Të gjithë e dinë

by

Leonard Cohen

Të gjithë e dinë që zaret janë hedhur me hile.
Të gjithë (për fat) ecin me gishta të kryqëzuar.
Të gjithë e dinë se bijtë më të mirë u shuan.
Të gjithë e dinë që lufta ka mbaruar.
Të gjithë e dinë se ndeshja përfundoi:
I varfri mbetet i varfër, i pasuri shton pasurinë.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.

Të gjithë e dinë që anija është e çpuar.
Të gjithë e dinë që kapiteni është gënjeshtar.
Të gjithë e kanë zemrën e thyer nga babai
Ose qeni që dje u kall në varr.
Të gjithë flasin veç për para.
Të gjithë si të babëzitur duan kuti me çokollata,
Të gjithë pëlqejnë trëndafilat që kujtojnë rininë.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.

Të gjithë e dinë që ti më do e dashur.
Të gjithë e dinë që është me të vërtet kështu.
Të gjithë e dinë që je aq besnike.
Përveç dy-tri netëve kur nuk kam qenë këtu.
Të gjithë e dinë që je një tip i mbyllur
Shumë njerëz lakuriq të njohësh ke dëshirë.
Ky është një fak, megjithse i pështirë.

Të gjithë e dinë, momenti i vërtet është tash o kurrë.
Të gjithë e dinë që e vërteta është veç ti dhe unë.
Të gjithë e dinë qe ky varg në shpirt ngulet.
Për kordelet apo kravatën së cilës i përkulet.
Të gjithë e dinë që pakti është i krimbur në bimë.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.

Të gjithë e dinë që kolera e së vërtetës po afron.
Të gjithë e dinë, ajo lëvizë me shpejtësinë e erës.
Të gjithë e dinë që burra e gra të zhveshur.
Janë pasqyrimi artizanal i së shkuarës pas derës.
Të gjithë e dinë që kjo skenë është e vdekur.
Por gjithmonë ka një mjeshtër në tëndin krevat.
Që luan dhe përhap atë që të gjithë e dinë,
Të gjithë e dinë që ky është një fakt.

Të gjithë e dinë që tashmë je në vështirësi.
Të gjithë e dinë, gjithmonë i vërtetë ke qenë Njeri.
Përmes kryqit të përgjakur në krye të Kalvarit,
Të gjithë e dinë se ajo vjen tek ne copë-copë.
Shikoje Zemrën e Shenjtë përpara se të shpërthej.
Hapi sytë dhe shikoje për të fundit herë këtë akt.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.
Të gjithë e dinë që ky është një fakt.

adaptuar në shqip nga Flurans Ilia

Advertisements

Tags: ,

4 Responses to “Të gjithë e dinë”

  1. andinh Says:

    Ooook, me ne fund njeri me bythe!!! Perkthimet e Cohenit jane ne mode sot-dita, por pershtatja e Cohenit akoma nuk ishte bere. Shume e bukur!

  2. loer kume Says:

    nuk rri dot pa te keshilluar te moderosh gjuhen or burre, se mbase se ke idene se per c’fare flet, e qellon qe ben gafa ndaj personave te cileve u drejtohesh! j
    o gjithmone e folura e shpenguar te zbardh faqen, nganjehere te nxin dhe b…

  3. pipsi Says:

    shume perkthim i mire

  4. andinh Says:

    🙂 loer, e zgjodha vete kete fjale, ndoshta ishte pak ‘rough’ po ashtu me erdhi.

    Peace per ty o shkrues, nese te kam shock-uar a trembur!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: