare eshte nje nder grupet qe arrin te beje kenge me te komplikuar sa ato normalet : intro-kenge-refren-kenge-refren-yeahhh e kenga mbaron. Nuk e di se kush i shkruan kenget e tyre por nje grup qe di te kendoje e te shkruaje kenge fillon mire.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: