Mjegulla

by

nga Dorina Bebja
Qyteti ishte ngrysur më i heshtur se asnjëherë tjetër .Dukej sikur cdo gjë ishte fshirë  e përpirë nga një mjegull  e shfaqur krejt papritur  që prej disa ditësh.Në lajme thuhej që kishte patur dhe aksidente.Mjegulla bëhej gjithnjë e më e dendur .

Pëshpëritej nëpër  qytet  se një ditë më parë  ,aty nga muzgu ishte parë një re e madhe e pazakontë t’i afrohej majës së malit .Ndoshta ky mund të ishte një shkak.Të moshuarit  kur flisnin për të thonin me gjysmë zëri  që kishte ardhur të merrte dicka me vehte.Sikur të mos mjaftonin aksidentet në qytet filloi te ndihej edhe një  frymë zemërimi që sa vinte e rritej.Shumë njerëz nuk flisnin më me njëri tjetrin dhe kjo kishte ardhur si rezultat i situatave të tipit “  Filani më kaloi perballë dhe nuk më foli “.Mjegulla ishte ulur këmbëkryq në qytet  dhe me kalimin e kohës e gjithë kjo situatë filloi te dukej mëse normale.Gjendja e krijuar  më së shumti“po përjetohej” nga ata që pretendonin se që përpara shfaqes se mjegullës kishin probleme me shikimin.Ata që mbanin syze ankoheshin se iu ishte rritur numri dhe kështu e gjenin veten më të justifikuar.Jeta e banorëve të qytetit u vështirësua edhe më shumë prej një urdhri që instancat e larta nuk vonuan ta nxirrnin nxitimthi.Ndalohej komunikimi me qytetet e tjera derisa e gjitha kjo të sqarohej.Cfarë nuk të dëgjonin veshët ato ditë .Një vajzë kishte dy ditë që endej rrugëve  sepse në rrugicat ku kishte kaluar ,mjegulla kishte pasur përqëndrimin më të madh dhe me sa dukej s’kishte mundur të gjente rrugën e saj ,atë të duhurën.Banorëve të qytetit  filloi t’iu pëlqente e gjitha kjo .Disa prej tyre shpreheshin se ndiheshin më të lirë  tashmë dhe si rezultat kishin bërë një marrëveshje te heshtur me njëri tjetrin që asnjë prej tyre sdo përpiqej të zbulonte shkakun e krijimit të kësaj mjegulle.Në një prej ditëve të mjegullta ishte dëgjuar e qara e një foshnjeje  e cila dukej më shumë si jehonë në qytet dhe nuk dihej nga vinte.Pati nga ata banoë që menduan se ndoshta ndonjë fëmijë është mbytur te liqeni që ndodhej në pjesën perëndimore të qytetit  . Duke qënë se qyteti ishte i vogël  arrinin ta dëgjonin . E gjithë kjo ditë ishte përcjellë me një shqetësim nga banorët.Të nesërmen qyteti u zgjua krejt i heshtur .Ishte gati mesditë dhe rrugët ishin të zbrazura.Po frynte një erë e lehtë që I ngjante një ere vjeshte.Askush skishte guxuar të dilte jashtë shtëpisë së tij.Në edicionin e jashtëzakonshëm të lajmeve u tha që  shkaku i mjegullës ishte liqeni.Madje mendohej se ky liqen nuk ishte si të tjerët ,por kishte një shpirt aty në thellësinë e tij i cili udhëhiqte prej kohësh gjithcka kishte të bënte me qytetin.Ndëshkimi kishte përfunduar thuhej .Për cfarë u ndëshkua ky qytet nuk u tha asnjëherë .Të parët njerëz që u shquan në një nga rrugicat e tij ishin një i moshuar dhe vajze .Para disa muajsh mjeku i kishte rekomanduar te moshuarit të ecte nga një orë në ditë .Mbesa e tij e shoqëronte . Bisedonin me njëri tjetrin ,por kishte raste kur vajza rrinte e heshtur .Kjo nuk e shqetësonte të moshuarin aspak  sepse shpesh dhe ai humbiste në mendimet e tij . Atë ditë ecën më shumë se një orë duke përfituar nga rasti që qyteti ishte më i qetë se zakonisht.Dita ishte e bukur .Kishte dhe diell  kështu që menduan të bënin dhe një shëtitje të fundit nga liqeni.
”Me siguri mjegulla do jetë zhvendosur diku tjetër tani  ,shpresoj të harrojë…“  tha ai.
“Nuk e besoj “ , tha vajza dhe e vështroi drejt e në sy.  “Cfarë ?” ,tha i moshuari .
“Jo ,është aty…do kthehet …sapo një shpirt i harruar ta thërrasë sërish… “ pëshpëriti ajo dhe ktheu kokën nga liqeni…


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

 

Tags: , ,

3 Responses to “Mjegulla”

  1. fitili Says:

    San Giorgio , ne venezia eshte ajo

  2. fitili Says:

    Shume e bukur

    me pelqen shume

    liqeni ne anen perendimore te qytetit , ka nje lidhje te forte pothuajse mistike shpirterore midis natyres dhe njerezve ,

    ne kete qytet mjegullen njerezit e perdoren si justifikim per tu larguar nga njeri tjetri , per te ndenjur ne vetmi

  3. fitili Says:

    qytete te medhaja dhe indiferentizm egoizem vetmi , jane plage te dhimshme , mund te ishim prane njeri tjetrit ,perballe kesaj jete absurde ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: