Dhjetori në Tirana Calling

by

The Zen Circus

Here we are, again, born to be princes of the universe.
Mungojnë muajt e Tetorit Nëntorit me te cilët s’kam mundur të merrem për një arsye sa të thjeshtë aq edhe banale : më kanë vjedhur kompjuterin ( r*** ku ti ketë ai që e ka marrë)


Ndoshta vetëm kush ka humbur kompjuter mund ta kuptojë se sa tragjike është. Kam humbur me qindra dokumenta, disa nga të cilët nuk mund ti gjej në asnjë vend tjetër, si p.sh një libër të cilin gati kisha mbaruar. Titullohej Lufta e Ftohte dhe ishte shume i bukur. Flet ( fliste? )  për një djalë që ka një grup punk-rock në Tiranën e sotme, dhe kisha stilosur më shumë se një qind faqe. Meqë më janë dashur rreth tre muaj për ta mbaruar vras mendjen nëse ja vlen ta rishkruaj.
Kjo ishte gjëja me e rëndësishme, a nëse preferoni, më e e gjata që kam humbur, plus artikuj ( midis te cilëve recension për albumin e fundit te 00Gentit, “ Arti magjik i dorës se djathte.” që sidoqoftë kam rishkruar këto ditë në tren) e dhjetëra artikuj a përmbledhje të tjera që s’do gjej kurrë më. Fotografi, cv, muzikë, adresa….shume gjëra. Një tragjedi e vërtetë.
Tirana Calling ju propozon këtë muaj, recension mbi një nga grupet italian me interesant te viteve te fundit, The Zen Circus që pata mundësinë te shoh në koncert para disa ditësh ndërsa ndodhesha në Itali për të tërhequr një çmim, pastaj rigërmojme Migjenin dhe urimet e tij për vitin 1937, recensionin e Arti magjik…nëse nuk humbas edhe këtë pc, tregime nga Dorina Bebja e Enkelejd Lamaj, vizatime nga Bubi Kaçurrel, poezi nga Genc Salihu, përkthimin e një këngë të mrekullueshme ( që quhet Enver ) nga Eduart Rustemi, një recension mbi filmin e fundit te Tarantino-s, “Bastarde pa lavdi” nga Andi N.H.  e si gjithmonë, këngë për shkarkim, këngë popullore e recensione të  tjera që mund te dalin rrugës apo që s’më vijnë ndër mend tani.
E ju presim. Ju presim të shkruani, të komentoni, presim të kontribuoni në ndonjë fare mënyre. Ideja që qëndron mbas këtij blogu është aq e thjeshtë saqë ka nevoje për gjithmonë e më shumë njerëz, ndryshe vdes.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

 

Tags: , , , , , ,

5 Responses to “Dhjetori në Tirana Calling”

  1. Miss Germs Says:

    te vodhen libriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiin….jooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo…..

  2. dddddddddddd Says:

    motren ai qe vodhi kompjuteriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiinnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn

  3. 4r3er Says:

    ca ndodhi ndodhi, lere pas, une te them, ate librin rinise nga e para, ideja ishte interesante dhe mbi te gjitha bej kujdes mos e rihumb punen qe ben: ble nje celes USB apo nje cd RW apo postoji ne mailin tend ato qe shkruan. kurajo.

  4. Aira Says:

    librin mos e nis me , thjesht mbaroje 🙂

    dhe mua me kane humbur shkrime nga pc i fundit qe nderroi jete por cti besh…edhe ndodh,edhe sndodh.

  5. krasta krau Says:

    Sikur te shkulin copa mishi eshte kjo… Po duhet ta mbledhesh mendjen… dhe mend per heres tjeter mbaj materialet e rendesishme ne USB apo noj disk te jashtem…

    Ps.Noj shanc per ta gjet???

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: