Poshtersia nuk fiton kurre

by

 

nga Erion Selmani

Ti i nderuar lexues je i/e bukur i sjellshem dhe habitesh pse te tjeret te nenvleresojne. Per mendimin tim te kane zili dhe kjo zilia qenka ndjenje e poshter. Zilia eshte ne gjendje te shkaterroi njerez, qytete dhe ndoshta shtete e Principata te begatshme.

E cili eshte qellimi yt ne jete?

E kuptova qe paske me teper se nje synim per te arritur.Ti je ambicioz/e dhe krejt natyrshem i do te gjitha gjerat njekohesisht. Ketu fillon disfata jote sepse s’ke force dhe as kohe matematike t’i arrish te gjitha njekohesisht. Pra, fillo t’i besh gjerat nje e nga nje e çoi deri ne fund. Perfundo njerin nga synimet dhe pastaj fillo me tjetren. Me kalimin e viteve do ta kuptosh se jeta eshte shume e shkurter per te realizuar gjithçka por mos u merzit sepse edhe te tjeret para teje nuk kane bere me shume se ty.

Tani ka ardhur momenti me i veshtire per ty. Ke ngelur vetem, por ti nuk je asnjehere vetem. Brenda teje ke nje bote te pasur ne shpirtin tend. Gjate jetes te tjeret do te te genjejne, do te te mashtrojne, vjedhin e ofendojne, por ti mos u dorezo. Ne njefare menyre do te rivendosesh ne vend dinjitetin tend, jo me hakmarrje por me zgjuarsi. “Hakmarrja” jote do te jete suksesi yt modest, ne pune, dashuri, apo art e sport. Tregohu i shkathet.
Ki besim dhe respekt per vetveten pa i zene shume bese te tjereve. Ne ditet tona besa ka rene ne duart e keqberesve.

Jeto e argetohu sadopak. A te kujtohet ajo vajza qe te buzeqeshi ne rruge? A te kujtohet se si te ngulnin syte vajzat ne plazh? Ja pra ti lexues je i pashem ose keshtu i dukesh dikujt, prandaj bej qejf pavaresisht nga zilia apo keqdashja e te tjereve.

Ti lexuese mundet te jesh  e re dhe shume terheqese. A te kujtohet se si te vardisen djemte? Por ti kerkon princin e kalter si ne perralla. Princi i imagjinates tende nuk ekziston por prapeseprape ti do zgjedhesh nje nga me te bukurit e qytetit tend.

Gjate jetes mund te ndodhi te te tradhetojne shoket e te afermit. Per fat te keq mund te ndodhi edhe kjo, por ti mos u merzit. Trego klas dhe largohu nga ata. Kryesorja eshte qe ti ta kesh ndergjegjen e paster. Kur e ke ndergjegjen e qete atehere edhe dhimbja e pamase qe te shkakton tradhetia, mund te shnderrohet ne qetesi shpirterore. Jo te gjithe e meritojne miresine tende te tepruar. Asgje nuk kthehet mbrapsht keshtu qe nuk te ngelet tjeter veçse te ecesh perpara.

Miresia jote ndoshta e tepruar kthehet ne dehje per te tjeret. Atyre do u erresohen syte dhe nuk e besojne se ti mund te ndryshosh karakterin tend te bute, te embel, bujar. Dhe ketu bejne gabimin fatal. Te dehur ne menyre te papare nga “suksesi” i poshtersise se tyre, do te fillojne te gabojne dhe do te bien ne gracke me kembet e tyre. Ti je njeri fisnik e bej jeten tende, po mos u bej keq. Njerezit e poshter shkaterrojne vetveten me duart e tyre.

Mos i perserit gabimet e vogla qe me kalimin e kohes shtojne volumin e tyre duke u bere gjigante. Mos u beso lajkave te te tjereve pasi e kane gjithmone nje qellim te fshehte. Lajkat jane strategjia kryesore e mashtruesve.

Ne jemi te pafuqishem per te ndryshuar te tjeret, dhe perdite duhet te gjejme forcen per te ecur perpara dhe per te arritur ate qe duam. Pa harruar se sukseset e ndershme edhe pse jane shume modeste kane tjeter shije dhe jetegjatesi po t’i krahasojme me ate qe arrijne njerezit e poshter. Ata arrijne t’i marrin shume gjera pa sakrifica, gjera te cilat jane te destinuara tu dalin per hundesh. E gjithe kjo me shume dhimbje.

Ti lexues je djale ose vajze fisnike. Tregohu i mire dhe i vendosur gjate jetes. Kur ti do te dalesh ne rruge do ecesh me kryelart . Kur ti do te futesh ne shtratin tend te ngrohte, do flesh gjume i qete. Edhe pse te tjeret mendojne se ti po vuan miresine tende shpirterore. Shsshtttt , hesht! Mos i trego asnjeriu qe ti je ne kulmin e qejfit:)

Erion Selmani


Tags: ,

4 Responses to “Poshtersia nuk fiton kurre”

  1. J.Joyce. Says:

    Tani duhet te na tregosh nga e ke perkthyer kete e te mos vesh emrin tend ne fund sepse fjalite s’jane te ndertuara sic lindin natyrshem nga gjuha ne te cilen krijohen.
    Dhe nese ky eshte shkruar vete per kuriozitet, meqe humba pese minuta kohe duke lexuar do doja te dija se keto mesimet mbi jeten i jane shfaqur me ane te frymes se shenjte shkruesit apo ka bere ndonje studim socio-psikologjik.

  2. E.Selmani Says:

    J.Joyce,
    Po, idea e shkrimit me erdhi nga “Fryma e shenjte”-:)
    Ne fakt une kam lexuar dhe lexoj shume, ndaj nuk kam kopjuar askend, paçka se mund te jem Frymezuar nga dikush.

    Ky nuk eshte studim, por thjesht opinioni im personal, mbase i gabuar!?
    Lexuesit qe me njohin nuk habiten aspak nga ky shkrimi.

    Kalofshi mire

  3. Asnje Race Says:

    Jo E.Selmani, jam deri diku me kete Joycin sepse si ta them… eshte pak e çuditshme se jane te njetat fjale e te njejtat shprehje qe mund te gjesh ne ata librat me tituj te tipit ” Si te jetosh ne paqe me veten?” apo ” Si te jetosh mire me te tjeret?” apo ” Si te trajtosh mire qenin tend kinez?”, ata lloj librash qe gjenden me 1 euro e, per te cilet, edhe nje euro eshte shume.

  4. E.Selmani Says:

    Ok Asnje race,
    ndoshta e kam gabim por shpreha mendimin tim. S’kam asnje pretendim qe kjo te jete Profeci, perkundrazi eshte Shfryrje personale qe i perket edhe ndokujt tjeter.

    Une s’kam kopjuar askend, por jam frymezuar nga dikush dhe e pranova. Ta dish ti se sa here i kane kopjuar shkrimet e mia neper forume e bloge.-)
    Per librat qe permende nuk i kam lexuar.
    Gjithe te mirat!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: