Poe, Morella dhe Unë (Përjetime gjatë një përkthimi)

by

nga Kamomila

Ndërkohë që bëja përzgjedhjen e tregimeve, për një vëllim me tregime të zgjedhura që deshiroja ti përktheja dhe botoja, duke kërkuar nëpër faqet e internetit për tregime nga autorë me emër, sytë më zinin çdo herë emrin e Edgar Allen Poe, me një listë tepër të gjatë tregimesh, ndoshta më të gjatën nga të gjithë shkrimtarët e tjerë. Gjithmonë e anashkaloja ose e shtyja për më vonë, përzgjedhjen e një prej tregimeve të tij. Tregimet dhe gjithcka tjetër që përktheja, i përjetoja dhe krijonin emocione pozitive apo negative brënda meje. Nga Poe kisha lexuar Korbin të përkthyer në mënyre gjeniale nga Noli si dhe një cikel poezish nga i njëjti përkthyes dhe më kishte tronditur në mënyre të pashlyeshme. Kisha mësuar dhe recitoja përmëndesh pjesë nga Korbi, të cilat nuk më shqiteshin nga mëndja, ashtu si një melodi që na ngjitet në tru, për një kohë të gjatë. A do e mbaja dot vallë ngarkesën emocionale që do më jepnin tregimet e Poe? Të errëtën, mistiken, të panjohurën, ku erërat frynin që nga të tjera botë dhe shpirtra endeshin në përjetësi. Ky ishte problemi im gjatë kohës së përzgjedhjes. Por pasi bëra përzgjedhjen nga autorë të ndryshëm, në një moment të caktuar, në mënyre të pashmangëshme i erdhi rradha Edgar Allen Poe. Si çdo përkthyes që ka metodën e tij, sipas metodës time, unë nuk i lexoja më parë tregimet. I përzgjidhja duke i besuar intuitës time dhe i përktheja direkt. Kjo më jepte mundësi që të futesha në botën e brëndeshme të asaj që autori kishte dashur të shprehte, të rridhja edhe unë nëpër mendimet e tij dhe kurioziteti më bënte që ta përktheja shpejt duke punuar pa pushuar. Pa shumë hezitim, zgjodha mes titujve të Poe atë që intuita ime më këshilloi “Morrella”. Hap pas hapi duke rrjedhur në rreshtat e autorit, kuptova sa njërezor dhe i vërtetë ishte thelbi i absurdit të Poe, veshur me misticizmin e tij: dashuria me kompleksitetin e saj si ndjenjë… me vitalitetin e saj për të jetuar dhe mos vdekur, dashuria e mbetur në ajer edhe kur njeriu i dashur nuk është më, dashuria e konceptuar si ndjenjë përmbi materialen njërëzore.

Nuk mund ta përktheja Poe, pa pasur të qartë më parë, vëndin, kohën ku kishte jetuar dhe psikologjinë e tij. Jeta e tij e turbullt dhe e mbytur në mistere, ishin ndalesa e parë e imja gjatë përkthimit. Por përsëri tërheqja drejt “Morellës” ishte më e fuqishme dhe unë fillova të përkthej. Mu desh ndërkohë, të shfetoja dhe lexoja për të kuptuar botëkuptimin e tij. Duke u përpjekur të udhëtonte nëpër labirinthet mistike të qënies, Poe kishte krijuar një bindje personale për sa i përket ekzistencës. Po. Për të ajo pjesë, më e fuqishmja ( e mirë apo e keqe qoftë ) e ekzistencës sonë, pikërisht ajo që ne na dallon nga të tjerët dhe na bën të jemi individual, në njëfarë mënyre jeton edhe pas vdekjes, në trajta të panjohura, por të ndjeshme. Duket sikur ai e ka brenda tij shumë të qartë se për kë pjesë të qënies njërëzore bëhet fjalë tamam: “Dhe përderisa me njeri ne nënkuptojmë një thelb inteligjent që arsyeton, dhe përderisa ekziston një ndërgjegje që shoqëron mendimin, është pikërisht kjo që na bën të jemi ajo që ne e quajmë vetja jonë, dhe në të njëjtën kohë na dallon ne nga format e tjera të qënieve që mendojnë, dhe na jep indentitetin personal.”

Nuk ka mbetur asgjë për mua që të shtoj, përsa i përket stilit unik të të shkruarit të Poe: muzikalitetit, forcës, tensionit, rrjedhjes së shprehjeve dhe mendimeve. Pikërisht me ketë stil ishte i thurur tregimi dhe më rrëmbeu që në rreshtat e parë. Morella ishte gruaja që vinte nga thellësitë e misticizmit dhe nuk dihej se ku shkonte. Ai e takon atë në një moment të kohës së ekzistences së saj, ajo e dashuron thellësisht dhe ata martohen. Por a e dashuron ai vallë? Ai kishte një ndjenjë të papërcaktuar për atë grua, një ndjenjë të fuqishme por pa emër apo që ai ndoshta nuk donte ti vinte një emër. “Ne u takuam dhe fati na çoi të dyve drejt altarit, por unë kurrë ndonjëherë nuk i fola për pasion dhe as për dashuri.” Morella, e paisur me një mëndje me aftësi supernatyrale dhe përvec kesaj, me njohuritë e studimeve të shumta të misticizmit të lashtë, e kishte pranuar fatin e saj ashtu sic i vinte dhe mbante brenda saj ndjenjën e fuqishme dhe aq njerëzore të dashurisë për të shoqin.: “Dhe ajo i dinte të gjitha këto, dhe asnjë kundërshtim nuk shprehte; dukej sikur dobësia dhe budallallëku im ishin gjëra të pritëshme dhe të njohura që më parë nga ajo dhe duke buzëqëshur e quante të gjithë këtë thjesht fat.”

Por ishte pikërisht kjo njerëzorja ( dhe jo ajo mistikja e Morellës) që do jetonte edhe pas vdekjes së saj. Ishte dashuria e saj, pengu i saj, ndjenja e saj pa një përgjigje të spikatur nga ana tjetër, dëshira që i dashuri i saj ta thërrise ndjenjën që kishte për të me një emër… ishin të gjitha këto bashkë që me vdekjen e trupit të saj, erudicionit të saj dhe misticizmit të saj, jetuan në trajtën e një fëmije ( fëmija im dhe i yti- sic thotë ajo), në trajtën e një vajze të vogël që mori frymën e parë sapo e ëma e saj la frymën e saj të fundit. Dhe ajo e dinte ketë, e ndjente ketë, ajo kishte eksperiencën e madhe dhe kishte parë aq thellë në qënien njerëzore, për të kuptuar faktin unikalisht të thjeshtë që atë që njeriu nuk e vlerëson sa e ka, e kërkon dhe vlerëson pasi nuk e ka më. “ Ditë që ti të me kesh dashur, nuk ka pasur,—por atë që ke neveritur gjatë jetës tënde, në vdekje ke për ta adhuruar.”

Këtu mbaron kalvari i ndjenjës së Morellës dhe fillon ai i tregimtarit të tregimit. Gjithë zjarrin dhe pasionin e shpirtit të cilit ai i kishte venë pritë dhe nuk i kishte lënë të derdhej në drejtim të gruas, ia fal vajzës së vogël, në të cilën shikonte nga dita në ditë me tmerr, materializimin e tipareve të së emës. Vajzes së tij të vogël, të paemër, ashtu si dhe ndjenja që ai kishte pasur për Morellën dhe nuk e kishte emërtuar kurrë. Ai nuk e kishte pranuar tërësisht atë që Morella i kishte afruar, ndjenjën e saj… dhe ashtu e papranuar ndjenja e saj nuk mund të vdiste… ajo qëndroi ashtu derisa ai e pranoi, derisa ai i dha një emër dashurisë së tij…. emrin Morella. në momentin që ai i bën bashke dashurinë me emrin e Morellës…. ndjenja e tij materializohet, dhe e bija vdes. Sigurisht, nuk ishte e njëjta gjë në detaje, dashuria e tij për të bijën dhe për gruan…. por në thelb ishin degët e të njëjtave rrenjë.

Veprat shkruhen nga autorët dhe na jepen ne, lexuesve në duar. Përjetime, filozofira, emocione të tyret, të hedhura në rreshta që ne ti vështrojmë dhe shijojmë, që ne ti ndjejmë dhe të përjetojmë emocione si ata. Po vallë gjithmonë ajo çka ka dashur të thotë autori, i shkon e pastër dhe e qartë lexuesit ? Gjithmonë vallë lexuesi, ndjen dhe përjeton momentin e autorit ? Kjo nuk është e sigurt, për sa kohë që varet nga gjëndja shpirtërore e lexuesit, kapaciteti i tij shpirtëror dhe këndi i veshtrimit nga i cili e vështron atë që lexon. Nëse pjesa sjell emocione, nëse përjetohet, dhe mbetet gjatë në mëndje, ajo është e arrirë atristikisht. Dhe kudo që të fluturojë imagjinata, në sado galaksira dhe humnera të thella të shkojë, çfarë do lloj ngjyrash, të errta, të çelura apo të ndritëshme që do përdorë, çfarë do lloj aroma lulesh dheu apo katakombesh që ti vijë, thelbi do mbetet i njëjtë , njërëzor, përderisa një shpirt mund të preket dhe të kuptojë më mirë se çdo gje tjetër, llojin e tij, një shpirt tjetër. Ndërsa përktheja rreshtat e Morellës, ashtu me vështrimin ngulur në kompjuter dhe me një fjalor mbi prehër, për fjalët që nuk kuptoja, unë i ndjeja të gjitha këto….Ndjeja erën e dheut dhe shikoja terrin e misticizmit të Morellës,… shikoja gishtërinjtë e saj të hollë delikatë, mbi flokët e të shoqit dhe ndjeja agoninë e atij shpirti pengu i të cilit nuk vdiste dot….ndjeja dashurinë atërore dhe ankthin e prindit për fëmijën, për të thënën që i kanosej dhe shikoja të voglën duke luajtur në vetminë e saj…ndjeja dhe shikoja…. shikoja dhe ndjeja….dhe nuk e di pse, ajo që më mbeti përfundimisht në mëndjen time ishte njerëzorja. Me të filluar të përkthej, unë gjithashtu fillova ta dua “Morrellën” pastaj e mohova… përsëri e desha dhe prap e mohova dhe e desha përsëri… Kalova në disa lloj gjëndjesh. Pastaj mu desh që tia zhvishja një nga një rrobat e misticizmit absurdit të Poes dhe të shihja lakuriq atë ndjenjën më njerëzore, më të mundimshme, më të ëmbël dhe më të dhimshme …. Dashurinë me emrin Morella.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

 

About these ads

Tags: , ,

34 Responses to “Poe, Morella dhe Unë (Përjetime gjatë një përkthimi)”

  1. paemer Says:

    muzikalileshit.poe eshte overrated. nje pjanec me deluzione, dhe ti qe kalon neper ‘gjendje’ kujdesu per shendetin. sinqerisht.

  2. J.Joyce Says:

    Poe + muzikalelisht + overrated = mishmash.
    Sinqerisht.

  3. J.Joyce Says:

    mea culpa:

    Poe + muzikalelisht + overrated = mishmash.

    Poe + muzikalileshit (citoj sakte kesaj radhe para-parafolesin) + overrated = shumeee mishmash.

  4. Kamomila Says:

    Cfare overrated ? Ku, nga kush? Nese e ke fjalen per cfare kam shkruar une aty me siper, hapi syte mire dhe lexo titullin ( Perjetime gjate nje perkthimi). Mos valle do pushoj une perjetimet e mija ngaqe te acarohen nervat ty? Une nuk pretendoj te bej analizen e vepres se Poe-s te cilen mund te na e besh ti, ne vend te leshrave qe ke leshuar aty me siper.
    Poe pa piken e dyshimit qe eshte nje nga themeluesit e short story, mos flasim pastaj per tekniken me te cilen shkruan, sepse ne fakt nuk di me cfare truleshi kam te bej pas anonimatit tend “shume te sinqerte”.
    Ti ” mik/mike” i/e dashur duket qe nuk ke ndermend ( ose nuk je ne gjendje) te japesh mendime konkrete serioze per cfare shkruhet por te interesojne me shume pijaneclleku i Poe apo shendeti im gjera qe jane “none of you business”!

  5. J.Joyce Says:

    Ti mi shoqja Kamomila ke kryer sakrilegj duke kapur me dore vepren e Poe-s. Ai tipi aty lart mund t’ia kete futur kot gramatikisht e esencialisht, por e ka me Poe-ne, nuk e ka me shkrimin tend te praruar. Ti s’di ca eshte Poe-ja mi goce a gru, te pakten me kete komentin e stolisur me leshra me lart, jo njehere.

  6. kamomila Says:

    Po atehere pse nuk na e tregon ti cfare eshte Poe ne vend qe te harxhosh energjite dhe te akuzosh per sakrilegje kete gocen ( a gruan cfar eshte).?
    Dhe prap, nuk besoj qe ben pjese ne shqetesimet e tua cfare di cfare nuk di dhe cfare duhet te dije kjo.
    Prandaj ti shoku Joyce ( :P) shtrohu dhe bej nje koment te hajrit pa stolira ne menyre qe te na ndricosh te gjitheve me erudicionin tend. Merri nje nga nje dhe hidhja poshte leshrat e stolisura shkrimit me siper, i cili po ta perseris dhe ty NUK ESHTE ANALIZE E VEPRES SE POE.

  7. kamomila Says:

    p.s.

    Sakrilegji eshte nje nga pasionet e mija! :P

  8. J.Joyce Says:

    Qe nuk eshte analize e vepres te Poe-s (Poe-s jo Poe ne shqip shoqja perkthyese) eshte mese e qarte, s’eshte nevoja ta shkruash me germa te medha. Reagimi im i patekeq dhe i sinqerte kishte lidhje me (komentin) analizen e rrembyer e pasionante gjer ne delir qe i ke bere persiatjeve te odisese te sjelljes se Poe-s tek lexuesi shqiptar, duke nisur qe nga ekrani i internetit.

    P.S. Te kishe djegur ndonje kishe para se te ishe ulur para kompjuterit mbase do e kishe nxjerre te keqen nga vetja e s’do kishe pasur nevoje ta vije ne shkronja :D

  9. kamomila Says:

    Fakti qe nuk kam djegur ndonje kishe por kam bere ate qe kam bere aty me siper i atribohet i gjithi voneses se keshilles tende.
    Ndihem vertet fajtore qe nuk kam pasur ndonje mundesi ta takoj Poe-n pervese permes ekranit te internetit ose fleteve te librave.
    Nese e shkruara pasionante eshte nje sakrilegj tjeter ( zoti prift) dhe sinqeriteti eshte delir, po i shtoj dhe keto ne listen e sakrilegjeve te mija.

    P.s. Energjia jote do ishte shume me e vlefshme nese do jepte argumenta per se mbari dhe te hidhte poshte ate qe ti e quake pasion delirant.

  10. J.Joyce Says:

    Ja, keshte replikohet – me elegance, ironi te mbetur ne tentative, pasion positiv etj etj.
    Tashi jemi ne rregull.

  11. J.Joyce Says:

    keshte* = keshtu

  12. kamomila Says:

    Ky ishte qellimi? Shume lodhje per asgje.
    Kthehu nga Poe tani!

  13. J.Joyce Says:

    P.S. Nese do isha, do isha priftereshe e jo prift. Te pakten deri me tani.

  14. Kamomila Says:

    Asnje lloj interesi, besoj, mbi P.S. tende per mua dhe per ata qe vine ketu per te lexuar dhe jo per tu ngecur ne fjale, zoti James.

  15. Darien Says:

    Per paemer : perveçse ato qe thua ti E.A.P ka qene edhe themeluesi e shume rrymave letrare dhe mjeshtri i ketyre.

  16. J.Joyce Says:

    Pse, keto jane feedback interesant i shkrimit.

  17. Kamomila Says:

    Jo dhe aq interesant kur une shkruaj me emer ndersa ti fshihesh pas nje nick.

  18. paemer Says:

    e para ti kamomila nuk shkru me emer po dhe ti me nick, vetem nqs na di te gjithe te obsesum si puna jote qe do rrim te kerkojm neper net origjinen e nickut tend. Se dyti mos u mburr se ,bi llafi per ata qe te njohin, shkruan me emer. Ku? Online. Bravo. Kushdo qe i lexon te njef mire… skane faj kur shkrun per perjetime perkthimesh. Nejse. (IP time e ke ne blog kshuqe dhe une nuk jam anonim)

    Sic e tha kjo tjetra, une se kisha me ty, e kisha me pjanecin qe behej tape e shkruante tregime dekriptive gjasme horror e weird fiction ne te vertete pa kurrfare vlere. Vetem te hipnotizuar si puna jote (zakonisht femra adoleshente dhe cuna qe presin damaret e i mban mami ne basement) e kane per ‘stil’ tja dine vleren ktij. Me fal nqs te ofendoj indirekt, e kam pa te keq, mund te gabohem krejtesish, por kte pershtypje me le dhe prap sinqerisht nuk merruhet shume. Fol tani per fjalorin tim me leshra, une skam ca te te them tjeter pervecse mvje sh keq qe se paske taku Edgarin lol kur te vdesesh ishalla shko ne ferr dhe ti (kshu thuhet per kte qe se ka pranu parajsa :P ‘May God have mercy on my poor [drunk] soul’

    Apo ke harru qe u marto me ate kusheriren e vet 13 vjecare?

    Ti Darien Dice… themelues meh vk themelimit te ktij, nuk ka shpik rroten se shkrujti ifar poezie e proze makabre. Po une shprehem ne bias, stili i tijma shpif e perforcohet nga lapidari qe i ngrejne cdo dite nje mal me idota. Ndaj skam ca te them as ty pervecse te pajtohem me mendimin tend. Vecse ti thuash mjeshter ketij do ofendohet HP Lovecraft, Stephen King, Anne Rice! agatha christie etj etj

    Joyce… vazhdo ti… korrigjo gramatiken. :)

    & kamomila nuk ke pse te dish kush eshte, apo si duket, apo cka bere per t’iu pergjigjur nje opinioni.

  19. loer kume Says:

    poe pas nje te lexuari qe i kam bere, cuditerisht me del nje shkrimtar teper inteligjent.
    ca mekati eshte ky i imi? si i behet?
    kujt duhet ti kerkoj falje?
    kusherires se tij 13 vjecare?
    apo mendimtareve qe mendimtojne mbi mendimtimet e te tjereve pa ditur te krrejne ne drrite mendimtime te tyret?

  20. Darien Says:

    I dashur Paemer

    E Allen Poe, Boston, 1809 – Baltimora, 1849

    Howard Phillips Lovecraft, Providence, 1890 – Providence, 1937

    per te mos fol per keta çerrat e tjere

    Tani nese do flasim tamam une e vleresoj Poe po sme pelqen, ashtu si ne fund te fundit sme ngjit Lovecraft, po kjo sdo te thote qe sja njoh vleren

    Kaq

    P.S

    Sa per problemin e alkolit, sbesoj se eshte fair play te kapesh kete dobesi njerezore per ta sulmuar. Aq me shume per faktin se ka vdekur per kete arsye.

  21. J.Joyce. Says:

    I dashur Paemer :)

    Faleminderit qe i je pergjigjur Kamomiles per mua, jam shume dakord me arsyetimin e perdorur ne mbrojtjen time) Ne fakt s’kam ne plan te diskutoj vlerat ose jo-vlerat e Poe-s si shkrimtar. Nese do ishte e nevojshme sigurisht qe do i diskutoja. Nuk do kisha shkruar e komentuar aq shume por s’rezistova dot pasi pashe komentin “e percartur” te autores qe e kishte me shume nge te behej dhe protagoniste “post-production”, kur diskutohej subjekti jo i prodhuar prej saj, por i perdorur prej saj.

    Gjithsesi s’rri dot pa te thene qe Poe s’eshte i vetmi autor i martuar me mbesen 13-vjecare, artiste me te medhenj qe ka bota ne nje sere disiplinash arti njihen per te ashtuquajturat dekadenca (qe mund te mos jene aspak te tilla pare nga nje kendveshtrim alternativ) dhe shijet e bemat unike qe te vdekshmeve te zakonshem u duken lemeritese. Kjo s’i ka bere me te vogla veprat e tyre deri me sot. Ideja eshte se mbesa 13-vjecare s’eshte argument qe hedh poshte zotesine shkruese te autorit ne fjale.

  22. wtf Says:

    Lexoj komentet tuaja dhe shoh qe e keni filluar qe ne fillim keq. Ky material sjell perjetimet personale te dikujt, kamomiles konkretisht, pasi ka lexuar Morellen e Poes. Perjetim personal. Ndjesi personale.Kendveshtrim personal. Perceptim personal. E c’bejne komentet tuaja? Komentet tuaja i thone kamomiles “Pse e ke perjetuar ne ke te menyre ti tregimkin e lartpermendur? Me c’te drejte ti kamomile je ndjere keshtu dhe ashtu?”. Pra i jepni vetes te drejten per te menazhuar mendimet e dikujt. Nje lloj Thought Police qe tingellon teper qesharak ne ditet tona. Madje teper idiotesk.
    Ne kete kendveshtrim nuk kane fare kuptim dhe duken absurde “kritikat” dhe toni “kritik”e disave ketu ndaj perceptimeve dhe perjetimeve personale te dikujt.

  23. J.Joyce Says:

    Jo, jo te sqarohemi, ne asnje moment nuk eshte marre njeri me perjetimet e Kamomiles gjate leximit e perkthimit te Poes. Kjo do ishte shume e gabuar. Une personalisht jam marre pasi kam lexuar nje koment te Kamomiles qe s’me drejtohej mua, por me ngacmoi shume nderkohe qe ky tipi pa emer fliste per Poen si autor, te ndare nga Kamomila. Sepse mua mund te me pelqeje si e ka pershkruar Kamomila perjetimin e leximit te Poes ose kujtdo, po kjo s’me ben ta pelqej autorin per shembull, ose e kunderta. Nderkohe qe ajo u kap me mospelqimin e nje lexuesi ndaj Poes duke e kthyer ne personale e duke shperthyer ne nje forme tejet tejet te pahijshme e absurde
    Une personalisht u irritova nga komenti i shkrueses te cilen e lexova qetesisht e pa asnje tendence ne ate qe kishte shkruar, por komenti me te cilin mbeshteste shkriimin e saj, i cili s’ishte prekur aspak nga askush ishte i turpshem, thene shkoqur.
    Vec ketyre, meqe i hodha nje sy tjeter komentit te Kamomiles (i kerkoj ndjese qe po ia permend aq shume emrin, edhe pse fundja ky s’eshte emri i saj i vertete) ajo s’mund te thote kurrsesi qe: “Poe pa piken e dyshimit qe eshte nje nga themeluesit e short story” e vecanerisht me ate lloj prepotence te verber. Sepse, nderkohe qe Poe ka vlerat e tij qe mund t’i diskutojme te ndara nga metodologjia e debatit publik, besoj se te gjithe ketu e dime se Poe s’eshte themelues e as nje nder themeluesit e short story (Kamomila duhet te lexoje pertej Uikipedias sepse letersia s’ka lindur ne Amerike), eshte kontribues ne nje sere rrymash letrare qe sapo hynin ne skene ose ishin dukur lehte ne panoramen letrare amerikane ne ate kohe.
    Po te ishte puna per t’u kapur me perjetimet e Kamomiles ka materiale plot, po fundja ato jane ndijime personale, me te cilat s’kemi pse merremi. Kamomila thjesht duhet te mesohet te kontrolloje nervat kur ben komente poshte shkrimit te saj sepse s’eshte e hijshme te flasesh budalliqe pa baze.

  24. wtf Says:

    Joyce, Poe sigurisht eshte/konsiderohet themeluesi bazik i tregimit te shkurter , kete nuk e ka shpikur kamomila sigurisht dhe mund ta konsultosh ku te duash ne internet apo ne literaturen perkatese kete fakt.
    Per komente te tjera joletrare nuk ia vlen besoj per respekt ndaj temes.

  25. Kamomila Says:

    I/E dashur Joyce ( meqe keshtu qenka moda)

    Kisha vendosur qe mos pergjigjem dhe mos komentoj me ketu, por ai ngacmimi qe te shtrengoi ty kur “nervozizmi im” ( sipas teje) preku te dashurin pa emer, me shtrengoi mua tani qe te pergjigjem pas baltes qe ti perpiqesh te me hedhesh.

    - Me kujtohet nje anektode teatrale, ku midis te zotit te lopes, lopes dhe hajdutit qe kishte vjedhur lopen, faji i mbeti te zotit te lopes.
    E njejta gje dhe ketu. Futet i dashuri pa emer ne komentin e tij, me fjalen e pare te fjalise me lesh dhe me pas me keshillat e tij te “sinqerta” ndaj meje se mos kthehesha ne te semure psiqike dhe faji me mbetet mua, qe me te drejte reagoj karshi nje komenti pacavure. komenti im ( brenda te gjitha rregullave te etikes) quhet nga ty “tejet tejet i pahijshem” ndersa ai qe e ben nje koment vertet te pahijshem mbetet “i dashuri pa emer”.

    - Pastaj ti jep verdiktin e kryerjes se sakrilegjit nga ana ime meqe paskam kapur me dore vepren e Poe-S. Si dhe verdiktin tjeter ( pa me njohur fare) qe une nuk dija fare se kush ishte dhe cfare ishte Poe-JA.

    -Me pas fillon te besh pohime kontradiktore si psh.

    “Reagimi im i patekeq dhe i sinqerte kishte lidhje me (komentin) analizen e rrembyer e pasionante gjer ne delir qe i ke bere persiatjeve te odisese te sjelljes se Poe-s tek lexuesi shqiptar, duke nisur qe nga ekrani i internetit.”

    dhe me pas:

    “Jo, jo te sqarohemi, ne asnje moment nuk eshte marre njeri me perjetimet e Kamomiles gjate leximit e perkthimit te Poes. Kjo do ishte shume e gabuar.”

    Ose pohime si:

    “Kamomila thjesht duhet te mesohet te kontrolloje nervat kur ben komente poshte shkrimit te saj sepse s’eshte e hijshme te flasesh budalliqe pa baze.”

    A thua se ti je prokurori dhe njekohesisht gjykatesi i kesaj faqeje.

    - Une nuk e kam zakon te shkruaj me nerva, apo te acarohem, por njekohesisht une nuk le njeri te hedhi balte me budallalleqe te pabaze si ato qe ke rradhitur ti me siper dhe sigurisht qe acarohem sa here qe kam te bej me njerez harbute dhe te padeukuar.

    - Per sa i perket Poe-S, mund te diskutojme sa te duash dhe kur te duash, duke u zhveshur me pare nga egoizmi i semure dhe “hyrja ne qef e vetvetes” karakteristika keto te moshes adoleshente apo pasadoleshente.

    -Per sa me perket mua, une kam shkruar dhe do vazhdoj te shkruaj ashtu ne menyren time te sinqerte dhe pasionante ( sic e quan ti) pa pyetur per opinionet e tua apo te te tjereve si ty dhe pa ndryshuar asnje pike apo presje nga ato qe shkruaj, sepse vetem ashtu une mbetem une, dhe autentike. Per permbajtjen e atyre qe shkruaj, jam kurdohere e hapur ndaj kritikave apo vleresimeve brenda etikes dhe rregullave elementare te edukates, sigurisht.

  26. Kamomila Says:

    paedukuar*

  27. J.Joyce. Says:

    Ke shume te drejte Kamomila. Pas nje autokritike e pasi lexova nje shkrim pasardhes te nje homologut tend kuptova se ka mundesi qe reagimi im te jete i provokuar nga zilia.

    Sepse sic shkruan homologu jot “Zilia eshte ne gjendje te shkaterroi njerez, qytete dhe ndoshta shtete e Principata te begatshme”. Ne kete rast zilia ime s’shkaterroi asgje, mbase ndihmoi per te nxjerre ne pah anen tende luftarake e sensin analitik te sjelljeve te kushtezuara.

    Pune te mbare, e perkthim te mbare te puneve qe zgjedh me intuite pa i lexuar me pare e mbaje ngrohte intuiten, mos e nxirr zhveshur sa andej ketej se te beri hatane.

    Tung Kami.

  28. J.Joyce. Says:

    WTF – Poe konsiderohet nje nder themeluesit bazike te short story ne SHBA, por short story s’ka lindur ne shekullin e 19-e ne SHBA, ose me sakte aplikues ne vijim ne menyre gjithnje me te evoluar te tregimit a rrefenjes. Poe gjithashtu ka bere analizen letrare te short story, te cilen sigurisht s’e ka shpikur ai.
    Fakti se Poe permendet me shpesh ne kete meselene e krijimit te short story eshte se Poe ka qene me komercial per shkak te nje ekzibicionizmi te caktuar ne vepren e tij, qe s’eshte aspak negativ, por nuk nis e nuk mbaron asgje tek Poe. Interneti eshte per te hedhur nje sy te shpejte gjerave qe i dime, e jo per t’u mbeshtetur ne ato qe lexohen tek Wikipedia.

  29. wtf Says:

    Joyce, mund te bejme nje bashkebisedim interesnat mbi cfare po themi per Poe-n, por nje bashkebisedim cilesor kerkon ne rradhe te pare referenca. Keto referenca nuk i shoh askund ne komentet e tua. Argumetime per ceshtje te tilla sigurisht kerkojne referenca nga bota e kritikes boterore ne lidhje me temen dhe jo hamendje te tuat apo te miat qe jemi vecse lexues.
    Ka nje ese Poe me titull “The Philosophy of Composition”. E ka shkruar ne vitin 1846 dhe ne te hidhen bazat teorike te tregimit te shkurter. Ne ate ese si askush tjeter me pare Poe ndalon ne 3 pikat me te nxehta te shkruarjes se nje tregim te shkurter te cilat jane:
    Gjatesia e tekstit,
    Metoda/stili i gjuhes se perdorur ne tekst
    dhe ajo qe quhet “Emotional response”, dmth efekti qe synon te arrije tregimi te lexuesi.

    Edhe pse kane kaluar 150 vjet qe atehere akoma edhe sot tregimi i shkurter bazohet pikerisht ne keto 3 shtylla kryesore te percaktuara teorikisht ne esene e lartpermendur dhe praktikisht nga Edgar Poe ne tere krijimtarine e tij. Kete linje e kane ndjekur perpikmerisht te gjithe mjeshtrat e mevonshem te tregimit te shkurter duke filluar me Howthorn, Mopasan , Turgeniev, Cehov, Doyle, F.Scot Fitzgerald, e me vone Heminguej, Kalvino, Salinger, Stainbeck, Carver, Buzzati,etj, etj nese do duhej te vazhdoja me nje liste te zgjeruar te mjeshtrave te tregimit te shkurter.

    Poe vertet ishte poet amerikan, por fillimisht ai u pranua si mjeshter ne Europe e ne France ne vecanti. Ishte letersia europiane, kritika letrare europiane dhe media e Europes se asaj epoke ato qe i vune Poe-s kuroren e mjeshtrit te short story dhe jo kritika amerikane.

    Natyrisht kur thuhet themeluesi i tregimit te shkurter nuk do te thote shpikesi i kesaj menyre te shkruajturi, sic mund ta kesh keqkuptuar/keqinterpretuar ti Joyce
    Canterbury Tales, Dekameroni, Nje mije e nje netet, perrallat e velezerve Grim, jane vetem disa shembuj te shkruar shume kohe para se te shfaqej Poe ne arenen letrare. Por Poe ka meriten qe e vendosi kete menyre te shkruari mbi baza skolastike, teorike, e beri nje zhaner te vecante te letersise. E ndau ate nje here e mire nga format e ndryshme dhe evazive letrare ne te cilat tregimi shkurter shfaqej deri ne epoken e Poes.

    Poe nuk ishte vetem autor, por ishte edhe nje studiues dhe teoricien i madh i letersise. Fatkeqesisht nder shqiptare ai njihet vec si autor i Korbit dhe i tregimeve makabre, dhe eshte lene ne hije tere kontributi i tij si Estet dhe Teoricien i Letersise, (Prozes se shkurter dhe Poezise)
    Por nese do lexoni me shume per kete figure gjeniale te letersise boterore do mesoni se sot kudo ne boten akademike letrare Edgar Poe vleresohet me shume per kontributin e tij unik mbi teorne bazike te tregimit te shkurter duke e bere kete jo vetem nje zhaner letrar mes dhjetra zhanreve te tjera, por duke e percaktuar si gurin e proves per cdo shkrimtar qe aspiron majat e suksesit.
    Por mund te fillosh duke lexuar esene “The Philosophy of Composition”. Ne to nder te tjera theksohet se eshte i detyrueshem per nje autor qe pretendon cilesi te perqendruarit e vemendjes ne nje efekt te vetem gjate nje shkruarjes se nje tregimi te shkurter. E po ashtu edhe efekti i te lexuarit mes rreshtave. Nje efekt qe sipas Poes duhet te gjendet pikerisht nen siperfaqen e afert te rreshtave dhe jo shume thelle tyre gje qe mund ta ktheje te lexuarit e tregimit ne nje pune angari per lexuesin.
    Poe teorite i tij sigurisht nuk i nxorri nga hici, por i nxorri pas nje studimi sistematik krahasimor te prozes te shkurter te shkruar para epokes se tij ( i kam permendur me lart) nga njera ane, me tregimet e Howthorn nga ana tjeter, dhe arriti te kuptoje ndryshimin e madh mes ketyre dy lloj menyrash te shkruari te tregimit te shkurter duke i dhene perparesi teorike menyres intuitive te ketij te fundit.

    James Russell Lowell, nje nga kritiket me te famshem letrare te asaj epoke e konsideron Poe-n “the most discriminating, philosophical, and fearless critic upon imaginative works who has written in America”.

    Sir Arthur Conan Doyle shkruante: “Each of Poe’s detective stories is a root from which a whole literature has developed…. Where was the detective story until Poe breathed the breath of life into it?”

    Kaq sa per nje ngacmim pozitiv ne kete teme intriguese qe mund te plotesohet fare mire me komente referenciale dhe jo hamendesime te lexuesve te tjereve.

  30. J.Joyce Says:

    Komente referenciale i thua perkthimit te profilit te Edgar Allen Poe ose Short Story nga Wikipedia? Hap faqen e Wikipedias dhe me gjen aty se ca shkruan Arthur Conan Doyle dhe vjen e plas copy-paste aty e me thua burime referenciale.

    http://209.85.129.132/search?q=cache:2x9QaRDkiT8J:en.wikipedia.org/wiki/Edgar_Allan_Poe+Each+of+Poe%E2%80%99s+detective+stories+is+a+root+from+which+a+whole+literature+has+developed&cd=1&hl=en&ct=clnk

    Une personalisht, Edgar Allen Poe-ne s’e kam njohur per here te pare nga interneti e ai eshte nje nder me te preferuarit e mi, e jo vetem nga Korbi edhe pse ajo eshte puna e pare e tij qe kam lexuar.

    Por tani mos vini ketu duke cituar e perkthyer keq rreshta Wikipedie e duke bere si eksperte te midhjes e peshkut. Keto lloj informacionesh fast-food e perpjekje per t’i paraqitur si thellesi analitike te hapin barkun.

    Aq kam per te thene per Edgar Allen Poe e gjithe c’eshte shkruar ketu.

  31. wtf Says:

    Joyce, me keqardhje shoh se nuk ke deshire te besh bashkebisedim. Ndaj po te pergjigjem ne te njeten gjatesi vale me tenden: Po cfare reference kerkon ti more zoteri a zonje te te sjell ketu? Mos duhet te te sjell librat qe kam ne biblioteken time ketu ne ekran? Mos kerkon te te sjell ketu ne ekran dhjetra libra mbi vleren dhe kontributet e Poes qe kam lexuar? Apo vazhdon “bashkebisdedimin” vetem e vetem per te treguar qe ekziston qofte edhe ne trajte nick-u. Mos ki frike, nuk ta mohojme dot ekzistencen virtuale, pasi nuk eshte ky qellimi pse hyjme ne internet.
    Cfare dmth “keto jane materiale nga wikipedia, nga interneti”??? Me behet qejfi qe nuk e ke njohur Poen nga interneti, megjithese deri tani ne kete teme nuk ke deshmuar ndonje dije konkrete. Dhe une zakonisht nuk kam lene te njoh nga interneti dhe epoka e intenetit gjerat me vlere te kesaj bote. Epoka e internetit vetem lehteson punen per te gjetur dicka qe duhet gjetur me shpejtesi per te ruajtur ritmiken e nje bashkebisede online, te gjesh referencen e duhur te mundshme ne castin e kerkuar dhe te citosh referencat mundeisht ne origjinal dhe jo me perifrazime, etj. Pra une nuk njoh Poe-n nga interneti, por per hir te se vertetes ne internet zakonisht njoh tipa si ti, dmth nickname-s anonimesh qe e kane me te lehte te bejne blah blah ne ajer se sa te ulen dhe te bejne nje bashkebisede me argumenta ne lidhje me ate qe diskutohet.
    Dhe mos u bej halabak me terminologjine e “hapjes se barkut”, por hajde dhe shpalos dijet qe ke ne lidhje me temen qe kemi, nese mundesh hidh poshte si te paverteta cfare kam shkruar me siper per Poe-n, jepi frymemarrje temes nese do dhe nese je ketu ne kete teme per te kontribuar ne te. Perndryshe ben mire ta zbukurosh kete teme duke mos komentuar me gjate ketu.
    Sorry qe t’u pergjigja ne menyren tende.

  32. wtf Says:

    ps. Ajo faqe inteneti e wikipedias se “dobet e joprofesionale” qe shkruan per Poe-n ka keto referencat e meposhtme. Sigurisht eshte e paplote perderisa nuk edhe referenca nga komentet e anonimes Joyce, por le te bejme si te bejme. Na ka zene ky hall dhe duhet ta heqim, lol

    # Foye, Raymond (editor) (1980). The Unknown Poe (Paperback ed.). San Francisco, CA: City Lights. ISBN 0872861104.
    # Frank, Frederick S.; Anthony Magistrale (1997). The Poe Encyclopedia. Westport, CT: Greenwood Press. ISBN 0313277680.
    # Hoffman, Daniel (1998). Poe Poe Poe Poe Poe Poe Poe (Paperback ed.). Baton Rouge, La.: Louisiana State University Press. ISBN 0807123218.
    # Krutch, Joseph Wood (1926). Edgar Allan Poe: A Study in Genius. New York: Alfred A. Knopf.
    # Meyers, Jeffrey (1992). Edgar Allan Poe: His Life and Legacy (Paperback ed.). New York: Cooper Square Press. ISBN 0815410387.
    # Quinn, Arthur Hobson (1941). Edgar Allan Poe: A Critical Biography. New York: Appleton-Century-Crofts, Inc.. ISBN 0801857309.
    # Rosenheim, Shawn James (1997). The Cryptographic Imagination: Secret Writing from Edgar Poe to the Internet. Baltimore: Johns Hopkins University Press. ISBN 9780801853326.
    # Silverman, Kenneth (1991). Edgar A. Poe: Mournful and Never-Ending Remembrance (Paperback ed.). New York: Harper Perennial. ISBN 0060923318.
    # Sova, Dawn B. (2001). Edgar Allan Poe: A to Z (Paperback ed.). New York: Checkmark Books. ISBN 081604161X.
    # Whalen, Terence (2001). “Poe and the American Publishing Industry”. in J. Kennedy. A Historical Guide to Edgar Allan Poe. Oxford Oxfordshire: Oxford University Press. ISBN 0195121503.

  33. J.Joyce Says:

    Ma shpjego dhe njehere ca po perpiqesh te thuash se e humba fillin nga gjithe ky lume informacioni, taksirat tani, te ka zene ky hall.

  34. alfred.bushi Says:

    shkrimi duket i lezetshem deri ne piken ku autoria shpreh ndjenjat e saj ndersa lexon/perkthen kete tregim.
    se kuptoj se perse e gjithe kjjo deshire te behet kritike nderkohe qe nuk i kini strumentet e duhur per ta ber. Nuk mjafton me lexu vepren e noj gje tjeter me bo kritike letrare, me shpjegu fenomene letrare qe kan len shenje. Duhet te njihni shume aspekte te tjera te jetes se atyre viteve, raportet mes intelektualve, boten e ideve, marrdheniet shoqerore.
    Duhet e pajtoheni me shprehjen e ndjenjave te autores e te mos pretendoni me teper. MOs pretendoni me tpeer prej saj sepse ajo ska then me teper, e mos pretendoni as prej vetes suaj sepse nuk i keni strumentet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 288 other followers

%d bloggers like this: