I love tallava

by

nga Ba Bài

I will gonna give you up
I will gonna let you down
I am gonna make you cry
And hurt you.
– Dashuria tallava

I. Në ditët e sotme, lagjja «Tirana e Re» mund të krenohet me fare pak gjëra. Por ama faktin se njëherë e një kohë kjo ka qenë lagjja ku ka banuar vajza e bukur me emrin Marsida*, këtë nuk e mohon askush! Vajzës në fjalë i kanë kënduar me afsh dhe pasion këngëtarët më të mirë të traditës sonë. Madje mes adhuruesve të kësaj muzike vazhdon një debat i ashpër, që nuk është mbyllur akoma: kush i ka kënduar më bukur Marsidës, Sami Kallmi apo Andi Shkoza. Kënga flet për dashurinë me në sfond një plagë të rëndë shoqërore — mungesën e energjisë elektrike. Megjithatë, mungesa e dritave duket se nuk i ka prishur punë romeos në fjalë, përkundrazi! Ai e ka takuar Marsidën poshtë ke shkalla e pallatit pa teklif, pa u parë nga të tjerët. Po ta vini ‘re gjatë interpretimit të tij, Sami Kallmi ia merr disa akordeve «rokoko», të cilat do t’ia kishin zili edhe aktorët e Bollywoodit. Ndërsa versioni i Andi Shkozës ka një tendencë disi më reggaeton, vjen më i freskët dhe më modern. Kënga «Marsida» i dedikohet veçanërisht durrsakëve dhe Shkozetit. Në Youtube, hiti prezantohet si vijon: Kjo këngë për të gjithë ju që e kërkonit dhe nuk e gjenit në versionin origjinal. E pra ja tek është, por me video tjetër. Besoj se do ju pëlqejë.

Megjithatë, brenda kësaj rrymë muzikore ekziston një fenomen disi i çuditshëm: nuk merret vesh kurrë se kush ka vjedhur muzikën e kujt. Natyrisht, as Sami Kallmi nuk i bën naze këngëve të tjerëve… duke rimarrë sfondet muzikore të këngëve bullgare e maqedonase e duke ia përshtatur ato realitetit shqiptar. Veçanërisht i prekur nga kjo pirateri muzikore, është transi bullgar Azis. Sami Kallmi ka rimarrë edhe të famshmen “Sorkadhja”… ju kujtoj vargje të tipit: të gjithë djemtë si palla k*&#, duke e shndërruar në një hit mjaft të suksesshëm për dasmat. Veçanërisht prekëse është edhe kënga «Droga të merr jetën», e ngarkuar me një mesazh të rëndësishëm social: droga është e keqe, bën dëm për shëndetin, ndaj dhe nuk duhet pirë. Nëpër tekste ravijëzohet gjithashtu një tendencë pop që do ta minojë nga brenda shqipen standarte, në të njëjtën linjë me përpjekjet e vazhdueshme të disa publicistëve që kohët e fundit kanë rizbuluar rrënjët e tyre gege.

Me sa duket, «rrespekti» është një përbërës mjaft i rëndësishëm subkulturor; rrespekti për veten dhe për çunat e orkestrës — dhe ‘by implication’ siç thonë anglezët — për çunat e lagjes apo qytetit ku jeton (p.sh. rrespekte kush më rrespekton, nga Mevludin Ropalca). Veçanërisht popullore janë edhe shfaqjet live (Pandora Tallava Live 2007 New nga Seati per Nazifin & Melin). Për hir të së vërtetës, duhet thënë se emrat e këngëtarëve dhe titujt e këngëve, shpeshherë stonojnë me njëri-tjetrin (Gazi dhe Buqja dhe Linda ose Bimi & Toni Tallava, krahasuar me «Bay Bay Beby» ose «Plus minus»). Ndonjëherë, këngëtarët i këndojnë edhe ndjekjeve pas me makinë, kur vajzat dalin zakonisht nga shkolla (Si smu nda ky benci bardh).

Për ta përmbledhur disi: Rrënjët e muzikës janë rome, të kaluara nën prizmin e dasmave në vitet ’80 – ’90. Tre temat e mëdha të muzikës tallava janë 1. dashuria e mohuar (s’duan prindërit) 2. alkooli & droga (fajin e ka shoqëria e keqe); dhe 3. kurbeti (pasi pa lekë nuk nxirren kasetat). Me anë të këtyre këngëve mund të rindërtohet pak a shumë edhe odiseja e ndonjë jete personale. P.sh. një nga çunat e Shijakut dashurohet me Marsidën e bukur, më pas i hyn rrugës së cigares, alkoolit dhe drogës; më pas shkon në kurbet në Gjermani ose në Belgjikë.
Zhanri është në lulëzim e sipër; muzika tallava ka edhe site-in e vet në internet (http://tallava-live.tk/) dhe radion e saj (Radio Marimanga radio Live në internet 24/7. Radio e cila ju ngjet për muri dhe ju len pa frym. Radio e cila sbën dallime krahinash se nga vini, këtu të gjith jeni të mirseardhur.)

Shënim:
* Bëhet fjalë për vitet ’80.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

 

Tags: , , ,

7 Responses to “I love tallava”

  1. fitili Says:

    te shkretet ne , cfare ben , policia e muzikes

  2. desaparacidos Says:

    Nuk e kuptova sensin e mesazhit tendi Fitil, te lutem te jesh me i qarte.

    Sa per “muziken” tallava jam shume dakord me Ba Bai-n, s’di se ca te shtoj me perveç se nuk tallet me Tallaven, thjesht perdor Tallaven per te kuptuar Tallaven.

    Pra fakt qe e ben te bukur eshte qe nuk eshte nje kritike e thjeshte dhe e kot, eshte analize e thjeshte e kesaj muzike.

  3. Liv! Says:

    ahahha .
    P.s sigurisht vetem vitet 80` kane sjelle kte stil te ”allurushem”

  4. Last man on earth Says:

    Personazhi ne fjale i qeper Marsides se bukur e cila duke mos ja varur i thyen zemren ( dhe kendon Si nuk mu nda ky benxi i bardhe )

    I merzitur i futet droges marijuanes rakise ( por jo lojrave te fatit, dhe ky argument duhet thelluar ) derisa vendos te iki ne Gerrqi ose ne Gjermani.

    Aty zbulon qe ka qene gjithmone kengetar dhe e merr malli per Marsiden e kthehet ne momentin kur Marsida niset per ne Angli.

    I çmendur nga fati i keq kendon ne ndonje dasem.

  5. vlonjati Says:

    Haha sa e fort kjo.Zorret ne gryke mi bie kjo muzik dhe tekstet e tyre ashtu si muzika e zezakeve qe se duroj dot.Me mire nje kenge me cifteli ose kenge labe se sa keto tallavat.

  6. noldi Says:

    o karna po ku ka me mire se tallava po dasmen me muzike hip hop do e bani ju

  7. pse sterio? Says:

    bravo noldi, e ke pare çeshtjen nga nje aspekt krejt ndryshe, dhe na ke bere edhe neve ta pranojme qe tallavaja eshte nje e keqe e domosdoshme😀 .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: