Gërma fluturake të erës së re

by

nga Loer Kume

 

– Hej, ç’kemi!

… hellooo

… do përgjigjesh? … as për kortezi?

… Epo mirë, unë nuk kam ndër mend të dorëzohem. Po flas vetëm, ti bëj si të duash. Kështuu…, të pashë dhe dje, dhe pardje, dhe pasi më dolën në ëndërr flokët e tua mbrëmë, u zgjova sot me mendimin që duhet të të flisja. Unë ndjek ç’të më thonë ëndrrat e mia…

– Qënke tip ëndërrues ti djali!
– Hahahah! E bukur kjo! Re brënda!

– C’domethënë kjo; re brënda? Shumë pa takt ti more djalë!

– Jo, më fal, nuk desha të isha pa takt, por, fjalinë “unë ndjek gjithmonë ëndërrat” e thashë me qëllim. E dija që nuk do i rezistoje dot tundimit të më kapje në gabim, të gjeje një pikë të dobët…

– …

– …

– I zgjuar djali! Qënke dhe shakaxhi! Pse, dmth ti nuk paske pika të dobëta ë?

– ( Nuk i rezistoj dot tundimit të përgjigjes! Më pëlqen kjo vajzë!) Unë? unë jam i gjithi pikë e dobët! Kam ëmbëlsirat, nervat e mia të dobëta, egoizmin tim të sëmure, dobësi futbollin, dobësi lekun, kam dobësi flokët, ose më mirë të them tufshën time, dobësi për veshjet elegante, dobësi se flas shumë, dobësi se nuk bëj dot më seks tërë natën pa ndaluar, dobësi shumë. Unë jam i dobët… po se mos vetëm unë… dhe ti e dobët je.

– Dëgjo, unë nuk jam e dobët, unë di se ça bëj, mos u trego sërish invadent ok?

– Oh, më fal, nuk e kisha për seksin! Hahah! Se vë në dyshim që ti …

– Ua! Po as unë se kisha për… uaaa, ç’.. sa i poshtëëër! OK. Ma hodhe prapë. Dy me zero. Qënke shumë i keq!

– Hahahah! E kape kësaj here, e sheh? U njohëm tani, ke filluar të më kuptosh. Shumë shpejt do arrish të më parashikosh. Jam shumë i parashikueshëm. Dhe jam i sigurtë që ti, që tani e parashikon se ç’do ndodhi me ne të dy në të ardhmen, ja më thuaj, të pyes sinqerisht, e mos ma merr për ters, po dua të sigurohem, shih njëherë në të ardhmen tonë jemi gjë duke bërë seks?

– Ej! Dëgjo. Nuk kam ndër mend të bëj seks me ty. C’është kjo pyetje? Seks thotë! Pse, çu bë këtu? Del njëri para e hajde? Hidhu? Si u bëka seks kështu? As të njoh, e as të kam parë kurrë. E kjo bisedë mbyllet këtu.

– Ok, po nuk e kisha për të të nxehur. Thjesht, para se të bisedonim për njëmijë gjëra të tjera, doja ta konsumoja këtë çështje. Sepse të them vërtet që më tërheq tej mase. Nuk të rezistoj dot. Besoj se e kupton. Jam i parashikueshëm dhe i dukshëm goxha.

– Epo, si tërë meshkujt je! Nuk keni pikë ndryshimi nga njëri tjetri!

– Ja, prapë e hodhi në aspektin seksual…

– More…

– Hahah! Sorry, doja të thoja në aspektin gjinor…

– E pra!…

– Dëgjo, nuk rri dot pa ta thënë, por je shumë e bukur… vërtet. Ja, e thashë. Më tërheq tmerrsisht, dhe në ëndërr që të pashë.. .lërë.. unë nuk di të gënjej, je vërtet e bukur. Dreq! Ti më turbullon!

– Hahah! Avash avash, se me thënë të drejtën, ti i turbulluar më je dukur mua që në fillim kur ke ardhur në këtë lagje..

– Ah, dmth të paskam rënë në sy ë? (kjo më tha që s’më kishte parë kurrë! Aha, lëre se u mor vesh kjo punë, vajza po bën të vështirën, megjithse dhe nuk më njeh, mund të më pëlqejë po ku e di ajo ç’jam unë?)

– Po normal, nuk do dimë ne kush na vjen i ri në lagje?

– C’po bën?

– Ja, po mar bishtin e cigares se më ra në tokë.

– Aman mos u ul ashtu, arrita të të shoh fundshpinën nga këtu, e nuk i rezistoj dot asaj pamjeje unë! Shih, mu rrëqeth mishi!

– Ore djali, shumë i ndjeshëm qënke ti, po kam përshtypjen e ke ngaqë fryn erë e fortë, ajo të ka ftohur lëkurën e ta ka bërë me puprra!

– Po faktikisht! Shtoji dhe që më bie dhe dielli, më nxeh, era me freskon, lëmsh puna! Nga je me origjinë aman! Flet si labe flet!

– Jam nga jugu jam.

– Dallon në tipare. Ke tipare të egra ti. Duket sikur do të të hash me ata sy…

– Një sekondë se po më flet dikush që se njoh… ok, e përzura. E sheh sa e mirë që jam? Vetëm ty po të dedikohem tani.

– S’qënke keq me neuroproçesorin ti! Arrin ti flasësh dy njerëzve njëkohësisht! Bravo, dukeshe e vogël nga larg, po s’qënke dhe aq!

– Ee, kështu jemi ne labet .. hahah…

– Si e ke emrin ti moj labe e shkathët?

– Era e kam. Po ti more trimi i turbulluar?

– Eri, dmth Erioni, po Eri më thërrasin .. hahah, jemi adashë ë?… Era Topalli je ti?

– Jo more, nuk jam topalle, mbaj gojen e? Hahah, jo jam Era Kalini. Pse? Njeh ndonjë Topalli?

– Jo… po… ja, një sec. Sheee! Gjeta këtë Era Topalli në google, e mendova se ishe ti. Ja ku qënke ti. Ti qënke e rrezikshme moj! Paske qënë miss! Bravo! Ndaj më kishte rënë në kokë keq për ty mua..

– Ua, po pse more, po kërkoje për mua në rrjet ti? Ti qënke më i fortë, dhe fliske dhe kërkoke në rrjet, bën shumë veprime njëherësh!

– Lëre se kam një orë që tentoj të të çoj emocione online, po ti nuk e ke atë shërbim të lejuar. Sa keq, do të të kisha rrëqethur lëkurën dhe ty! Hahah!

– Uaaa! Po ti qënke larg fare more! C’neuroproçesor, ti duhet të kesh dhe përforcues të paleokorteksit! Goxha i pajisur djali! Mua më ka premtuar babai të më rrisë kapacitetin sapo të mbaroj studimet profesionale.

– Për se studion the?

– Nuk thashë.

– Ok, për se studion pra? Sa e saktë tjetra!

– Studioj për strategji kërkimi të energjisë detare. Ne studiojmë terrenet për të zhvilluar industrinë e energjisë detare. Eshtë nëndegë e inxhinierisë së energjisë detare.

– E di se ç’është, faleminderit për zelli që tregon në të mbushurit e boshëllëqeve të mia…, hahah, ti dmth je nga ata që na thani detin e s’kemi më ku të bëjmë plazh ne, populli i thjeshtë ë?

– Ti populli i thjeshtë ti! Me përforcues në paleokorteks! Pa le me sa të tjera si unë po flet njëkohësisht!

– Hahah! Me gjithë qejf, po lagjia jonë është dobët në femra!

– Ah, dmth ti më fole mua se ka mbetur keq puna e? Po ik more djalë më lër rehat! Pse ç’jam unë?

– Po jo moj jo. Të them të drejtën, u tërhoqa tej mase nga flokët e tua. Të kuqe të vërteta janë?

– Po, pse ça kujton ti? E vë në dyshim? Të lyej flokët unë? Se kam atë nevojë!

– Bah! Të kam parë për herë të parë flokët, flokëzjarr, djegëse, pastaj nja dy herë të kam parë kur po ecje për shtëpi, vetëm nga pas, dhe të them të drejtën, u fiksova me prapanicat e tua, po nuk të komunikova se mu duk vetja si njeri i nxituar kot së koti. Kur të pashë në ëndërr pastaj, thashë mjaft! Do ti flas. Ja, sa u zgjova, dola në ballkon, po pija një kafe të fortë e prisja të dilje dhe ti. E dija që do dilje të pije cigare.

– Ej, vërtet, ballkoni yt është shumë i veçantë, më pëlqejnë ngjyrat e xhamave…

– Eh, të shohësh shtëpinë! Do të të pëlqejë! Kam shtëpi vërtet të menduar mirë. E kam shijuar shumë arredimin e saj. E kam bërë çdo detaj vetë. Duhet të vish ta shikosh!

– Për sa kohë të rrish me mbathje në ballkon ti, as që kam ndër mend të afrohem…

– Ahh!… hahah, e poshtër! Më paske parë mire ë?

– Avash ore, se më bëre të skuqem… po normal që të pashë, rri gjthë ai djalë me brek në ballkon? Meqë ra fjala, ti Eri, pa më thuaj me se merresh? Sa vjeç je? Se unë nuk e kam luksin e të kërkuarit në rrjet njëkohësisht.

– OK, unë rri e studioj qarkullimin e parasë nëpër botë, e kur ndodh diçka në rajonin tim, thërras forcat e bashkuara ekonomike për verifikim. Jam polic trafiku i monedhës.

– Aha, punë më të stresuar nuk ka. Vetëm se fitoni shumë. Jo, unë e zgjodha profesionin me dëshirën më të madhe. Doja te kisha pranë detin, e ja ku jam!

– Eh, ngaqë ke sytë bojëqielli ?

– Hahah! Paske rënë keq pas meje o i shkretë!

– Pse i shkretë?

– Po që e ke humbur pra, pas meje!

– E para, unë nuk kam humbur gjë…

– E mirë mirë, se shaka bëra, mos u bëj aq serioz se na fute frikën.

– Jo moj jo, nuk është që u nxeha, po se kuptoj pse njerëzit mardhëniet mashkull femër i quajnë akoma mardhënie dobësish. “Sa gjynah, ka rënë brënda”… “Oh sa mirë, kjo e ka humbur pas meje, e kam timen”, ose, “ky budallai është i shtënë pas meje, bën si i them unë”, ose, “nuk dua të dashurohem se do vuaj”, ose, “unë? unë nuk lidhem me njëri, nuk kam nevojë per afeksion”, ose, “se kuptoj pse ju meshkujt mendoni vetëm për seks” e një mal me kështu mendimesh parahistorike. E ç’ka të keqe seksi? Po ndjenjat? Po të lësh veten të lirë në një marrdhënie? Pse keni kështu kompleksesh tërë njerëzit? Le që, ç’flas unë, po mendoja një ditë, dëgjova dikë që i tha dikujt, “të q… robt…”, e kuptova që neve e kemi të ngulitur gjenetikisht që seksi është hall. Pse kur ke një orgazëm, thuhet akoma shpeshherë “u prisha” hahah! Jo, është për të qeshur! Si mor u prishe? Ti sapo u rregullove! Po, të q… këtë e atë? Po mirë mor idiot, ç’do i bësh ti sikur t’ja bësh atë punë robve të atij? Do u bësh qejfin! Asgjë më shumë! Ose kur shahemi nga mamaja të q… mamanë! Po mire more gomar, ja qënka mamaja e re e ndonjë 15 vjeçari. Po me mamanë e një 50 vjeçari ça do bësh? Ah, në je i zoti t’ja bësh punën asaj, bravo të qoftë! I ke bërë qejfin!

– … Punë?

– Hahahah! Ja, shih, shih mua vetë! Punë! Mua më është rrenjosur që seksi është punë! Lëre, fundi i botës!

– Aman more djalë, sa seriozisht e paske marrë, mos mendo kaq shumë se stresohesh! Futi një të kërcyer e qetësohesh!

– C’po kërcen ti?

– Një muzikë latine.

– Dmth, të pëlqen të kërcesh?

– Dmth, kam bërë tre vjet balet klasik, kur kam qënë 5 vjeçe, pastaj dance sportiv, pastaj muzikë latine, tani po marr mësime për belly dance!

– Dmth, ti e paske bërë vallëzimin si … paske ecur me moshë në çdo etapë vallëzimi përkatës!

– Po pra, ashtu i bie duke u rritur, duke lajthitur!

– Ahahah! Po ashtu është njeriu, kur rritet, lajthitet! Mendoj se fëmijët i dinë më mirë nga të gjithë tërë punët e kësaj bote.

– O Eri, pse lodhesh kot, ja, ti je shembulli më i mirë i teorisë tënde. Rri tërë kohës e jep vendime e citate filozofike. Ca është kjo? Shfaqe e shkarjes së ngadaltë por të sigurtë! Hahah!

– Shee! Thashë unë që do bëhesha i parashkueshëm! E di që se ke keq ti? Po kjo është pasojë e tëra e stresit, punës, lodhjes, dhe të ndenjurit vetëm.

– Pse vetëm jeton ti aty? Në tërë atë shtëpi?

– Po dreqin! Rri dëgjoj muzikë, por ajo që është vërtet e keqe, është që unë nuk kërcej kurrë. Kam harruar të kërcej. Kjo është tmerr! Ndaj, mendoje njëherë këtë punë, mund të më ngjallësh kërcimin ti mua! Muzikë, ambiance, dielli që hyn nga dritarja gjysëm e hapur, dhe gjysëm errësirë brënda…

– Ou?

– Po!

– Ti më dukesh rast i pashprese!

– Hahah! Kështu dorëzohesh ti para rasteve të pashpresa? Nga ty pritet të thuash, unë të bëj njeri more Erion i pashpresë!

– Eh ti tii! Po mirë. Prit ta shohim njëherë këtë punë. Të mendohem se ç’mund të bëj. Ngrihu pak mbi parvaz?

– Hë! Pse duhet ta bëja këtë?

– Pashë në kishe dhjamë të tepërt. S’je keq me trupin ti. Me ty mund të bëjmë diçka. Mbase duke të mësuar ty të kërcesh, mund të bëhem vetë më mirë. E kam vënë re në kurs, që kur mësoj më të vegjlit, dal nga vetja e jam më e sigurtë në hapat që hedh!

– (Mjaft u justifikove Era se e mora mëndësh që ta ka qejfi, më bëre dhe vlerësimin moj mistrece vogël seksi, më pe mirë kokë e këmbë!) Ok, ti je kot sot, unë jam pushim, kështu që vish një fustan të kuq, me pala, dhe eja të më mësosh tangon.

– Avash ore ti! Tango thotë ky. Kur të arrish te tango ti, do kalojë kohë. E s’e di do jem unë ajo që të mëson tangon ty. S’kam ndër mend të rri tërë jetën mësuesja jote.

– Mirë moj mirë, ec e më mëso ç’të duash.

– Si të vi? Sot? Që sot? Ca thua more! Te shtëpia jote? Po prit, është herët…

– Ohuu, akoma ti? Ngele tërë frikë e stepje o çupë e vogël! Ndaje pra mëndjen se nuk jam keqbërës unë! Rri tjetra tërë frikë! Ok, premtoj çokollatë, dhe një sjellje prej qingji. Dakord?

– E mirë mirë, të mos bëjmë kot si njerëz me tre mëndje, ke të drejtë ti, faktikisht më kërcehet shumë tani… Por çokollatë jo, se ëmbëlsohesh ti e qingji kur ëmbëlsohet shumë si njeriu Ero, bëhet ujk, se dije?

– Hahah! (ke frikë mos ëmbëlsohesh ti më duket po hajde se e mora vesh!) ok ok. Ika se po vdes për të shkuar në banjë. Kam një orë që shtrëngohem. Ika vrap, se s’do të të hap dot derën pastaj .. hahah… hajde, vonohu pak sa të vë rregull këtu në shtëpi beqari!

– Hahah! Avash se do këputesh nga shtrëngimet! Ok, erdha pra, por…

– Por?

– Jo para se të kontrolloj për ty në rrjet. Ku e di unë që nuk je serial killer ti? Maniak? Hahah! Mbiemrin?

– Ce do mbiemrin?

– Mbiemrin pra! Ma thuaj, pretendon të të vi në shtëpi e nuk më thua mbiemrin? Je në vete?

– Erion Pani. Pani.

– Mire Pani, pinjoll i Paneve, pritmë pra. Dhe mua nuk më kërcehet vetëm tërë kohës! Pregatitu se do ngordhësh në pistën e dhomës tënde të ndienjiës!

E besoj zemër e besoj! Tha Erioni me vete duke ndjekur me sy Erën që ikte, dhe hyri brënda. U fut në banjë e hapi dushin. – Sa mirë më shkon mua puna! Si mund t’ja bëja ndryshe? Del njeriu në ballkon, bën një orë bisedë psichonline me komshijen flokëkuqe, dhe del një paradite magjike! Mrekulli! Rroftë teknologjia! Rroftë hi – tech! Bërtiti duke tundur sfungjerin me shkumë e duke bërë tërë banjën me flokë shkume. – çudi, si nuk kanë shpikur një sfungjer që të lan vetë? Apo, janë ca gjëra që nuk ndryshojnë kurrë. Si mund të egzistojë një sfungjer që nuk ka nevojë për duar që të fërkojnë atë pas trupit? Megjithse, a nuk isha unë që po bëja psichonline chat deri tani? Këta shpikën ketu e 20 vjet përpara INW. Sfungjeri që të vetëfërkon nuk i hyn njeriut në punë, ndërsa interneurowebi, tjetër gjë. S’më kujtohen vitet pa të. S’kam për ta harruar kurrë ditën që do më vinin neuroprocesorin. Kujtoja duke u dridhur se do më sharronin kokën! Hahah! C’kalama kam qënë atëherë! Si rrul! Ku imagjinoja atëherë unë se do vinte një ditë sot, që do bëja chat psichonline, e do bëja seks prej këtij chati? Bah! Ua di për nder atyre që çojnë përpara botën, ça trush kanë ata njerëz? Sa përpara na kanë çuar që nga PC’të e jashtëm, e përdorimi i gishtave për të punuar me të? Po chati me gishta si ka qënë? Ca gallate! Po kur nuk dije asgjë për asnjëri? C’botë e zymtë! Sheh dikë në rrugë e të mos dish kush është e ça bën, të mos kesh mundësinë ti flasësh… çmenduri! E varja Erion! Kohë të lashta! Dil nga dushi e fik procesorin para se të të çajnë kokën me thirrje, se tani do bjerë zilja!

Tags: ,

18 Responses to “Gërma fluturake të erës së re”

  1. El Perro del Mar Says:

    e çuditshme është kjo situata e Hi-Tech!!
    dikujt në chat mund ti thuash – “ç’kemi”…etj etj, ndërsa në rrugë apo diku tjetër do të jetë e vështirë gjithmonë për një mori arsyesh!
    Humans are very strange species :)!

  2. alfred.bushi Says:

    alamet enderre.

  3. pse sterjo?! Says:

    ehe.. te pershendes per kete shprehjen “Nuk besoj se Zoti do ta kishte marre Nobelin” jo vetem qe nuk do te merte nobelin por besoj se do ta fusnin amerikanet ne guantanamo si terrorist.

  4. El_Perro_del_Mar Says:

    ëhë…what else?!

  5. alfred.b Says:

    “A ka njeri ne bote qe me mbush mendjen se Doktor Zhivago eshte thjesht nje trillim ? Po Ana Kareninen, a ka njeri qe ma shqit nga mendja si nje fantazem qe ska jetuar kurre ? Kurrsesi”

    “Ti e dije veten krejt reale, por ne fakt je thjesht nje personazh i nje romani te Zotit. Madje i nje romani te keq ”

    ehe.. cfare lidhje duhet te ket mes mendimeve qe mundohesh te shprehesh, e vret mendjen ndonjehere?
    Ne rregull, sa ishte enderr kishte nje kuptim te mjere dhe te mjergullt po me kete te fundit e prishe fare.
    Te krijuarit e dickaje eshte “poiesis”, forme e te rikrijuarit, ne mos qofte imitim eshte feedback e nje impulsi te jashtem apo nxitje e brendshme e pajustifikuar ne menyre empirike.
    Kujt i rrufet nese eshte trillim apo jo dr.Zhivago, apo nese ska jetuar noj here Karenina. e rendesishme eshte qe te gjitha sebashku perbejne nje menyre te shprehurit te nje ndjenje ose nje menyre e te rikrijuarit te nje forme qe me pare ishte ideore dhe qe me vone merr forme linguistike.
    Njerezit dhe gjerat skane pune ne gjithe kete mekanizem te te rikrijuarit. Letersia, poiesis eshte tjeter gje, njerzia jane tjeter. Fakti qe ty te pelqen dardha ose te pelqen molla perbejne te ashtuquajturen letersi, ndersa te ekzistuarit e molles dhe dardhes perbejne te qenurit; pra perbejne ehe -n .., Dorina Beben, Darien Levanin, etj.
    Le ta lem Zotin ne punen e tij. Duhet te ndjehesh keq qe ai te ka vene ne sprove dhe te ka dhene vullnetin dhe veset e kqija qe ti te kesh zgjedhjen per tu marre ose jo me punet e tij. Ne sjemi aq perfekt sa te gjykojme romanet e tij- sic mund te kishte thene Darvini.

  6. ehe... Says:

    @ pse sterjo : qofsh i pershendetur, mik. Une besoj vertet se Zoti eshte shkrimtar i keq. Siç i thashe Dorina Bebes qe e dua shume, ne jemi personazhe te Zotit, ai ka shkruar nje liber te madh ku secili prej nesh ka nje rol per te luajtur. Por nga ç’po shohim ne kete romanin e Zotit, ai eshte i shkruar keq e mos me keq. Ngjarje pa lidhje, pa pike bukurie, nuk gjen dot nje intrige te hajrit, figurat stilistike jane kot fare, zgjuarsia zero, mesazhi eshte i paqene, me nje fjale, shkrimtar vertet i dobet. Perkundrazi, i keni pare ju si jane personazhet e romaneve te Balzakut ? Apo te Tolstoit ? Une ve bast se me i vertete eshte Max Aue i “Bienveillantes” (Dashamireset) sesa Ehe… qe shkruan ketu. Ve bast po mos qeshe nje lugat, dhe Max Aue dikush qe ç’nuk ka bere ne kete bote. Por kete s’mund ta kuptojne lexues te tipit Alfred.B. Seç me ka ngaterruar aty me poiesis, s’mora gje vesh. Alfredo, a mund te ma thuash dhe njehere, si qe puna bre mik, ku deshe me dale ?

    @ el perro de mar,
    Nescafe, plako.

  7. tiranacalling Says:

    Kerkojme mirekuptimin tuaj , por komentet e hequra nuk kishin lidhje me shkrimin. Kjo per ceshtje etike.
    Faleminderit!

  8. ehe... Says:

    Per mendimin tim, ke bere gabim.
    Asgje, ju lutem !

  9. Phoenix Says:

    Edhe per mendimin tim eshte shume gabim. Limitim shume i madh mendor me nuanca keshilli ndrikullash ne nje blog te rinjsh qe bejne sikur japin, marrin e shkembejne kulture pararendese.
    Te jesh mendjehapur e mendjendritur e te shijosh lezetin e diversitetit do bythe kalamaj, qe ju dukshem u mungojne.

  10. DorinaB Says:

    Une e kerkova qe te fshiheshin , nqs per ju zoti Phoenix, mendjendritur e hapur do te thote te perdoresh emrin e tjetrit apo te flasesh si te te teket , pune per ju dhe problem per ju.
    Mendjendritur apo mendjehapur nuk do te thote pa kufij dhe limit i dashur .
    Edhe ne rast se eshte e kunderta dhe une e kam gabim le te jem une mendjengushta ne kete rast, se nuk do te doja te isha “mendjehapur “ne kete menyre apo forme , si ju apo te tjere, plus qe ju na paskerkeni aftesine te jepni percaktime mbi njerezit virtualisht, bravo .Nese ste pelqen ndrysho faqe.
    Pershendetje!

  11. ehe... Says:

    Dorina,
    Eshte me te vertete qesharake te dyshosh mendjen per gjoja “kapercime kufinjsh” kur njeri apo tjetri tregon diçka qe eshte dukshem nje trillim, pse jo, edhe letrar. E dashur, une s’kam pare ne enderr askend, as ty as ndonje tjeter. Shoh endrra por kesaj radhe ishte thjesht nje humor letrar. Nese ti e sheh kete ne prizmin e privacise, me vjen jashtezakonisht keq. Ta kisha ditur se ka ende njerez qe frikesohen nga kesi gjerash, jo vetem qe s’do te kisha shkruar endrren e ashtuquajtur, por nuk do te kisha shkruar as ketu. E habitshme kjo, per nje djale apo vajze te re te shekullit te XX-te. Me ç’kuptoj une, po qe se do kisha qene diku afer, do kisha ngrene ndonje plumb kokes per fyerje te nderit. Por e verteta eshte se letersia, aq me teper qe aty nuk kishte asnje dashaligesi, dhe siç e pe me poshte, biseda u perqendrua me teper mbi letersine dhe romanin e keq te zotit, aq me teper qe aty tregova dhe nje novele te bukur te Balzakut, pra po thosha : lirohuni dhe qetesohuni njerez te mire, letersia eshte krejt e pafajshme.
    Te pershendes.
    _______

    Ndersa per “tiranacalling” : te lutem, nje keshille nga une : mos perdor asnjehere vend e pa vend fjalen “etike”. Nuk kishte asgje “etike” ne kete mes, nqs e di kuptimin e kesaj fjale.
    Te pershendes dhe ty.

    Qofshi mire.

  12. DorinaB Says:

    Ti ktheje si te duash situaten, varet si i sheh gjerat, por mua nuk me pelqen aspak qe ti apo dikush tjeter, te ngrihesh nje dite te bukur me diell dhe te fantazosh perralla me emrin tim brenda, ne nje shkrim qe ka gati nje vit qe eshte publikuar, e kjo ishte “letersi e qellimshme”. Ka dhe keshtu, habitu pra, edhe kjo pjese e diversitetit te Phoenix eshte .
    Kaq kisha une !

  13. Phoenix Says:

    @ Ehe – me mire mos ta kishe bere kete deklarate kobzeze e te mos kishe rrefyer se s’ke pare vertet enderr ne fakt, se ketu lind nje diskutim krejt i ri, jo mbi etiken, por mbi te drejten e perdorimit te emrit te dikujt me vetedije te plote – sepse emri eshte marke e individit e si pasoje ka “copyright”.

    Sa per DorinaB – me vjen keq por askush s’po merret me emrin tend, keshtu qe une mund te perdor cfaredo emri te dua per sa kohe s’te fyej ty personalisht. Askush vajze e dashur s’eshte ketu per t’u marre me ty, mos deliro kot se koti vetem se ishe pjese e nje zhgendrre per dy dite. E mbi te gjitha mos flisni per etika leshi e kufij e idiotesira, por pritini komentet pa u botuar akoma nese s’u pelqejne e mos krijoni mizanskena alla-kopshti pa dreke “Ne jemi drita dhe e ardhmja, ose Borbardha dhe shtate xhuxhat”.

  14. ehe... Says:

    Phoenix,

    Punet e letersise, nga pervoja ime, duan shume SPORTIVITET, dmth vertet nje fryme te çliruar nga lloj-lloj rendesash te paqena. Me sa di une, endrra ime ishte nje lloj mbartjeje e luftes se trojes ne ditet tona. Nuk pretendova se bera letersi te madhe, ishte vertet nje shkelje syri ndaj Iliades, e thurur me pak humor, dhe mbi te gjitha : PA ASNJE LLOJ PORNOGRAFIE APO PACIPERIE kundrejt personit. Une nuk kam asgje me keta pronaret e klubit tiranacalling, madje i lexoj me endje, Darien Levani eshte per mua nje element premtues, dhe jam i bindur se po te mos i ule krahet e te behet pertac, do te mund te shkruante vertet gjera te mira. Gjithashtu dhe dy te rinjte Lamaj dhe Kume (them te rinj sepse keshtu me japin pershtypjen, por mbase jane pensioniste, kjo eshte pune e tyre), si dhe nder te tjere dhe Dorina Bebja, qe e lexoj edhe kete. Ne pergjithesi, ketu nuk bej komente te pakendshme, sepse kam nje si simpati per keta te rinjte qe duan te ndahen nga gjerat e vjetra. Dhe i nxis, me aq mundesi qe kam, te pakten si lexues. E tere kjo per te thene se nuk kam asgje dashakeqe ne kete faqe.

    Endrra ime, nese do te mund ta quaj keshtu, mendova se ishte nje dhjeteminutesh gazmor, duke pasur parasysh referencat qe permenda me lart. Une nuk kam asnje qellim qe te cenoj jeten private te Bebjas, dhe i uroj vertet jete te lumtur, ngado qe te jete. Por sidoqofte, duhet pak relativizim, sepse perndryshe do te beheshim copa per nje fjale goje.

    (po me fiket kompjuteri, me vone…)

  15. desaparacidos Says:

    E mbi te gjitha mos flisni per etika leshi e kufij e idiotesira, por pritini komentet pa u botuar akoma nese s’u pelqejne e mos krijoni mizanskena alla-kopshti pa dreke “Ne jemi drita dhe e ardhmja, ose Borbardha dhe shtate xhuxhat”.

    Phoenix, TC eshte e bere nga shume autor, e secili prej ketyre ta mundesine me keput komentet. Nese lexon siper “Kush jemi” e kupton me mire.

    Edhe sipas meje eshte pak gabim sepse koment i Ehe duhej fshire qe ne fillim nese gjykohej fyes – dhe e perseris qe sipas meje s’ishte i tille, perkundrazi, ishte shume i lezetshem, por perderisa nuk lakohej emri im aty une s’mund te vendos per te tjere – e jo me vone. Por kjo menyre organizimi sjell edhe kete probleme, i pranojme ashtu si shpresojme ti pranojne edhe te tjeret.

    Per fat te keq, s’besoj se jemi drita dhe e ardhmja. Besoj se jemi me shume hija edhe deri diku edhe e kaluara. E them pa ndonje viktimizem a keqardhje. Nejse, muhabet i gjate!

    O Ehe, na bere lemsh mer burre!🙂

  16. dana Says:

    “hija dhe e kaluara”…aman dario na fute ne pesimizem te gjalle!

  17. El_Perr0_del_Mar Says:

    U kthye ne debat alla TV -të shqiptare!
    Edhe nese Dorina do ta kishte emrin e vertet te saj, nuk besoj se do te ishte indinjuar kaq shume ne “endrren” qe Ehë… -ja tregoi!
    Edhe mua ehe me duket “i frikshem” ndonjehere, po nuk me duket situata e tille sa te thuhet qe ai po “luan me zjarrin”. Perkundrazi, ashtu sic merren ne konsiderate te gjitha botimet qe behen ketu ashtu duhet te analizohen edhe komentet! Dhe ehe -ja eshte koment me vete, mund te them se sado i “lig” te duket ne komente eshte nje nder qe ne e kemi midis nesh!
    keep walking …

  18. pse sterio?! Says:

    komenti i ehe.. duhej fshire ne frymen e antikomunizmit, endrra permbante mesazhe te rrezikshme te tipit qe nuk duhet shembur piramida, nuk duhet te shurrojme te varri i enverit e gjera te tilla. ne fatoset e sotem e kemi per detyre qe jo vetem te fshijme te tilla komente por ta paralajmerojme ehe.. qe te jete hera e fundit qe ai shikon nje enderr, ne rast moszbatimi te “sygjerimit” ta dergojme te babai i tij shpirteror.

    falenimnderit qe qendruat me emisionin opinion edhe per sonte.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: