Kapitulli I. Pas meje!

by
Inglourious Basterds

Inglourious Basterds

Emri im është Toger Aldo Raine dhe më duhet tetë ushtarë. Tetë ushtarë çifutë-amerikanë. Ju mund të keni dëgjuar fjalë që zbarkimi i aleatëve do ndodhë së shpejti. Mirë, ne do nisemi pak më herët. Do na lëshojnë në Francë të veshur si civilë. Sapo të jemi në territor armik, si një ushtri ferrash, do bëjmë një dhe vetëm një gjë…do vrasim nazistë. Pjestarët e Partisë Nacional-Socialiste kanë pushtuar Europën nëpërmjet vjasjeve, torturave, trembjes dhe terrorit. Të njëjtën gjë do u bëjmë dhe neve. Tani, nuk e di për ju të gjithë por, është e sigurt që une skam zbritur nga Smoky Mountains, përshkuar pesëdhjetë milje detare, luftuar me gjysmën e Siçilisë dhe pasaj hedhur nga një aeroplan për t’ju mësuar Nazistëve humanizmin. Nazistët s’kanë humanizëm. Janë ushtarë nën urdhrat e një çifut-urryesi, vrasësi në masë e manjaku, dhe duhen shkatërruar. Prandaj çdo bir kurve me të veshur një uniformë Naziste do vdesë. Ne do jemi të egër me Gjermanët dhe përmes egërsisë ata do dinë kush jemi ne. Ata do gjejnë prova të egërsisë sonë në trupat e presë copash, shpërbërë, e shfiguruar të vëllezërve të tyre që do lemë pas dhe Gjermanët nuk do mund dot të mos imagjinojnë vuajtjen e vëllezërve të tyre në duart tona, nën çizmet tona dhe ne tehet e thikave tona. Dhe Gjermanëve do sëmuren kur të na mendojnë, Gjermanët do flasin për ne dhe Gjermanët do na kenë frike ne.  Dhe kur Gjermanët të mbyllin sytë naten, ndërgjegja e tyre ti torturojë për të këqijat që kanë bërë, do mendojnë për ne.  Dakort? Duke iu bashkuar kësaj ushtrie ju hyni ne borxh me mua. Ju me detyroheni secili njëqind skalpe kokash Nazistësh, dhe unë i dua ato skalpe!

6 Responses to “Kapitulli I. Pas meje!”

  1. loer kume Says:

    eeeeeeeeeeeej, i madh filmiiiiii :))))) koloneli gjerman, vajza cifute dhe pitt jane ne maje :)))
    film i zi qe te ben te qeshesh me te tille buje vetem tarantino mund ta bente :))

  2. alfred.bushi Says:

    film shume i lezetshem, domethenes deri ne nje far pike.

  3. Darien L Says:

    Pse deri ne nje fare pike Alfred, çfare nuk te pelqeu?

    “Ju me detyroheni secili njëqind skalpe kokash Nazistësh, dhe unë i dua ato skalpe!”

    E larte fare. ” You owe me 100 skulls, I want them…”

  4. andinh Says:

    *scalps.

  5. Darien L Says:

    Tamam, ke te drejte.

    Sapo e ripashe, midis te tjerave, sepse e kisha pare para ca kohesh po jo me shume vemendje, e vura re edhe nje detaj qe se kisha pare ( Landa qe ve dinamit nen karrigen e Goebbels )

    Do kisha, e kam shume kritika, pjesa me e madhe historike e logjike, qe nuk bej sepse e dua shume Tarantinon, por habitem se si edhe kritika e ka pritur mire kete film, gjysem historik i kategorise se dyte, gjysem aksion tipik tarantino.

    Midis te tjerave me duket se do bejne Kill Bill III

    P.S.
    (Ando, kishe nder mend me shkrujt diçka tjeter per kete film ti apo e kam marre vesh keq une? )

  6. Hangman also die « Tirana Calling Says:

    […] ky episod, për tu zhvilluar pastaj përtej fakteve historike, pak a shumë si bën Tarantino te Inglorious Basterds. Është historia e celulës qe kryen egzsekutimin, dhe historia e Gestapos qe mundohet ti zbuloje […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: