Largim

by

nga Romelda Gjini

Makina lundronte me mundim në atë lum dritash në rrugën kryesore.Si zakonisht filloi të grindej me veten se pse s’kishte marrë rrugët e lagjes. Por tani ishte vonë për ti shpëtuar trafikut.

Përsëri i kuq…Të gjithë kishin një ngut të cmendur për të shkuar diku.Nga xhami perceptoje një ankth pritjeje përzier me një zemërim e lodhje nervash, dukej gjithcka kaq qesharake.

Jeshil, e pas 2 min përsëri i kuq.Asaj iu kujtua ecja e nuses në kishë …një hap e ndalo…e ndërsa të gjithë mbanin frymen teksa sodisnini atë bardhësi në kufijtë e ekzagjerimit.Sakaq rrjedha e mendimit iu ndërpre nga një klakson që i kujtonte se semafori ish përsëri jeshil e ish koha të ecte.

Hapi xhamin për të ndjerë ajrin e ftohtë të mbrëmjes dhe sakaq nusja , kisha , të ftuarit fluturuan nga dritarja .Vendin e tyre e zunë zhurmat e trafikut dhe të qytetit që sapo kishte filluar jetën noturne.

I pëlqente ky kaos i rregullt ,kish mësuar ta lundronte më së miri edhe pse herë-herë zhytej në të, duke share e mallkuar.Por sido që të ishte s’kishte për ta braktisur këtë qytet .Ishin shumë të ngjashëm.Kaotik deri në ate pikë sa të bënin të ndiheshe i gjallë; me fytyra të ndryshme ,të gjitha pjesë e të njëjtës tabllo.Kjo ishte dhe pjesa më e veshtirë , njëherë që kishe parë përtej e kishe bërë tëndin ,mund ta jetoje.

Ndërkaq makina po rrëshqiste drejt shtëpisë dhe ajo pa e kuptuar as vetë u gjend me celsat e apartamentit në dorë

Oh , më në fund në shtëpi.Hapi perdet dhe mijëra drita vetrinash vershuan në atë bilokalë gjysmë të mobiluar.Ndezi televizorin , përseri të njëjtat lajme,- tha me vete e sakaq derdhi dicka në gotë

U lëshua pa forca mbi divan.I pëlqente ajo copëz komoditeti, e, ndërsa shijonte athësin e verës, ndjeu të njëjtën ndjesi që vinte dhe e takonte në ato orë pas mesnate..

As ajo vetë se kishte kuptuar ç’ishte kjo mungesë e zymtë ,e trishtë por e ëmbël që e përkundte në krahët e saj..

Ndoshta e dinte, por ndihej krejt e pafuqishme ta zotëronte, ta thëriste për emër .E kuptoi se, per sa kohë s’do të fliste me vetveten do mbetej rob i saj , por jo sonte , ishte shumë e lodhur për të folur sonte.

U drejtua me mundim për në dhomën e gjumit dhe çimentoja e ftohtë e zgjoi disi .

A është e mundur të gabohet ëndërr? U duk sikur tha…por ndihej tepër e lodhur për ta vazhduar e, për më tepër, alkoli shtonte efektin rilasant .Mbylli syte duke shpresuar se nesër do të ndihej më mirë.

Edhe pse përgjigjen e dinte, ish si një fëmijë që besonte se nesër do të kishte akoma një faqe të bardhë për të shkruar, por, fatkeqësisht s’mendonte se kish mbërritur te ajo faqe duke bërë udhëtime të paforma.

C’do takim i humbur ishte një heqje dore ndaj vetvetes. Por ajo s’e dinte këtë dhe s’donte ta mendonte

jo sonte…

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: